18 maj

Publié le par alban

18 maj-mengjes {Lexim i perditshem :#1Kronika 21 :1-23 :32} {Studim i shpejte :#2Kronika 1 :1-5 :14}

 

« Ne Te banon truperisht e gjithe plotesia e Hyjnise,dhe ne Te juve ju eshte dhene plotesia e Tij. » {#2Kolosianeve 2 :9,10}

 

Te gjitha vetite e Krishtit,si Zot dhe njeri,jane ne dizpozicionin tone.E gjithe plotesia e Hyjnise,cfaredo qofte qe ajo fjale e mrekullueshme mund te perfshije,eshte e jona per te na bere te plote.Ai nuk mund te na dhuroje vetite e Hyjnise ;por Ai ka kryer gjithçka qe mund te behet sepse e ka bere madje edhe pushtetin e Tij hyjnor dhe Hyjnine te nenshtruar shpetimit tone.Plotfuqishmeria,gjithedija,gjitheprania,pandryshueshmeria dhe pagabueshmeria jane te gjitha te kombinuara per mbrojtjen tone.Ngrihu,besimtar,dhe shiko Zotin Jezus duke mbrehur plotesine e Hyjnise se Tij ne qerren e shpetimit !Sa i gjere hiri i Tij,sa e forte besnikeria e Tij,sa e palekundshme pandryshueshmeria e Tij,sa i pafund pushteti i Tij,sa e pakufi njohuria e Tij !Te gjitha keto jane te bere me ane te Zotit Jezu Krisht shtyllat e tempullit te shpetimit ;dhe te gjitha,pa pakesim te  pafundesise se tyre na jane te beselidhura si trashegimia jone e perhershme.Cdo pike e dashurise se pahulumtueshme te zemres se Shpetimtarit eshte e jona ;çdo dell ne krahun e fuqise,çdo gur i çmuar ne kuroren e madherise,pafundshmeria e njohurise hyjnore,vendosmeria e drejtesise hyjnore,te gjitha jane tonat dhe do te perdoren per ne.Plotesia e Krishtit,ne karakterin e Tij te adhurueshem si Biri i Zotit na eshte lene prej Vete Atij trashegim per t’a gezuar sa me shume qe te jete e mundur.Urtesia e Tij eshte drejtimi yne,njohuria e Tij mesimi yne,pushteti i Tij mbrojtja jone,drejtesia e tij siguria jone,dashuria e Tij ngushellimi yne,meshira e Tij ushqimi yne,dhe pandryshueshmeria e Tij mirebesimi yne.Ai nuk ruan gje,por hap fshehtesine e Malit te Zotit dhe na urdheron te germojme ne minierat e tij per thesare te fshehura. « Gjithçka,gjithçka,gjithçka jane tuajat, » thote Ai, « kenaquni me favore dhe plot me miresine e Zotit. »O !sa  gje e embel keshtu te shikosh Jezusin dhe t’i drejtohesh Atij me mirebesimin e sigurte se duke kerkuar nderhyrjen e dashurise dhe pushtetit te Tij nuk jemi duke kerkuar veçse per ate qe Ai tashme ka premtuar besnikerisht.

 

18 maj-mbremje

 

« Me vone. » {#Hebrenjve 12 :11}

 

Sa te lumtur jane te Krishteret e sprovuar,me vone.Nuk ka qetesi me te thelle se sa ajo qe vjen mbas nje stuhie.Kush nuk eshte gezuar ne rrezellime te pastra mbas shiut ?Banketet fitimtare jane per ushtaret e mirestervitur.Mbasi vrasim luanin ne hajme mjaltin ;mbasi ngjisim Kodren e Veshtiresise  ulemi nen lisin e prehjes ;mbasi kalojme Lendinen e Perluljes,mbasi luftojme me Apollonin,Shkelqyesi shfaqet me degen sheruese prej pemes se jetes.Pikellimet tona ashtu si kalimi i anijes mbi det,le mbrapa « me vone » nje vije te argjende drite te shenjte.Eshte paqe,paqe e thelle dhe e embel qe ndjek rremujen qe nje here mbreteroi ne shpirtrat tone te fajshem,te turturuar.Shiko pra gjendjen e lumtur te nje Krishteri !Ai i ka gjerat me te mira te fundit dhe prandaj ne kete bote merr se pari gjerat me te keqija.Por edhe gjerat e tij te keqija jane « me vone » gjera te mira,plugimi i forte duke dhene te korrura te gezueshme.Edhe tani ai pasurohet me ane te humbjeve,ngrihet me ane rrezimeve,jeton duke vdekur dhe mbushet duke u zbrazur ;nese,atehere,zemerdhembjet e tij te forta i japin kaq shume frut te paqshem ne kete jete,cfare do te jete valle vjelja e plote e gezimit «me vone » ne qiell ?Nese netet e tij te erreta jane po aq te ndritshme sa ditet e botes,si do jene valle ditet e tij ?Edhe nese drita e tij yllore eshte me e shkelqyeshme se dielli,cfare do jete valle drita e tij e diellit ?Nese mund te kendoje ne burg,sa embel do te kendoje ne qiell !Nese mund te lavderoje Zotin ne zjarre,sa do ta madheroje perpara fronit te perjetshem !Nese e liga eshte e mire per te tani,çfare do te jete miresia e bollshme e Zotit per te me vone ?O, « me vone » e bekuar !Kush nuk do donte te ishte nje I Krishtere ?Kush nuk do donte te mbante kryqin e tanishem per kuroren qe vjen me vone ?Por ketu ka pune per durimin,sepse prehja nuk eshte sot,po ashtu dhe triumfi per te tashmen,por « me vone ».Prit o shpirt dhe le ta perfundoje durimi punen e vet.

 

Publicité

Publié dans Maj

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article