13 maj
13 maj-mengjes {Lexim i perditshem :#1Kronika 6 :1-7 :40} {Studim i shpejte:#1Kronika 17:1-20:8}
« Te qarat mund te vazhdojne nje nate,por ne mengjes shperthen nje britme gezimi. » {#Psalmi 30 :5}
I Krishtere !Nese je ne nje nate sprove,mendo per te nesermen ;gezo zemren me mendimin e ardhjes se Zotit tend.Ji i duruar,sepse
Ja !Ai vjen duke zbritur ne re.
Ji i duruar !Bujku pret te korrat.Ji i duruar ;sepse e njeh Ate qe ka thene, « Ja,po vij shpejt dhe shperblimin e kam me Vete,qe t’ia jap secilit sipas asaj qe ka bere. »Nese nuk ke qene kurre kaq i mjere sa tani,sill ne mendje
Edhe disa rrotullime toke me se shumti
Dhe do te zbarkosh ne bregun e bukur te Kananit.
Koka mund te jete e kurorezuar tani me trazira gjembore,por se shpejti do te mbaje nje kurore yjore ;duart e tua mund te jene te mbushura me shqetesime—se shpejti do te prekin lehte telat e harpes se qiellit.Veshjet e tua mund te ndoten me pluhur tani ;dalengadale do te jene te bardha.Prit dhe pak.Ah !Sa te urryeshme do te duken trazirat dhe sprovat tona kur shikojme mbrapa te to !Duke i shikuar ketu ne perspektive,ato duken shume te medha ;por kur te arrijme ne parajse
Me gezime rrembyese do te tregojme
Punet e renda te kembeve tona.
Trazirat tona do te duken atehere te lehta dhe dhembje te çastit.Le te shkojme perpara me guxim;nese nata nuk ka qene kurre kaq e erret,mengjesi vjen,gje qe eshte me shume se ç’mund te thone ato qe jane te mbyllur ne erresiren e ferrit.A e di valle se çfare eshte te jetosh me te ardhmen—te jetosh me pritjen—te paradatosh parajsen ?Lum ti besimtar qe ke nje shprese kaq ngushelluese,kaq te sigurte.Tani mund te jete erresire e plote por se shpejti do te behet drite ;mund te kete vetem sprova tani por se shpejti gjithçka do te jete lumturi.Cfare rendesie ka nese « te qarat zgjatin per nje nate, » kur « ne mengjez shperthen nje britme gezimi ? »
13 maj-mbremje
« Ti je pjesa ime o Zot. » {#Psalmi 119 :57}
Shiko te zoterimet e tua,o besimtar,dhe krahaso pjesen tende me riskun e njerezve te tjere.Disa nga ato kane pjesen e tyre ne are ;jane te pasur dhe korrjet e tyre japin me bollek ;por çfare jane korrjet te krahasuara me Zotin tend,i Cili eshte Zoti i te korrurave ?Cfare jane hambaret plot e perplot te krahasuara me Te,i Cili eshte Bujku dhe te ushqen me buken e qiellit ?Disa kane pjesen e tyre ne qytet ;pasuria e tyre eshte e bollshme,dhe rrjedh drejt tyre ne rryma te vazhdueshme,derisa behen nje rezervuar i vertete ari ;por çfare eshte ari i krahasuar me Zotin tend ?Nuk do mund te jetoje prej tij ;jeta jote shpirterore nuk mund te mbahej dot prej tij.Vere ne ndergjegje te trazuar dhe a do mund te lehtesonte valle dhembjet e saj ?Aplikoja nje zemre te deshperuar,dhe shiko a do te vononte valle edhe nje psheretime te vetme ose te qetesonte sadopak nje brenge ?Por ti ke Zotin dhe ne Te ke me shume se çmund te blejne ndonjehere ari ose pasurite.Disa kane pjesen e tyre ne ate qe shumica e njerezve duan—duartrokitjen dhe famen ;por pyet veten,a nuk eshte Zoti yt per ty me shume sa kaq ?Edhe çfare nese miriada trumbeta te ngrinin zerin per brohoritjen ndaj teje,a do te te pergatisnin per te kaluar Jordanin,ose a do te te gezonin ne ardhshmerine e gjykimit ?Jo,ka brenga ne jete qe pasuria nuk mund t’i zbute ;dhe gjendet nevoja e nje ore shpirtdhenese per te cilen asnje pasuri nuk mund te plotesoje dot.Por kur ke Zotin per pjesen tende,ke me shume se çdo gje tjeter te vena te gjitha sebashku.Ne Te çdo nevoje eshte e plotesuar,qofte ne jete apo ne vdekje.Me Zotin per pjesen tende je me te vertete i pasur,sepse Ai do te mbushe nevojen tende,do te ngushelloje zemren tende,do te lehtesoje dhembjen tende,do te udheheqe hapat e tua,do te jete me ty ne lendinen e erret,dhe do te te shpjere ne shtepi per ta gezuar si pjesen tende perhera. « Kam mjaft, » tha Ezau ;kjo eshte gjeja me e mire qe nje njeri mondan mund te shprehe,por Jakobi pergjigjet, « Kam te gjithe gjerat, » e cila eshte nje note shume e larte per mendjet misherore.