25 prill

Publié le par alban

 

25 prill-mengjes {Lexim i perditshem :#1Mbreterve 9 :1-11 :43} {Studim i shpejte :#1Mbreterve 19 :1-20 :43}

 

“Cohu,mikja ime,e bukura ime,dhe eja!” {#Kantiku i kantikeve 2:10}

 

Ja,degjoj zerin e Shumetedashurit tim!Po me flet!Koha e bukur po buzeqesh mbi faqen e tokes dhe Ai nuk do donte qe te jem e pergjumur shpirterisht ndersa natyra po zgjohet perreth meje prej prehjes se dimrit.Ai me urdheron “Cohu,”dhe mire e ka sepse mjaft gjate kam qene e shtrire mes botes.Ai eshte i ngritur,jam e ngritur ne Te,pse valle duhet t’i ngjitem pluhurit?Prej dashurive,deshirave,ndjekjeve dhe aspiratave te uleta do doja te ngrihesha lart drejt Tij.Ai me therret me ane te titullit te embel “E bukura ime,” dhe me quan te hijshme;ky eshte nje argument i mire per ngritjen time.Nese Ai me ka ekzaltuar keshtu,dhe me quan te hijshme si valle mund te rri me gjate ne tendat e Kedarit dhe te gjej shoqeri midis bijve te njerezve?Ai me urdheron “Eja.”Ai me therret per me tej akoma prej çdo gjeje egoiste,te ulet,mondane,mekatare;po,prej botes fetare ne dukje qe nuk e njeh Ate,dhe nuk ka bashkesi me misterin e jetes me te larte,Ai me therret.”Eja” nuk ka tingull te vrazhde ne veshin tim,sepse çfare eshte ajo gje qe mund te me mbaje ne kete shkretetire kotesie dhe mekati?O Zoti im,do doja te vija,por jam i zene midis ferrave dhe nuk mund te shpetoj prej tyre ashtu siç do doja.Do doja nese do ishte e mundur,te mos kem as sy,as veshe as zemer per mekatin.Ti me therrite per te Ty duke thene “Eja,” dhe kjo eshte nje thirrje melodioze me te vertete.Te vij te Ti eshte te kthehem ne shtepi prej mergimit,te zbarkoj ne toke mbas stuhise se furishme,te prehem mbas nje pune te rende te gjate,te vij te qellimi i deshirave te mia dhe te maja e urimeve te mia.Por Zot,si mund te ngrihet valle nje gur,si mund nje cope argjile te shkeputet prej nje grope te tmerrshme?O me ngre,me terhiq.Hiri yt mund ta beje kete.Dergo Frymen Tende te Shenjte per te ndezur flake te shenjta dashurie ne zemren time,dhe do te vazhdoj te ngrihem derisa te le jeten dhe kohen mbrapa meje dhe me te vertete te vij.

 

25 prill-mbremje

 

“Po te ma degjoje dikush zerin dhe ta hape deren,do te hyj ne shtepine e tij.” {#Zbulesa 3 :20}

 

Cila eshte deshira jote kete mbremje ?A eshte e vendosur mbi gjera qiellore ?A deshiron me zjarr te gezosh doktrinen e larte te dashurise te perjetshme ?A deshiron liri ne shoqerim shume te ngushte me Zotin ?A deshiron shume te njohesh lartesite,thellesite,gjatesite dhe gjeresite ?Atehere duhet te shkosh afer Jezusit ;duhet te kesh nje pamje te qarte te Tij ne çmueshmerine dhe plotesine e Tij :duhet ta shikosh Ate ne vepren,ofiqet,personin e Tij.Ai qe kupton Krishtin merr nje vajosje prej Se Shenjtit,me ane te ciles njeh te gjitha gjerat.Krishti eshte çelesi i madh kopil i te gjitha dhomave te Zotit :nuk ka dhome thesar te Zotit qe nuk do te hapet dhe nuk do jape gjithe pasurine e saj shpirtit qe jeton afer Jezusit.A po thua, « Oh sikur te banonte ne kraharorin tim ? » « Sikur te donte te bente zemren time vendbanimin e Tij perhera ? »Hap deren,i dashur,dhe Ai do te vije ne shpirtin tend.Prej kohesh Ai po troket,dhe e gjithe kjo me qellim qe te haje darke me ty dhe ti me Te.Ai ha darke me ty sepse ti ofron shtepine ose zemren,dhe ti me Te sepse Ai furnizon.Ai nuk do mund te darkonte me ty jashte zemres tende,po ashtu nuk mund te darkosh me Te,sepse do i kishe enet te zbrazura nese nuk do sillte furnizim.Hap gjere e gjate pra,kanatet e shpirtit tend.Ai do te vije me ate dashuri qe ti deshiron me zjarr ta ndjesh ;Ai do te vije me ate gezim ne te cilin nuk mund ta shpiesh dot te gjoren fryme tende te shtypur ;Ai do te sjelle paqen qe tani nuk e ke ;do te vije me pitet e tij rrushi dhe me mollet e Tij te embla te dashurise dhe do te te gezoje derisa te mos kesh asnje semundje tjeter perveç asaj te « dashurise hyjnore,dashurise fitimtare. »Veçse hapja deren,nxirr jashte armiqte e Tij,jepi çelesat e zemres tende,dhe Ai do te banoje atje per hera.O,dashuri e mrekullueshme,qe sjell nje mik te tille te banoje ne nje zemer te tille.

Publicité

Publié dans Prill

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article