14 maj
14 maj-mengjes {Lexim i perditshem :#1 Kronika 8 :1-10 :14} {Studim i shpejte :#1 Kronika 21 :1-23 :32}
« Bashketrashegimtare me Krishtin. » {#Romakeve 8 :17}
Mbreteria e pakufi e universit te Atit te Tij i takon Krishtit me te drejte.Si « trashegimtare i gjithe gjerave, » Ai eshte i vetmi pronar i krijimit te gjere te Zotit dhe na ka pranuar qe te kerkojme te gjithen si tonen,me ane te virtytit te asaj vepre bashketrashegimie qe Zoti ka ratifikuar me popullin e tij te zgjedhur.Rruget e arta te parajses,portat prej perlash,lumi i jetes,lumnia tejrrembyese,dhe lavdia e pashprehshme,na jane lene me ane te Zotit tone te bekuar,si zoterimi yne i perhershem.Gjithçka qe Ai ka e ndan me popullin e Tij.Kuroren mbreterore Ai e ka vendosur mbi koken e Kishes se Tij duke i caktuar nje mbreteri dhe duke i quajtur bijte e saj prifteri mbreterore,nje brez prifterinjsh dhe mbreterish.Ai çkurorezoi Veten e Tij me qellim qe ne te mund te kishim kurorezimin e lavdise ;nuk do ishte ulur ne fronin e Tij nese nuk do kishte pergatitur nje vend mbi te per te gjithe ato qe mposhten me ane te gjakut te Tij.Kurezo koken dhe i gjithe trupi ndan nderin.Shiko ketu shperblimin e çdo Te Krishteri fitimtar !Froni,kurora,skeptri,pallati,thesari,rroba,trashegimia e Krishtit jane te juajat.Shume me i larte se xhelozia,egoizmi,dhe lakmia qe nuk pranojne pjesemarrje ne avantazhet e tyre,Krishti e gjykon lumturine e Tij te plotesuar prej popullit te Tij duke marre pjese ne Te. « Lavdia qe me ke dhene Mua,jua kam dhene atyre. » « Jua kam thene keto gjera qe gezimi Im te jete nder ju dhe qe gezimi juaj te jete i plote. »Buzeqeshjet e Atit te Tij jane shume me te embela per Te sepse populli i Tij merr pjese ne to.Nderimet e mbreterise se Tij jane shume me te kendshme sepse populli i Tij shfaqet me Te ne lavdi.Fitoret e Tij jane me te vlershme perderisa ato kane mesuar popullin e Tij te dalin fitimtare.Ai gjen endje te madhe ne fronin e Tij sepse mbi te ka nje vend per to.Ai gezon i veshur ne rrobat e Tij mbreterore perderisa ato jane te perhapura mbi to.Ai gezon akoma me shume ne gezimin e Tij sepse i fton te hyjne ne te.
14 maj-mbremje
“Ai do t’i mbledhe qengjat me krahun e Tij dhe do t’i mbaje ne gji te Tij.” {#Isaia 40:11}
Kush eshte Ai per te Cilin fliten te tilla fjale te hirshme?Ai eshte Bariu i Mire.Pse valle i mban qengjat ne gjirin e Tij?Sepse Ai ka nje zemer te bute,dhe çdo dobesi menjehere i shkrin zemren.Psheretimat,padija,pafuqia e te vegjelve te kopese se Tij i lind zemerdhembshurine.Eshte ofiqi i tij,si nje Kryeprift besnik te marre ne konsiderate te dobetin.Perveç kesaj Ai i bleu ato me gjak,ato jane prona e Tij;Ai duhet dhe do te perkujdeset per ate qe i kushtoi aq shtrenjte.Pastaj Ai eshte i pergjegjshem per çdo qengj,i lidhur me ane te zotimeve te beselidhjes per te mos humbur asnje nga to.Per me teper,ato jane te gjithe nje pjese e lavdise dhe shperblimit te Tij.
Por si mund ta kuptojme shprehjen,”Do t’i mbaje ? »Ndonjehere Ai i mban duke mos lejuar qe te durojne shume mundime.Provania i trajton butesisht.Shpesh ato « mbahen » duke u mbushur me nje shkalle te pazakonte dashurie keshtu qe ato durojne dhe qendrojne te palekundur.Edhe pse dija e tyre mund te mos jete e thelle,ato kane nje embelsi te madhe ne ate qe njohin.Shpesh i “mban” duke i dhene nje besim shume te thjeshte,qe e merr premtimin ashtu si eshte,dhe me besim vrapon me çdo trazire drejt te Jezusi.Thjeshtesia e besimit te tyre i jep nje shkalle te pazakonte mirebesimi qe i shpie siper botes.
“Ai i mban qengjat ne gjirin e Tij.”Ketu ka zemerdashuri te pakufishme.A do t’i vinte valle ne gjirin e Tij nese nuk do t’i kishte dashur shume?Ketu ka afersi te perzemert:aq afer jane sa nuk mund te ishin me afer.Ketu ka miqesi te shenjte:ka shkembime dashurie te çmueshme midis Krishtit dhe te dobeve te Tij.Ketu ka siguri te perkryer:ne kraharorin e Tij kush mund t’i bej te keq valle?Do t’i duhej te preknin Bariun se pari.Ketu ka prehje te perkryer dhe ngushellim me i embelti.Me siguri qe nuk jemi mjaftueshem te ndjeshem ndaj butesise se pafundme te Jezusit!