21 prill

Publié le par alban

 

 

21 prill-mengjes {Lexim i perditshem :#1 Mbreterve 1 :1-2 :25} {Studim i shpejte :#1Mbreterve 9 :1-11 :43}

 

“Por une e di se Shpetimtari im jeton.” {#Jobi 19 :25}

 

Palca e ngushellimit te Jobit qendron ne ate fjale te vogel « Im » --« Shpetimtari im, »dhe ne faktin se Shpetimtari jeton.O !te kapesh fort Krishtin e gjalle.Duhet qe ta zoterojme perpara se ta gezojme.Cfare eshte ari ne miniere per mua ?Njerezit jane lypes ne Peru dhe lypin buken e tyre ne Kaliforni.Eshte ari ne kuleten time ai qe do te plotesoje nevojat e mia,duke blere buken per te cilen kam nevoje.Po ashtu,nje Shpetimtar qe nuk me shpeton,nje shpagues qe nuk do te te luftoje per gjakun tim,çfare vlere ka valle ?Mos qendro i kenaqur derisa me ane te besimit te mund te thuash « Po,ia jap veten Zotit te gjalle ;dhe Ai eshte imi. »Mund te jete se e mbani Ate me nje dore te dobet ;e mendoni se eshte mburrje te thoni, « Ai jeton si Shpetimtari im ; » prapeseprape,kujtoni se nese keni besim veçse sa nje fare sinapi,ai besim i vogel ju jep te drejten ta thoni nje gje te tille.Por ka dhe nje tjeter fjale ketu,shprehese e mirebesimit te madh te Jobit, « E di. »Te thuash, « shpresoj,ashtu besoj, »eshte gje e ngushellueshme ;dhe ka qindra ne kopene e Jezusit qe me zor arrijne me larg.Por per te arritur thelbin e ngushellimit ju duhet te thoni, « E di. »Nese-t,por-tet,dhe ndoshta-t jane vrasese te sigurta te paqes dhe ngushellimit.Dyshimet jane gjera te tmerrshme ne kohet e pikellimit.Ashtu si grereza ato thumbojne shpirtin !Nese kam ndonje dyshim se Krishti nuk eshte imi,atehere ka uthull te perzier me vrerin e vdekjes ;por nese e di se Jezusi jeton per mua,atehere erresira nuk eshte e erret :madje edhe nata eshte drite rreth meje.Me siguri qe nese Jobi,ne ato kohera perpara ardhjes dhe mberritjes se Krishtit mund te thonte, « E di, » ne nuk duhet qe te flasim me me pak siguri.Zoti mos e dhente qe siguria jone te jete mburrje.Le te kemi kujdes qe provat tona te jene ato te duhurat,prej frikes se mos ndertojme  mbi nje shprese te pabaze ;dhe atehere le te mos kenaqemi thjesht me themelin,sepse eshte prej dhomave te eperme qe ne shikojme horizontin me te gjere.Nje Shpetimtar i gjalle,me te vertete imi,eshte gezim i pashprehshem.

 

21 prill-mbremje

 

« Eshte ne krahun e djathte te Perendise. » {#Romakeve 8 :34}

 

Ai qe ishte nje here i perçmuar dhe i hedhur poshte nga njerezit,tani ze pozicionin e nderit te nje Biri te nderuar dhe te dashur.Krahu i djathte i Zotit eshte vendi i madheshtise dhe i favorit.Zoti yne Jezus eshte perfaqsuesi i njerezve te Tij.Kur Ai vdiq per ta,keta  paten prehje ;Ai u ringjall per ata,keta paten liri ;kur u ul ne krahun e djathte te Atit,ata paten favor,nder dhe dinjitet.Ringjallja dhe ngritja lart e Krishtit eshte lartesimi,pranimi,nderimi dhe lavderimi i te gjithe njerezve te Tij,sepse Ai eshte kreu dhe perfaqesuesi i tyre.Prandaj,kjo ulje  ne krahun e djathte te Zotit duhet pare si pranimi i personit te Sigurise,si pritja e Perfqesuesit,dhe si rrjedhim si pranimi i shpirtrave tane.O i shenjte,shiko ne kete çlirimin tend te sigurte prej ndeshkimit. « Kush eshte ai qe denon ? »Kush valle do te denoje njerezit qe jane ne Jezus ne krahun e djathte te Zotit ?

 

Krahu i djathte eshte vendi i pushtetit.Krishti ne krahun e djathte te Perendise ka çdo pushtet ne qiell e ne toke.Kush valle do te luftoje kundra njerezve qe kane nje pushtet te tille te veshur ne Kapitenin e tyre ?O shpirti im,çfare mund te te shkaterroje nese I Plotfuqishmi eshte ndihmesi yt ?Nese mburoja e Te Plotfuqishmit te mbulon,cila shpate mund te te godase ?Qendro i sigurte.Nese Jezusi eshte Mbreti yt fitimtar,dhe qe ka shkelur armiqte e Tij nen kembet e Tij ;nese mekati,vdekja dhe ferri jane te gjithe te mposhtur prej Tij,dhe ti je i perfaqsuar ne Te,ne asnje mundesi nuk mund te shkaterrohesh.

 

Emri i madh i Jezusit

I jep shushaven armiqve tane :

Jezusi,qengji i zemeruar,i bute,

Ne lufte eshte luan.

 

Te bere balle prej gjithe ushtrise se ferrit

Gjithe ushtrine e ferrit e permbysim

Duke i mposhtur me ane te gjakut te Jezusit

Akoma marshojme per te fituar.

 

 

Publicité

Publié dans Prill

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article