15 maj
15 maj-mengjes {Lexim i perditshem :#1 Kronika 11 :1-13 :14} {Studim i shpejte:#1 Kronika 24:1-25:31}
« Kushdo qe beson shfajesohet. » {#Veprat 13 :39}
Besimtari ne Krisht merr nje shfajesim te tanishem.Besimi nuk e prodhon kete frut dalengadale por tani.Perderisa shfajesimi eshte rezultati i besimit,ai i jipet shpirtit ne çastin kur shpirti i afrohet Krishtit dhe e pranon Ate si gjithçkaja e tij ne gjithçka.A jane te shfajesuar tani ato qe qendrojne perpara fronit te Zotit ?—po ashtu dhe ne,po aq me vertetesi dhe qartesi te shfajesuar sa ato qe ecin ne rroba te bardha dhe qe kendojne lavderime melodioze me harpa qiellore.Hajduti mbi kryq u shfajesua ne çastin kur ai ktheu syrin e besimit te Jezusi ;dhe Pali,i moshuari,mbas vitesh sherbimi,nuk ishte me shume i shfajesuar se sa ishte keqberesi pa as dhe nje sherbim.Sot ne jemi te pranuar ne Te Shumedashurin,sot jemi te shlyer prej mekatit,sot te liruar perpara Zotit ne banken e te akuzuarve.O !mendim shpirtrrembyes !Ka disa vile prej vreshtit te Eshkolit qe nuk do mund t’i mbledhim derisa te hyjme ne parajse ;por kjo eshte nje dege qe shikon mbi mur.Kjo nuk eshte si gruri i tokes qe nuk mund te hajme kurre derisa te kalojme Jordanin ;por eshte nje pjese e manes ne shkretetire,nje pjese e ushqimit tone te perditshem me te cilen zoti na furnizon ne rrugetimin tone lart e poshte.Ne jemi tani—akoma tani,te falur ;akoma tani mekatet tona jane te hequra ;akoma tani ne qendrojme nen syrin e Zotit te pranuar,sikur te mos te kishim qene kurre fajtor. « Tani pra,nuk ka asnje denim per ata qe jane ne Krishtin Jezus. »Nuk ka as dhe nje mekat ne Librin e Zotit,akoma tani,kundra ndonjerit prej njerezve te Tij.Kush do te ngreje padi kunder te zgjedhurve te Perendise ?Nuk ka as pike,as njolle,as rrudhe,as ndonje gje te ngjashme qe mbetet mbi ndonje besimtar persa i perket çeshtjes se shfajesimit nen syte e Gykatesit te te gjithe tokes.Privilegji i tanishem le te na zgjoje per detyre te tanishme,dhe tani,ndersa jeta zgjat,le te shpenzojme dhe te shpenzohemi per Zotin tone te embel Jezus.
15 maj-mbremje
« Te bere te persosur. » {#Hebrenjve 12 :23}
Sill ne mendje se ka dy lloj perkryerjesh per te cilat I Krishteri ka nevoje—perkryerjen e shfajesimit ne personin e Jezusit dhe perkryerjen e shenjterimit te kryer ne te prej Frymes se Shenjte.Ne te tashmen,korruptimi akoma mbetet ne gjirin e te riperteriturve—pervoja shpejt na meson kete.Brenda nesh ka akoma epshe dhe perfytyrime te liga.Por gezohem te di se dita po vjen kur Zoti do te perfundoje vepren qe ka filluar ;dhe do te paraqese shpirtin tim jo vetem te perkryer ne Krisht por te perkryer permes Frymes,pa njolle apo te mete,ose ndonje gje te ngjashme.A mund te jete e vertete se kjo zemer e shkrete mekatare imja do te behet e shenjte po ashtu si dhe Zoti eshte i shenjte ?A mund te jete e mundur se kjo fryme qe shpesh therret, « C’njeri i mjere jam !Kush do te me shpetoje nga ky trup i vdekjes ? » do mund te heqe qafe mekatin dhe vdekjen—se nuk do kem me gjera te keqija per te me vrare veshin dhe mendime te pashenjta per te me turbulluar paqen time ?O,ore e lumtur !u shpejtofte !Kur do kaloj Jordanin,vepra e shenjterimit do te perfundoje ;por nuk do te klith perkryerje ne vetvete deri ne ate ore.Atehere fryma ime do te kete pagezimin e saj te fundit ne zjarrin e Frymes se Shenjte.Me duket se po deshiroj me zjarr te marr ate pastrim perfundimtar dhe te fundit qe do te me paraqese ne parajse.As dhe nje engjell nuk do te jete me i paster se mua sepse do te jem i afte te them,ne kuptim te dyfishte, « Jam i paster, » permes gjakut te Jezusit,dhe permes vepres se Frymes.O,sa duhet qe te madherojme pushtetin e Frymes se Shenjte ne berjen tone te pershtatshem per te qendruar perpara Atit ne qiell !Prapeseprape shpresa e perkryerjes me pas le te mos te na kenaqe me paperkryerjen tani.Nese eshte keshtu,shpresa jone nuk mund te jete e vertete ;sepse nje shprese e mire eshte nje gje pastruese,akoma tani.Vepra e hirit duhet qe te banoje brenda nesh tani ose perndryshe nuk mund te perkryhet me pas.Le te lutemi qe « te mbushemi me Frymen, » qe te mund te japim akoma me shume fryte drejtesie.