22 prill
22 prill-mengjes {Lexim i perditshem :#1 Mbreterve 2:26-4:34} {Studim i shpejte:#1Mbreterve 12:1-13:34}
“Kete Perendia e ngriti.” {#Veprat 5:31}
Jezusi,Zoti yne,nje here i kryqezuar,i vdekur dhe i varrosur,tani ulet mbi fronin e lavdise.Vendi me i larte qe ofron parajsa eshte i Tij me ane te se drejtes se Tij te padiskutueshme.Eshte gje e embel te kujtosh se ekzaltimi i Krishtit ne parajse eshte nje ekzaltim perfaqsues.Ai eshte i ekzaltuar ne krahun e djathte te Atit,dhe edhe pse ashtu si I Perjetshmi pati lavdi te larta,ne te cilat krijesat e kufizuara nuk mund te marrin pjese,prapeseprape si Ndermjetes,nderet qe Jezusi mban ne parajse jane trashegimia e te gjithe te shenjteve.Eshte e kendshme te mendosh se sa i ngushte eshte bashkimi i Krishtit me njerezit e Tij.Ne jemi me te vertete nje me Te;ne jemi pjesetare te trupit te Tij;dhe ekzaltimi i Tij eshte ekzaltimi yne.Ai do te na jape te ulemi ne fronin e Tij,po ashtu si vete Ai ka dale fitimtare,dhe eshte ulur me Atin e Tij ne fronin e Tij;Ai ka nje fron,dhe na jep ne kurora gjithashtu;Ai ka nje fron,por nuk eshte i kenaqur te kete nje fron vetem,ne krahun e Tij te djathte duhet te jete mbreteresha e Tij,e zbukuruar me “ar te Ofirit.”Ai nuk mund te lavderohet pa nusen e Tij.Besimtar,shiko lart,te Jezusi tani;le ta veshtroje syri i besimit Ate me shume kurora mbi koken e Tij;dhe sill ndermend se nje dite do te jesh si Ai,kur do ta shohesh ashtu siç eshte;nuk do te jesh aq i madh sa Ai,nuk do te jesh aq hyjnor,por akoma,ne nje fare mase,do te ndash te njejtet ndere,dhe do te gezosh te njejten lumturi dhe te njejtin dinjitet qe Ai zoteron.Ji i kenaqur te jetosh i panjohur per nje fare kohe,dhe te vazhdosh udhen tende te lodhshme permes fushave te varferise,ose lart mbi kodrat e pikellimit;sepse dalengadale do te mbreterosh me Krishtin,sepse Ai “na ka bere mbreter dhe prifterinj per Perendine tone dhe do te mbreterojme perjeta.”O! mendim i mrekullueshem per femijet e Zotit!Ne kemi Krishtin si perfaqsuesin tone te lavdishem ne oborret e parajses dhe se shpejti Ai do te vije dhe do te na marre per te qene me Te,atje,per te pare lavdine e Tij dhe per te ndare gezimin e Tij.
22 prill-mbremje
“Ti nuk do te kesh frike nga tmerri i nates.” {#Psalmi 91:5}
Cili eshte ky tmerr?Mund te jete klithma “zjarr”,ose zhurma e vjedhesve,ose shfaqje te imagjinates,ose piskama e semundjes ose e vdekjes se papritur.Jetojme ne nje bote vdekjeje dhe pikellimi,keshtu qe mund ta presim fatkeqesine si naten po ashtu poshte rrezellitjes se diellit percellites.Por kjo nuk duhet te na alarmoje,sepse qofte tmerri çfaredo qofte,premtimi eshte se besimtari nuk do te kete frike.E pse duhet te kete frike?Le ta shikojme me afer kete gje,pse duhet valle qe ne te kemi frike?Perendia Ati yne eshte ketu,dhe do te jete ketu permes gjithe oreve te vetmuara;Ai eshte nje Roje e fuqishme,nje Mbrojtes i pagjume,nje Shok besnik.Asgje nuk mund te ndodhe pa drejtimin e Tij,sepse edhe vete ferri eshte nen kontrollin e Tij.Erresira nuk eshte e erret per Te.Ai ka premtuar te jete nje mur zjarri perreth popullit te Tij—dhe kush mund te çaje nje pengese te tille?Mondanet me hak do kishin frike,sepse kane nje Zot te zemeruar mbi to,nje ndergjegje fajtore perbrenda tyre,dhe nje ferr gojehapur poshte tyre;por ne qe prehemi ne Jezus jemi te shpetuar prej te gjitha ketyre me meshire te pasur.Nese i hapim shteg frikes se pamend do te çnderojme besimshpalljen tone,dhe do te shpiem te tjeret te dyshojne vertetesine e pershpirtshmerise sone.Duhet te kemi frike prej se pasuri frike,prej frikes se mos trishtojme Frymen e Shenjte me ane te nje mosbesimi te pamend.Tutje,pra,ju parandjenja te zymta dhe ju shqetesime te paqena,Zoti nuk ka harruar te jete i hirshem,dhe as nuk ka mbyllur me shul meshirat e Tij te buta;mund te jete nate ne shpirt,por nuk ka pse te kete tmerr,sepse Zoti i dashurise nuk ndryshon.Femijet e drites mund te ecin ne erresire,por ato nuk hidhen tutje per kete arsye,jo,ato jane tani te mundesuar te provojne adoptimin e tyre duke besuar Atin e tyre ashtu si hipokritet nuk do mund te benin dot.
Edhe sikur nata e erret dhe e tmerrshme,
Erresira nuk mund te fshehe prej Teje;
Ti je Ai,qe kurre i lodhur,
Ruan kudo ndodhet populli Yt.