9 maj
9 maj-mengjes {Lexim i perditshem :#2Mbreterve 21 :1-23 :20} {Studim i shpejte:#1 Kronikav 6:1-7:40}
“I Cili na ka bekuar me çdo bekim shpirteror.” {Efezianeve 1:3}
Krishti ve mbi popullin e Tij te gjithe miresine e se kaluares,te se tashmes dhe te se ardhshmes.Ne koherat misterioze te se kaluares Zoti Jezus ishte i zgjedhuri i pare i Atit te Tij dhe ne zgjedhjen e Tij Ai na dha interes sepse u zgjodhem ne Te qe perpara themelimit te botes.Prej perjetesise Ai pati privilegjet e Biresise si I Vetemlinduri i Atit dhe Biri i Shumedashur dhe ne pasurite e hirit te Tij me ane te adoptimit dhe riperteritjes na ka ngritur edhe ne gjithashtu ne biresi keshtu qe na ka dhene “pushtet per t’u bere bij te Perendise.”Beselidhja e perjetshme,e bazuar mbi dorezane dhe e konfirmuar prej betimit eshte e jona per ngushellimin tone te fuqishem dhe sigurine tone.Ne caktimet e perjetshme prej urtesie te paracaktuar dhe dektreti te plotfuqishem syri i Zotit Jezus ishte perhera i ngulitur mbi ne;dhe mund te prehemi te siguruar se ne gjithe rrotullamen e paracaktimit nuk ka as dhe nje rresht qe shkon kundra interesave te te shlyerve te Tij.Fejesa e madhe e Princit te Lavdise eshte e jona sepse Ai eshte i fejuar me ne teksa martesa e shenjte se shpejti do ti shpallet nje universi te mbledhur.Misherimi i mrekullueshem i Perendise se qiellit me gjithe peruljen dhe begenisjen e mrekullueshme qe e shoqeroi,eshte i yni.Djersa e pergjakur,kamxhiku,kryqi jane tonat per hera.Cfare do rrjedhojash te bekuara qe rrjedhin prej bindjes se perkryer,shlyerjes se perfunduar,prej ringjalljes,ngritjes lart ose nderhyrjes,te gjitha jane tonat me ane te dhurates se Tij.Ai tani po mban mbi parzmoren e Tij emrat tane;dhe ne pergjerimet e tij autoritare ne fron Ai na kujton dhe na merr ne mbrojtje.Sundimin i Tij mbi principatat dhe pushtetet dhe madheshtine e Tij absolute ne parajse Ai e perdor per perfitimin e atyre qe besojne ne Te.Gjendja e Tij e lartuar eshte po aq ne sherbimin tone sa ç’ishte gjendja e Tij e peruljes.Ai qe dha Veten e Tij per ne ne thellesite e mundimit dhe vdekjes nuk e terheq mbrapa dhurimin tani qe eshte i fronezuar ne qiejte me te larte.
9 maj-mbremje
“Eja,i dashuri im,le te dalim neper fusha..per te pare ne qofte se vreshti ka leshuar llastare.” {#Kantiku i kantikeve 7 :11,12}
Kisha ishte gati te hynte ne pune te zellshme dhe deshironte shoqerine e Zotit te saj ne te.Ajo nuk thote, « Do te shkoj, » por « le te shkojme. »Eshte pune e bekuar kur Jezusi eshte ne krahun tone !Eshte puna e njerezve te Zotit te jene rregullues te vreshtave te Zotit.Ashtu si te paret tane,jemi te vendosur ne kopshtin e Zotit per te qene te dobishem ;le te shkojme pra perpara ne fushe.Ve re se kisha kur eshte ne gjendjen e duhur deshiron ne te gjitha punet e saj te shumta te gezoje shoqerim me Krishtin.Disa ia merr mendja se nuk mund t’i sherbejne Krishtit aktivisht dhe ne te njejten kohe te kene shoqerim me Te :e kane gabim.Pa dyshim qe eshte shume e lehte qe jeta jone e brendshme te therrmohet prej ushtrimesh te jashtme dhe te ankohemi me pas si nusja, « me kane caktuar te ruaj vreshtat por vreshtin tim nuk e kam ruajtur : »por nuk ka arsye pse duhet qe te ndodhe keshtu perveçse prej vete çmendurise dhe lenies pas dore tonen.Eshte e sigurte se nje besimshpalles mund te mos beje asgje dhe prapeseprape te behet po aq i pajete ne gjera shpirterore sa ato qe jane me te zenet.Maria nuk u lavderua se u ul e qete ;por per uljen e saj ne kembet e Jezusit.Po ashtu,Te Krishteret nuk duhet te lavderohen kur lene pas dore detyrat prej pretekstit se pasuri shoqerim te fshehte me Jezusin :nuk eshte ulja por ulja ne kembet e Jezusit qe eshte e rekomandueshme.Mos mendoni se aktiviteti eshte ne vetvete gje e keqe :eshte nje bekim i madh dhe nje mjet hiri per ne.Pali e quan hir qe iu dha te lejohej te predikonte ;dhe çdo forme e sherbimit te Krishtere mund te behet nje bekim personal per ato qe jane te pajtuar ne te.Ato qe kane shume shoqerim me Krishtin nuk jane vetmitare ose hermite qe kane shume kohe per te kursyer por punetore te palodhur qe punojne rende per Jezusn dhe qe ne punen e tyre e kane Ate krah per krah keshtu qe ato jane punetore se bashku me Zotin.Le te kujtojme atehere se ne çdo gje qe kemi per te bere per Jezusin mund ta kryejme dhe duhet ta kryejme ne shoqerim te ngushte me Te.