11 maj

Publié le par alban

 

11 maj-mengjes {Lexim i perditshem :#1 Kronika 1 :1-2 :55} {Studim i shpejte:#1 Kronika 11:1-12:40}

 

« Une jam me ju ne çdo kohe. » {#Mateu 28 :20}

 

Eshte mire qe ka Nje qe eshte perhera i njejti dhe qe eshte perhera me ne.Eshte mire qe ka nje shkemb te qendrueshem midis shkulmeve te detit te jetes.O shpirti im,mos i vendos ndjenjat e tua mbi thesare te kalbura,te ngrena prej moles dhe te ndryshkura por vendose zemren tende mbi Ate qe te qendron perhera besnik.Mos e nderto shtepine tende mbi rererat levizese te nje bote mashtruese por themelo shpresat e tua mbi kete shkemb i cili midis shiut renes dhe ujerave te fuqishme do te qendroje i sigurte i palevizsshem.Shpirti im,po te paralajmeroj,vere thesarin tend ne te vetmen mobilie te sigurte ;ruaji guret e tu te çmuar atje ku nuk mund t’i humbni kurre.Ve gjithçkane tende ne Krisht ;vendos te gjitha ndjenjat e tua ne personin e Tij,te gjitha shpresat e tua ne meriten e Tij,te gjithe besimin tend ne gjakun e Tij te efektshem,te gjithe gezimin tend ne pranine e Tij,dhe keshtu qe mund te qeshesh prej humbjeve dhe te sfidosh shkaterrimin.Kujto se te gjitha lulet ne kopshtin e botes vyshken me rradhe dhe dita po vjen kur asgje nuk do mbetet perveçse toka e ftohte dhe e zeze.Shuajtesi i zi i vdekjes duhet qe se shpejti te fike qiriun tend.O !Sa gje e embel te kesh drite dielli kur qiriu eshte tretur !Dallga e erret duhet se shpejti te rrokulliset midis teje dhe gjithçka qe ke ;atehere marto zemren tende me Te qe nuk do te te lere kurre ;besoja veten Atij qe do te shoqeroje permes rrymes ngritese dhe te zeze te ujerave te vdekjes dhe qe do te te zbarkoje me siguri mbi bregun qiellor dhe do te te beje te ulesh me Te ne vende qiellore per hera.Shko,bir i deshperimit,i thuaji sekretet e tua Shokut qe eshte me i afert se nje vella.Besoi te gjitha shqetesimet e tua Atij qe nuk do te merret kurre prej teje qe nuk do te te lere kurre dhe qe nuk do te te lere kurre ta lesh Ate,po madje « Jesu Krishti,i njejti dje,sot dhe perhera. » « Ja,jam me ju ne çdo kohe, » eshte e mjaftueshme per shpirtin tim per te jetuar me kete e le te me braktiste kushdo qe do.

 

11 maj-mbremje

 

« Vetem tregohu i forte dhe shume trim. » {#Jozueu 1:7}

 

Dashuria e bute e Zotit tone per sherbetoret e Tij e ben te shqetesuar per gjendjen e ndjenjave te tyre te brendshme.Ai deshiron qe te jene me kurajo.Disave i duket gje e vogel qe nje besimtar te jete i munduar prej dyshimeve dhe druajtjeve,por Zoti nuk mendon ashtu.Prej ketij teksti eshte e qarte se Mesuesi yne nuk do qe te jemi te rrethuar prej druajtjeve.Ai na do pa shkujdesje,pa dyshim,pa ligeshti.Mesuesi yne nuk e merr kaq lehte mosbesimin tone sa ne.Kur jemi duke u deshperuar jemi nen nje semundje te rende me te cilen nuk duhet luajtur por qe duhet te shpihet menjehere te Mjeku i dashur.Zotit tone nuk i pelqen ta  shohe çehren tone te trishtuar.Kishte nje ligj i Asueros qe asnje te mos hynte ne oborrin e mbretit i veshur me rroba zije:ky nuk eshte ligji i Mbretit te mbreterve sepse ne mund te vijme ashtu siç jemi duke vajtuar;por megjithate Ai do donte qe te zhvishnim frymen e renduar dhe te veshim rroben e lavderimit sepse ka shume arsye per t’u gezuar.I Krishteri duhet te jete i nje fryme trime ne menyre qe te mund te lavderoje Zotin duke duruar sprovat ne nje menyre heroike.Nese i leshon zemra,do te çnderoje Zotin e Tij.Perveç kesaj çfare shembulli i keq qe eshte!Semundja e dyshimit dhe e zemerleshimit eshte nje epidemi qe perhapet shpejt mes kopes se Zotit.Nje besimtar zemervrare ben te pikelluar njezet shpirtra.Per me teper,nese kurajoja jote nuk eshte e mbajtur Satani do te jete teper i forte per ty.Fryma jote le te jete e gezueshme ne Zotin Shpetimtarin tend,gezimi i Zotit do te jete forca jote dhe asnje djall i ferrit nuk do bej dot çap kundra teje:por burracakeria hedh poshte flamurin.Per me teper puna eshte e lehte per nje njeri me fryme te gezueshme;dhe suksesi i perket atij qe eshte me zemer te hareshme.Njeriu qe punon rende duke u gezuar ne Zotin e tij duke besuar me gjithe zemren e tij ka sukses te garantuar.Ai qe mbjell me shprese do te korre me gezim;prandaj,lexues i shtrenjte,”tregohu i forte dhe shume trim.”

Publicité

Publié dans Maj

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article