10 maj
10 maj-mengjes {Lexim i perditshem :#2Mbreterve 23:21-25:30} {Studim i shpejte:#1 Kronika 8:1-10:14}
“Por tani Krishti eshte ngjallur nga te vdekurit.” {#1 Korintasve 15 :20}
I gjithe sistemi i Krishterimit qendron mbi faktin se « Krishti eshte i ngjallur nga te vdekurit ; » sepse « po te mos jete ngjallur Krishti,atehere predikimi yne eshte i kote dhe po ashtu i kote eshte edhe besimi juaj dhe jeni akoma ne mekatet tuaja. »Hyjnia e Krishtit gjen proven me te sigurte ne ringjalljen e Tij,perderisa Ai « u shpall Bir i Perendise me fuqi sipas Frymes se Shenjterise nga ngjallja e te vdekurve. »Nuk do ishte e paarsyeshme te dyshoje Hyjnine e Tij nese nuk do qe ringjallur.Per me teper,sovraniteti i Krishtit varet mbi ringjalljen e Tij « sepse per kete vdiq Krishti dhe u kthye perseri ne jete qe te ishte Zot i te vdekurve dhe i te gjalleve. »Perseri,justifikimi yne,ky bekim i zgjedhur i beselidhjes,eshte i lidhur me fitoren triumfuese te Krishtit mbi vdekjen dhe varrin ;sepse « iu dorezua vdekjes per shkak te fajeve tona dhe u ngjall per shfajesimin tone. »Me teper akoma,vete riperteritja jone eshte e lidhur me ringjalljen e Tij sepse « ne jemi lindur serish me nje shprese te gjalle nepermjet ngjalljes se Jezu Krishtit nga te vdekurit. »Dhe me shume siguri ringjallja jone perfundimtare varet prej kesaj,sepse, « nese Fryma e Atij qe ngjalli Jezusin prej te vdekurve banon ne ju,Ai qe ngriti Krishtin prej te vdekurve do t’u jape jete edhe trupave tuaj te vdekshem nepermjet Frymes se Tij,qe banon ne ju. »Nese Krishti nuk eshte ngjallur atehere edhe ne nuk do ngjallemi ;por nese Ai eshte ngjallur atehere ato qe flejne ne Krisht nuk kane vdekur por ne mishin e tyre do te shikojne me siguri Zotin e tyre.Keshtu pra,filli i argjende i ringjalljes kalon permes te gjithe bekimeve te besimtarit,prej riperteritjes se tij perpara deri ne lavdine e tij te perjetshme,dhe i lidh ato bashke.Sa i rendesishem atehere do te jete ky fakt ne gjykimin e tij dhe sa do gezohet se pa dyshim eshte e vertetuar se « tani Krishti eshte ngjallur nga te vdekurit. »
Premtimi u permbush
Vepra e shpetimit u krye
Drejtesia me meshiren e pajtuar
Sepse Perendia ka ngjallur Birin e Tij.
10 maj-mbremje
“I Vetemlinduri prej Atit,plot hir dhe vertetesi.” {#Gjoni 1:14}
Besimtar,mund te japesh deshmine tende se Krishti eshte I Vetemlinduri prej Atit po ashtu si dhe I Parelinduri prej se vdekurit.Mund te thuash,”Nese eshte njerezor per boten rreth meje,per mua Ai eshte hyjnor.Ai ka bere ate gje per mua qe asnje perveçse nje Zot mund te bente.Ai ka nenshtruar vullnetin tim kokeforte,ka shkrire zemren time prej diamanti,ka hapur portat prej tunxhi dhe ka copetuar shufrat prej hekuri.Ai ka kthyer per mua zine time ne buzeqeshje dhe deshperimin tim ne gezim;Ai ka roberuar roberine time dhe e beri zemren time te gezohet me gezim te pashprehshem dhe plot me lavdi.Te tjeret le te mendojne si te duan per Te,per mua duhet te jete I Vetemlinduri i Atit: i bekuar qofte emri i Tij.Dhe Ai eshte plot me hir.Ah!nese jo atehere nuk do isha shpetuar.Ai me terhoqi kur luftova per te shpetuar prej hirit te Tij;dhe kur me se fundi erdha i teri duke u dredhur ashtu si nje fajtor i denuar tek froni i Tij i meshires Ai tha,”I kam falur mekatet e tua te shumta:mos druaj.”Dhe Ai eshte plot me vertetesi.Premtimet e Tij kane qene te verteta,as dhe nje nuk ka deshtuar.Jap deshmi se asnje sherbetor nuk ka patur nje padron ashtu si une;asnje vella nuk ka qene kurre nje i aferm i tille ashtu si Ai ka qene per mua;asnje bashkeshorte nuk ka pasur dhender te tille ashtu si Krishti ka qene per shpirtin tim;asnje mekatar nje Shpetimtar me te mire;asnje vajtues nje ngushellues me te mire se sa Krishti ka qene per frymen time.Nuk dua asnje perveç Tij.Ne jete Ai eshte jeta ime dhe ne vdekje do te jete vdekja e vdekjes;ne varferi Krishti eshte pasuria ime;ne semundje Ai pergatit shtratin tim;ne erresire Ai eshte ylli im,dhe ne drite Ai eshte dielli im;Ai eshte mana e kampit ne shkretetire dhe Ai do te jete gruri i ri i te ftuarve kur do te vijne ne Kanan.Jezusi eshte per mua i gjithe hir dhe jo zemerim,i gjithe vertetesi dhe jo genjeshter:dhe Ai eshte i mbushur me vertetesi dhe hir,pafundmerisht plot.Shpirti im,kete nate,beko me gjithe fuqine tende “Te Vetemlindurin.”