17 maj
17 maj-mengjes {Lexim i perditshem :# 1Kronika 17 :1-20 :8} {Studim i shpejte:#1 Kronika 28:1-29:30}
« Te ece ashtu siç ka ecur Ai. » {#1 Gjoni 2 :6}
Pse te Krishteret duhet qe te imitojne Krishtin ?Ato duhet ta bejne ate gje per hir te tyre.Nese deshirojne te jene ne nje gjendje te shendetshme shpirterore—nese do donin t’i shpetonin semundjes se mekatit dhe te gezojne forcen e hirit rrites,le te jete Jezusi modeli i tyre.Per hir te vete lumturise se tyre nese do donin te pinin vere te mirerafinuar ;nese do donin te gezonin shoqerim te shenjte dhe te lumtur me Jezusin ;nese do donin te ngriheshin mbi shqetesimet dhe trazirat e kesaj bote,le te ecin ashtu si edhe Ai eci.Nuk ka asgje qe mund t’ju ndihmoje per te ecur drejt qiellit me shpejtesi te mire sa te veshurit e imazhit te Jezusit ne zemren tuaj per te qeverisur te gjitha levizjet e saj.Kur,me ane te fuqise se Frymes se Shenjte jeni te mundesuar te ecni me Jezusin ne vete hapat e Tij,atehere jene me te lumturit dhe me te njohurit se qeni bijte e Zotit.Pjetri larg eshte si i pasigurte po dhe ne ankth.Me pas,per hir te fese,perpiquni te jeni si Jezusi.Ah !fe e gjore,je goditur rende nga armiq mizore por nuk je plagosur rrezikshem as edhe sa gjysma prej armiqve te tu se sa prej miqve te tu.Kush i beri valle ato plage ne doren e hijshme te Pershpirtshmerise ?Besimshpallesi qe perdori kamen e hipokrizise.Njeriu qe me pretendime hyn ne kope,duke qene asgje perveçse nje ujk i veshur si dele,shqeteson kopene me shume se luani jashte.Nuk ka arme as dhe gjysem vdekjeprurese sa puthja e Judes.Besimshpalles te paqendrueshem fyejne ungjillin me shume se kritika perqeshese e jobesimtarit.Por,veçanerisht per hir te Krishtit,imito shembullin e Tij.I Krishtere,a e do Shpetimtarin tend ?A eshte emri i Tij i çmuar per ty ?A eshte kauza e Tij e shtrenjte per ty ?A do doje qe mbreterite e botes te beheshin te Tijat ?A eshte deshira jote qe Ai te lavderohet ?A po deshiron me zjarr qe shpirtrat te fitohen per Te ?Nese po,imito Jezusin ;ji nje « leter e Krishtit,e njohur dhe e lexuar prej te gjithe njerezve. »
17 maj-mbremje
« Ti je sherbetori im,te kam zgjedhur. » {#Isaia 41 :9}
Nese kemi marre hirin e Zotit ne zemrat tona,pasoja e saj praktike ka qene se na beri sherbetore te Zotit.Mund te jemi sherbetore jobesnike,me siguri qe jemi te padobishem,por prapeseprape i bekuar qofte emri i Tij,ne jemi sherbetoret e Tij,duke veshur rroben e Tij,duke u ushqyer ne tryezen e Tij,dhe duke iu bindur urdhrave te Tij.Me pare ne ishim sherbetoret e mekatit por Ai qe na beri te lire na ka marre tani ne familjen e Tij dhe na mesoi bindjen ndaj vullnetit te Tij.Ne nuk i sherbejme Mesuesit tone perkryeshem por do donim nje gje te tille nese do mundnim.Ndersa degjojme zerin e Zotit duke na thene, « Ti je sherbetori im, » ne mund te pergjigjemi me Davidin, « Une jam sherbetori yt ;Ti i kepute lidhjet e mia. »Por Zoti na therret jo vetem sherbetoret e Tij por te zgjedhurit e Tij—« Te kam zgjedhur. »Nuk e kemi zgjedhur ne se pari,por Ai na ka zgjedhur ne.Nese ne jemi sherbetore te Zotit,nuk ishim perhera keshtu ;ndryshimi duhet t’i ngarkohet hirit sovran.Syri i sovranitetit na veçoi dhe zeri i hirit te pandryshueshem na shpalli, « Te kam dashur me nje dashuri te perjetshme. »Shume me perpara se koha te fillonte dhe se hapesira te krijohej Zoti pati shkruar mbi zemren e Tij emrat e njerezve te Tij te zgjedhur,i pati paracaktuar per t’iu perputhur imazhit te Birit te Tij,dhe i caktoi trashegimtare te te gjithe plotesise se dashurise,hirit dhe lavdise se Tij.Cfare ngushellimi qe ka ketu !A na ka dashur Zoti prej kaq gjate dhe a do na hidhte valle tutje ?Ai e dinte sa qafeforte do ishim,e kuptoi se zemrat tona ishin te liga dhe prapeseprape beri zgjedhjen.Ah !Shpetimtari yne nuk eshte dashuronjes i lekundshem.Nuk ndjehet per pak kohe i magjepsur prej ndonje shkelqim bukurie te syrit te kishes se Tij dhe me pas e hedh poshte per shkak te pabesise se saj.Jo,Ai e martoi ne perjetesine e hershme ;dhe eshte e shkruar per Te Perjetshmin « Ai e urren divorcin. »Zgjedhja e perjetshme eshte lidhja e mirenjohjes sone dhe besnikerise se Tij qe asnjera nga keto nuk mund ta mohoje.