23 prill

Publié le par alban

 

23 prill-mengjes {Lexim i perditshem :#1Mbreterve 5 :1-7 :51} {Studim i shpejte :#1Mbreterve 14 :1-15 :34}

 

“Por ne te gjitha keto gjera ne dalim me shume se fitimtare nepermjet Atij qe na deshi ne.” {#Romakeve 8 :37}

 

Ne shkojme te Krishti per falje,dhe pastaj shume shpesh shikojme te ligji per fuqi per te luftuar mekatet tona.Pali na qorton keshtu, « O Galatas te marre !Kush ju ka magjepsur per te mos u bindur ?Vetem kete dua te mesoj prej jush :prej veprave te Ligjit e moret Frymen,apo duke besuar mesazhin qe degjuat ?Kaq te marre jeni ?E filluat me Frymen dhe tani po perpiqeni te persoseni me ane te mishit ? » Shpini mekatet tuaja te kryqi i Krishtit,sepse njeriu i vjeter mund te kryqezohet vetem atje :ne jemi te kryqezuar me Te.E vetmja arme per te luftuar mekatin eshte heshta qe shpoi ijen e Jezusit.Per te dhene nje ilustrim—doni qe te mposhtni nje karakter  te pezmatuar,si do ia dilni valle ?Eshte shume e mundshme se nuk e keni provuar kurre menyren e duhur per te shkuar me te te Jezusi.Si valle e mora shpetimin ?Erdha te Jezusi ashtu siç isha,dhe i besova per te me shpetuar.Ne te njejten menyre duhet qe te vras dellin e zemeruar.Eshte e vetmja menyre me ane te ciles mund ta heq qafe.Duhet te shkoj  me te te Kryqi,dhe t’i them Jezusit, « Zot,te besoj per te me çliruar nga kjo gje. »Kjo eshte e vetmja menyre per t’i dhene nje goditje vdekjeprurese.A je lakmitar ?A ndjen se bota te huton ?Mund te luftosh kunder kesaj te lige per aq gjate sa te duash,por nese eshte mekati yt kryesor,nuk do te çlirohesh kurre prej tij ne çfaredo qofte menyre perveçse me ane te gjakut te Jezusit.Shpjerja Krishtit.Thuaji, « Zot,vura besimin ne Ty,dhe emri yt eshte Jezus,sepse Ti shpeton me te vertete popullin Tend prej mekateve te tij ;Zot,ky eshte nje prej mekateve te mi ;me shpeto prej tij ! »Ritet  si mjet mekatmbytes jane hiç gje pa Krishtin.Lutjet,pendesat dhe lotet e tu—te gjithe keto te vena se bashku—nuk vlejne asgje pa Te. « Asnje perveç Jezusit nuk mund t’i beje te mire mekatareve te pandihme ; »ose edhe te shenjteve te dobet.Duhet qe te jeni fitimtar me ane te Tij qe ju ka dashur,nese jeni fitimtar sadopak.Dafinat tona duhet te rriten midis ullinjve te Getsemanese.

 

23 prill-mbremje

 

« Pashe nje Qengj,si te ishte i therur,duke qendruar ne mes te fronit. » {#Zbulesa 5 :6}

 

Pse valle Zoti yne i ekzaltuar i duhet te shfaqet ne plaget e Tij ne lavdi ?Plaget e Jezusit jane lavdite,guret e çmuar,zbukurimet e Tij.Per syrin e besimtarit,Jezusi eshte me se i hijshem sepse Ai eshte « i bardhe dhe i kuq ; » i bardhe me pafajesi dhe i kuq me vete gjakun e Tij.Ne e shikojme Ate si zambak i nje pastertie te pashoqe,dhe si trendafili kermez.Krishti eshte i dashur mbi Malin e Ullinjve dhe Tabor,dhe ne det,por O !kurre nuk kishte nje Krisht aq te pashoq sa Ai qe u var ne kryq.Atje ne shikojme te gjithe bukurite e Tij ne perkryerje,te gjithe vetite e Tij te shfaqura,e gjithe dashuria e Tij e derdhur,i gjithe karakteri i Tij i shprehur.Te dashur,plaget e Jezusit jane shume me te hirshme ne syte tane se i gjithe shkelqimi dhe pompoziteti i mbreterve.Kurora me gjemba eshte me shume se nje diademe perandorake.Eshte e vertete se tani Ai nuk mban skeptrin prej kallami,por kishte nje lavdi ne te qe kurre nuk vezulloi prej skeptrit prej ari.Jezusi vesh dukjen e nje Qengji te therur si petku i Tij  mbreteror ne te cilin kerkoi shpirtrat tane,dhe kreu  shpetimin  me nje shlyerje te plote.Po ashtu keto nuk jane veçse zbukurimet e Krishtit :ato jane trofete e dashurise dhe te fitores se Tij.Ai ka ndare plaçken me te fortin.Ai ka shpetuar per Veten e Tij nje shumice te madhe qe asnje njeri nuk mund te  numeroje,dhe keto vurrata jane perkujtimoret e luftimit.Ah !nese Krishti dashka keshtu sa te ruaje mendimin e vuajtjeve te Tij per popullin e Tij,sa te çmueshme duhet te jene plaget e Tij per ne !

 

Shiko se si çdo plage e Tij

Balsam te çmuar kullon,

Qe sheron vurratat qe mekati pati bere,

Dhe mjekon çdo semundje vdekjeprurese.

 

Ato plage jane goje qe predikojne hirin e Tij ;

Emblemat e dashurise se Tij;

Vulat e lumnise sone te pritur

Lart ne parajse.

Publicité

Publié dans Prill

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article