24 prill

Publié le par alban

 

24 prill-mengjes {Lexim i perditshem :#1Mbreterve 8 :1-8 :66} {Studim i shpejte:#1Mbreterve 16:1-18:46}

 

“Per shkak te gjithe kesaj,ne marrim nje zotim te vendosur.” {#Nehemia 9 :38}

 

Ka shume raste ne perjetimin tone kur shume drejt dhe me perfitim mund te riperterisim beselidhjen tone me Zotin.Mbas mekembjes prej semundjes ashtu si Ezekia ne patem nje periudhe te re vitesh qe iu shtuan jetes sone,ne mund ta bejme kete gje pershtatshem.Mbas çdo çlirimi prej trazires,kur gezimet tona nxjerrin sytha serish,le te vizitojme perseri kemben e kryqit dhe te riperterisim perkushtimin tone.Veçanerisht,le ta bejme kete mbas çdo mekati qe ka trishtuar Frymen e Shenjte,ose qe ka çnderuar çeshtjen e Zotit ;le te shikojme atehere te gjaku qe mund te na beje me te bardhe se bora dhe serish t’ia ofrojme veten Zotit.Ne nuk duhet te lejojme qe vetem trazirat te konfirmojne perkushtimin tone ndaj Zotit,por mbrothesia jone duhet te beje te njejten gje.Nese ndeshim raste qe meritojne te quhen « meshira kurorezuese » atehere me siguri,nese Ai na ka kurorezuar,edhe ne gjithashtu duhet qe te kurorezojme Zotin ;le te nxjerrim ne drite serish guret e çmuar te shenjes hyjnore qe jane ruajtur ne zemren tone dhe Zoti yne le te ulet mbi fronin e dashurise sone,i stolisur me petka mbreterore.Nese do mesonim te perfitonim prej begatise sone,nuk do kishim nevoje  per shume kundershti.Nese do mblidhnim prej nje puthjeje te gjithe te miren qe mund te na jipte,nuk do lendoheshim dhe aq shpesh nen fshikull.A kemi marre se fundmi ndonje bekim qe pak e prisnim ?A na ka dhene Zoti yne begati ?A mund te kendojme per meshirat e shumezuara ?Atehere kjo eshte dita per te vene duart tona mbi briret e altarit,dhe te themi, « Me lidh ketu,Zoti im,me lidh ketu,perhera e perhera. »Meqenese kemi nevoje permbushje  te premtimeve te reja prej Zotit,le te ofrojme lutje te riperteritura qe betimet tona te vjetra te mos çnderohen.Le te bejme me Te kete mengjes nje beselidhje te sigurte,per shkak te dhembjeve te Jezusit te cilat muajin e kaluar i kemi konsideruar me mirenjohje.

 

24 prill-mbremje

 

« Lulet duken mbi toke,koha e te kenduarit erdhi,dhe ne vendin tone degjohet zeri i turtulleshes. » {#Kantiku i kantikeve 2 :12}

 

Stina e pranveres eshte e embel :dimri i gjate dhe i zymte na ndihmon te vleresojme ngrohtesine e saj te kendshme,dhe premtimi i saj i veres rrit endjet e saj te tanishme.Mbas periudhash amulli fryme,eshte e kendshme te veshtrosh serish driten e Diellit te Drejtesise ;atehere hiret tona dremitese ngrihen prej letargjise se tyre,ashtu si krokelli dhe narcisi i lendines prej lehes se tyre ;atehere zemra jone eshte ne hare me melodi te mrekullueshme mirenjohjeje,shume me melodioze se cicerima e zogjve—dhe siguria ngushelluese e paqes shume me e kendshme se zeri i turtulleshes,degjohet brenda shpirtit.Tani eshte koha per shpirtin te kerkoje shoqerim me Shumetedashurin e Tij ;tani ai duhet ngrihet prej felliqesise se tij te lindur,dhe te dale jashte prej ortakerive te vjetra.Nese nuk e ngreme velen kur flladi eshte i favorshem,do jemi te qortueshem :periudhat e freskut nuk duhet te kalojne mbi ne te palevruar.Kur vete Jezusi na viziton ne butesi,dhe na nxit te ngrihemi,a mund te jemi valle aq te ulet sa te kundershtojme kerkesen e Tij ?Ai Vete eshte ngritur qe te mund te na terheqi mbas Tij :Ai tani na ka ngjallur me Frymen e Tij te Shenjte,qe te mundim,ne risi jete,te ngjitemi lart e te mbajme shoqerim me Te.Le te na mjaftoje gjendja jone dimerore per sa i perket ftohtesise dhe mosperfilljes ;kur Zoti krijon nje pranvere perbrenda,limfa jone le te derdhet me fuqi,dhe dega jone te lulezoje me vendosmeri te larte.O Zot,nese nuk eshte pranvere ne zemren time te ftohte,te lutem te sjellesh pranveren,sepse jam i lodhur ne zemer duke jetuar larg prej Teje.O !dimrit te  zymte dhe te gjate,kur do t’i japesh fund valle ?Eja,Fryme e Shenjte,dhe riperteri shpirtin tim !me ngjall !me rimekemb,dhe ki meshire per mua !Keta nate do  pergjeroj me zell Zotin te tregoje meshire per sherbetorin e Tij,dhe te me dergoje nje rigjallerim te lumtur te jetes shpirterore !

Publicité

Publié dans Prill

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article