16 maj
16 maj-mengjes {Lexim i perditshem :#1 Kronika 14 :1-16 :43} {Studim i shpejte :# 1 Kronika 26 :1-27 :34}
« Qe na siguron me tepri gjithçka qe ta besojme. » {#1 Titi 6 :17}
Zoti yne Jezus eshte gjithnje duke dhene,dhe as dhe per nje çast te vetem nuk e terheq doren.Per aq gjate sa ka nje ene hiri jo akoma te mbushur plot,vaji nuk do te pushoje.Ai eshte nje diell duke shkelqyer perhera ;Ai eshte mane duke rene gjithmone rreth kampit ;Ai eshte nje shkemb ne shkretetire,perhera duke nxjerre rryma jete prej anes se Tij te goditur ;shiu i hirit te Tij po bie gjithmone ;lumi i miresise se Tij po rrjedh perhera,dhe burimi i dashurise se Tij eshte duke gufuar vazhdimisht.Po ashtu si Mbreti nuk mund te vdese kurre,po ashtu hiri i Tij nuk mund te sose kurre.Perdita kepusim frytet e tij dhe perdita deget e tij perkulen te duart tona me nje rezerve te fresket meshire.Ka shtate dite festash ne javet e Tij dhe aq te shumta sa jane ditet po aq jane banketet ne vitet e Tij.Kush eshte kthyer valle prej portes se Tij i pabekuar ?Kush eshte ngritur valle prej tryezes se Tij i pakenaqur,ose prej kraharorit te Tij i pa ngopur prej aromave te parajses ?Meshirat e Tij jane te reja çdo mengjes dhe te fresketa çdo mbremje.Kush mund ta njohe valle numrin e te mirave te Tij ose te tregoje listen e miresive te Tij ?Cdo grimce qe bie prej ores me rere nuk eshte veçse ndjekesja e vonshme e nje miriade meshirash.Krahet e oreve tona jane te mbuluara me argjendin e miresise se Tij dhe me arin e verdhe te dashamiresise se Tij.Lumi i kohes mban prej maleve te perjetesise rerat e areta te favorit te Tij.Yjet e panumerta nuk jane veçse flamurmbajtesit e nje ushtrie me te panumert bekimesh.Kush mund ta llogarise pluhurin e te mirave qe Ai i jep Jakobit ose kush mund te flase per numrin e nje te katertes te meshirava te Tij kundrejt Izraelit ?Si valle shpirti im do ta madheroje Ate qe perdita na ngarkon me miresi dhe qe na kurorezon me zemerdashamiresi ?Oh,qofte lavderimi im po aq i pasosur sa miresia e Tij !O gjuhe e mjere,si mund te jesh e heshtur ?Zgjohu,te lutem,me frike se perndryshe mos te therras jo me lavdia ime por turpi im. « Zgjohuni,o harpa dhe qeste,une dua te zgjoj agimin. »
16 maj-mbremje
« Atehere ai tha : « Keshtu flet Zoti : « Germoni shume gropa ne kete lugine. »Sepse keshtu thote Zoti : « Ju nuk do te shihni as ere,as shi ;megjithate kjo lugine do te mbushet me uje dhe do te pini ju,bagetia juaj dhe kafshet tuaja te trasportit. » {#2 Mbreterve 3 :16,17}
Ushtrite e tre mbreterve po shuheshin prej etjes.Zoti ishte gati te dergonte ujin dhe ne keto fjale profeti lajmeroi bekimin e ardhshem.Ketu kishte nje rast pafuqie njerezore :te gjithe njerezit trima nuk mund te sillnin as dhe nje pike uje prej qiejve ose ta gjenin ne puset e tokes.Po ashtu njerezit e Zotit shpesh humbasin fillin ;ato shikojne kotesine e krijeses dhe mesojne me pervoje ku gjendet ndihma e tyre.Prapeseprape njerezit duhet qe te benin nje pergatitje besimtare per bekimin hyjnor ;duhej qe te germonin llogore ne te cilat lengu i çmuar do mbahej.Kisha duhet me ane te veprime,perpjekjeve dhe lutjeve te saj te ndryshme ta beje veten gati per t’u bekuar ;ajo duhet qe te germoje dhe Zoti do mbushe gropat.Kjo duhet bere me besim,me siguri te plote se bekimi eshte gati duke zbritur.Dalengadale kishte nje dhenie te posaçme te miresise se nevojshme.Shiu nuk ra prej reve si ne rastin e Elias por gropat u mbushen ne menyre misterioze dhe te qete.Zoti ka menyrat e Tij sovrane te veprimit :Ai nuk eshte i lidhur persa i perket menyres dhe kohes ashtu si ne por ben ashtu si i pelqen midis bijve te njerezve.Na perket ne qe te marrim prej Tij me mirenjohje dhe jo t’i japim urdhra.Ne duhet te veme re gjithashtu bollekun e jashtezakonshem te furnizimit—kishte mjaftueshem per nevojat e te gjitheve.Dhe po ashtu eshte me bekimin e ungjillit ;te gjitha nevojat e bashkesise dhe te gjithe Kishes do plotesohen prej fuqise hyjnore ne pergjigje te lutjeve tona ;dhe mbi te gjitha,fitorja do t’i jipet ushtrive te Zotit me shpejtesi.
Cfare jam duke bere per Jezusin ?Cfare llogoresh po hap?O Zot,me bej gati per te marre bekimin qe do aq shume te japesh.