11 mars
11 mars-mengjes {Lexim i perditshem :#Ligji i perterire 29 :1-31 :30} {Studim i shpejte :#Joseu 1 :1-2 :24}
“Mekati...tej mase mekatues.” {#Romakeve 7:13}
Ruhu prej mendimeve te lehta ne lidhje me mekatin.Ne kohen e tjetersimit,ndergjegja eshte kaq e bute,sa kemi frike edhe mekatin me te vogel.Te tjetersuarit e rinj kane nje ndrojtje te shenjte,dhe frike te pershpirtshme se mos mekatojne kundra Zotit.Por sa keq!shume shpejt pushi i bute i ketyre fryteve te para fshihet prej trajtimit te ashper te botes rrethuese:bima e ndjeshme e pershpirtshmerise se rinise kthehet ne nje shelg me pas,teper e perkulshme,shume lehte e epshme.Eshte trishtueshem e vertete se madje edhe nje I Krishtere mund te behet shkalle shkalle kaq me kallo sa mekati qe me pare i ngjethte mishin nuk e alarmon aspak.Shkalle shkalle njerezit behen familjar me mekatin.Veshi ne te cilin topi ka ushtuar nuk do degjoje tingujt me te vegjel.Ne fillim nje mekat i vogel na trondit;por shpejt themi,”A nuk eshte valle nje mekat i vogel?”Me pas vjen nje tjeter,me i madh,dhe me pas nje tjeter,derisa shkalle shkalle fillojme te shikojme mekatin si nje e keqe e vogel;dhe me pas vjen nje mburrje e pashenjte:”Ne nuk kemi rene ne mekat te njohur.E vertete se u penguam pak,por qendruam ne kembe ne kryesoren.Mund te kemi shqiptuar nje fjale te pashenjte,por sa per me te shumten e bisedimit tone,ka qene i pajtueshem.”Keshtu ne e nenvleftesojme mekatin;e fshehim;e therrasim me emra hokatare.I Krishtere,ki kujdes se si e mendon lehte mekatin.Ki kujdes se mos biesh pak nga pak.Mekati,nje gje e vogel?A nuk eshte nje helm?Kush e njeh natyren e tij vdekjeprurese?Mekati,nje gje e vogel?A nuk demtojne vreshtat dhelprat e vogla?Insekti i vogel koralor a nuk nderton nje shkemb qe mbyt nje anije?A nuk hedhin poshte goditjet e vogla lisin e madh?A nuk do te gerryejne gurin pikat qe bien pa pushim?Mekati nje gje e vogel?Ai ngjeshi koken e Shpetimtarit me gjemba,dhe shpoi zemren e tij!E beri te vuaje ankth,hidherim dhe fatkeqesi.Sikur te mund te peshoje mekatin me te vogel ne peshoren e perjetesise,do t’ia mbathje prej tij si prej nje gjarpri dhe do kishe neveri shfaqjen me te vogel te se liges.Shiko mbi çdo mekat si ai qe kryqezoi Shpetimtarin,dhe do te shohesh se “eshte tejmase mekatues.”
11 mars-mbremje
“Ti do te quhesh,E gjetura.” {#Isaia 62:12}
Hiri i pashoq i Zotit eshte i pare qarte ne faktin se ne jo vetem qe u kerkuam por u gjetem.Njerezit kerkojne per nje gje te humbur mbi dyshemene e shtepise,por ne nje rast te tille ka vetem kerkim dhe jo gjetje.Humbja eshte me e ankthshme dhe kerkimi me kembngules kur nje gje eshte gjehet.Ne ishim te perzier me balten:ishim ashtu si kur ndonje cope ari e çmueshme te bie ne llagem, dhe njerezit mblidhen dhe me kujdes kontrollojne nje grumbull felliqesi te neveritshme,dhe vazhdojne te trazojne dhe te rremojne,dhe te kerkojne midis kapices derisa thesari gjehet.Ose,per te perdorur nje tjeter figure,ne ishim te humbur ne nje labirint;brodhem ketu e atje,dhe kur meshira erdhi mbas nesh me ungjillin,nuk na gjeti menjehere,i duhej te na kerkonte dhe te na gjente;sepse ne si dele te humbura ishim kaq deshperimisht te humbura dhe qeme hallakatur ne nje vend kaq te çuditshem sa nuk dukej e mundur qe madje edhe Bariu i Mire te mund te gjurmonte endjet tona gjarperuese.Lavdi i qofte hirit te pamposhtur,u gjetem!Asnje zymti nuk mund te na fshinte,asnje felliqesi nuk mund te na mbulonte,u zbuluam dhe u sollem ne shtepi.Lavdi i qofte dashurise se pafundme,Zoti Fryma e Shenjte na rimekembi!
Jetet e ca prej njerezve te Zotit,nese mund te shkruheshin do te na mbushnin me habi te shenjte.Te çuditshme dhe te mrekullueshme jane rruget qe Zoti perdori ne rastin e tyre per te gjetur te tijet.I bekuar qofte emri i tij,Ai kurre nuk e braktis kerkimin derisa te zgjedhurit jane gjetur efektshmerisht.Ato nuk jane nje popull i kerkuar sot dhe i hedhur poshte te nesermen.
Plotfuqieshmeria dhe urtesia te kombinuara nuk do te deshtojne,ato do thirren, “Te gjetur!”Qe ndonjeri te gjehet eshte hir i pashoq,por qe ne te gjehemi eshte hir pertej çdo shkalle!Nuk mund te gjejme arsye per kete perveçse vete dashurine sovrane te Zotit dhe mund vetem te ngrejme zemren tone ne çudi,dhe te lavderojme Zotin se kete nate mbajme emrin “Te gjetur.”