12 maj

Publié le par alban

 

12 maj-mengjes {Lexim i perditshem :# 1 Kronika 3 :1-5 :26} {Studim i shpejte:# 1 Kronika 13:1-16:43}

 

« Do t’i shfaq atij Veten time. » {Gjoni 14:21}

 

Zoti Jezus i zbulon Veten njerezve te Tij ne menyra te veçanta.Edhe sikur Shkrimi te mos ta shpallte kete gje,ka shume femije te Zotit qe do mund te deshmonin te verteten e ketij fakti prej vete pervojes se tyre.Ato paten shfaqje te Zotit dhe Shpetimtarit te tyre Jezu Krisht ne nje menyre te veçante,ne nje menyre te tille sa thjesht leximi ose degjimi nuk mund te jipnin dot.Ne biografite e te shenjteve te shquar do te gjeni shume shembuj te shenuar ne te cilat Jezusi ka dashur t’i flase shpirtrave te tyre ne nje menyre shume te veçante dhe te shpalose mrekullite e personit te Tij;po,keshtu shpirtrat e tyre jane kredhur ne lumturi aq sa e menduan veten ne parajse,nderkohe qe nuk ishin atje,edhe pse ato ishin me te vertete afer pragut te saj—sepse kur Jezusi i shfaq Veten njerezve te Tij,eshte qielli mbi toke;eshte parajse ne embrion;eshte lumni e nisur.Shfaqjet e veçanta te Krishtit ushtrojne nje ndikim te shenjte mbi zemren e besimtarit.Nje nga pasojat do te jete perulja.Nese nje njeri thote,”Kam patur kete ose ate dhenie shpirterore,jam nje njeri i madh,” ai kurre nuk ka patur ndonje shoqerim me Jezusin;sepse “Zoti tregon kujdes per njerezit e thjeshte,por mendjemadhin e njeh nga larg.”Ai nuk ka nevoje t’i afrohet afer per t’i njohur,dhe nuk do t’i beje kurre vizita dashurie.Nje tjeter pasoje do te jete lumturia;sepse ne pranine e Zotit ka kenaqesi per gjithmone.Shenjteria eshte e sigurte se do vije mbrapa.Nje njeri qe nuk ka shenjterim nuk ka patur kurre shfaqjen e Tij.Disa njerez pretendojne shume;por nuk duhet ti besojme askujt nese veprat e Tij nuk i pergjigjen asaj qe ai thote.”Mos u genjeni;Perendia nuk vihet ne loje.”Ai nuk do t’i jape favoret e Tij te ligut:sepse ashtu siç nuk do hidhte poshte nje njeri te perkryer po ashtu nuk do kishte kujdes per nje keqberes.Keshtu pra,do te kete tre pasoja te afersise me Jezusin—perulesia,lumturia dhe shenjteria.Zoti t’i dhente qe te treja,I Krishtere!

 

12 maj-mbremje

 

“Mos ki frike te zbresesh ne Egjipt,sepse aty do te te bej nje komb te madh.Une do te zbres bashke me ty ne Egjipt dhe do te bej qe sigurisht te kthehesh.” {#Zanafilla 46:3,4}

 

Jakobi duhet te qe rreqethur prej mendimit te se lenit token e banimit te atit te tij dhe se banuarit midis te huajve pagane.Ishte nje vend i ri,dhe me shume mundesi nje vend sprove :kush do guxonte te qendroje pa ankth midis shoqeruesve te nje monarku te huaj ?Prapeseprape udha ishte e caktuar qarte per te dhe prandaj vendosi te shkoje.Ky eshte shpesh pozicioni i besimtareve tani—ata jane te  thirrur per rreziqe dhe tundime te paprovuara:ne periudha te tilla le te imitojne shembullin e Jakobit duke ofruar flijime lutje Zotit dhe duke kerkuar drejtimin e Tij;le te mos bejne hapin derisa te kene pritur Zotin per bekimin e Tij:atehere do kene Shokun e Jakobit si mikun dhe ndihmesin e tyre.Sa gje e bekuar te ndjehesh i sigurte se Zoti eshte me ne ne te gjitha shtigjet tona dhe begenis te zbrese poshte me ne ne peruljet dhe mergimet!Edhe pertej oqeanit dashuria e Atit tone shkelqen si dielli ne forcen e tij.Nuk mund te ngurrojme te shkojme atje ku I Perjetshmi premton pranine e Tij;edhe lendina e hijes se vdekjes kthehet e ndritshme me shkelqimin e kesaj sigurie.Duke ecur perpara me besim ne Zotin e tyre,besimtaret do te kene premtimin e Jakobit.Do te kthehen perseri,qofte prej trazirave te jetes ose dhomave te vdekjes.Fara e Jakobit doli jashte prej Egjiptit ne kohen e duhur dhe po ashtu te gjithe besniket do te kalojne te pademtuar permes mundimeve te jetes dhe tmerrit te vdekjes.Le te ushtrojme mirebesimin e Jakobit.”Mos druaj,” eshte urdheresa e Zotit dhe zemerdhenia e Tij hyjnore per ato qe prej urdhrit te Tij po nisen mbi detra te panjohur;prania dhe ruajtja hyjnore ndalofshin edhe drojtjen me te vogel mosbesuese.Pa Zotin tone duhet te kemi frike te levizim;por kur Ai na urdheron per kete gje,do ishte e rrezikshme te qendronim.Lexues,shko perpara dhe mos druaj.

Publicité

Publié dans Maj

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article