19 maj

Publié le par alban

 

19 maj-mengjes {Lexim i perditshem :#1 Kronika 24 :1-26 :32} {Studim i shpejte:#2Kronika 6:1-7:22}

 

« Kam pare sherbetore mbi kuaj dhe princa te ecin me kembe si sherbetore. » {#Predikuesi 10 :7}

 

Pasaniket e rinj zakonisht uzurpojne vendet me te larta,ndersa me te vertete i madhi venitet ne erresire.Kjo eshte nje enigme e provanise zgjidhja e te ciles nje dite do te gezoje zemrat e te drejteve ;por eshte nje fakt aq i zakonshem sa asnjeri nga ne nuk duhet te murmurise nese duhet te ndodhte te ishte risku yne.Kur Zoti yne ishte mbi toke,edhe pse Ai eshte Princi i mbreterve te tokes,prapeseprape Ai eci ne hapat e lodhjes dhe sherbimit si Sherbetori i sherbetoreve :çfare ka per t’u habitur nese ndjekesit e Tij,qe jane princa gjaku,duhet gjithashtu qe te shikohen si njerez te perbuzur dhe te ulet ?Bota eshte se prapthi dhe prandaj  te paret jane te fundit dhe te fundit te paret.Shikoni se si bijte servile te Satanit mbahen rende ne toke !Cfare kuajsh te larte qe ato kalerojne !Sa lart qe e ngrejne bririn e tyre !Hamani eshte ne oborr ndersa Mordekai ulet  ne porte ;Davidi bredh mbi male,ndersa Sauli mbreteron ne luks ;Elia po ankohet ne shpelle ndersa Jezabela po krekoset ne pallat ;prapeseprape kush do deshironte te zinte vendet e rebeleve krenare ? Dhe kush,nga ana tjeter nuk do lakmonte te shenjtet e perçmuar ?Kur rrota rrotullohet,ato qe jane me te ulet ngrihen dhe me te lartet zhyten.Durim pra,besimtar,perjetesia do te ndreqe padrejtesite e kohes.

Le te mos biem ne gabimin e se lejuarit pasionet dhe orekset tona misherore te kalerojne ne triumf ndersa fuqite tona me fisnike te ecin ne pluhur.Hiri duhet te mbreteroje si princ dhe t’i beje gjymtyret e trupit instrumenta drejtesie.Fryma e Shenjte do rregullin dhe prandaj vendos fuqite dhe cilesite tona ne vendin dhe rangun e duhur,duke i dhene vend me shume atyre cilesive shpirterore qe na lidhin me Mbretin e madh ;le te mos prishim rregullin hyjnor por te kerkojme per hir qe te mund te kontrollojme trupin tone dhe ta mbajme te nenshtruar.Nuk u krijuam serish me qellim qe te lejojme pasionet tona te na qeverisin por qe si mbreter te mund te mbreterojme ne Krishtin Jezus mbi mbreterine e trefishte te frymes,shpirtit dhe trupit,ne lavdi te Perendise At.

 

19 maj-mbremje

 

« Kerkoi te vdese. » {#1Mbreterve 19 :4}

 

Ishte nje gje e jashtezakonshme qe njeriu qe nuk kishte per te vdekur kurre,per te cilin Zoti pati caktuar risk me te mire,njeriu qe duhej te çohej ne qiell ne nje qerre prej zjarri,dhe te ngrihej ne qiell,qe te mos te njihte vdekjen—te mund te lutej keshtu, « Merr jeten time,se une nuk jam me i mire se eterit e mi. »Ketu kemi nje prove te paharrueshme se Zoti nuk i pergjigjet gjithmone lutjeve fjale per fjale edhe pse i pergjigjet gjithmone ne pasoje.Ai i dha Elias diçka me te mire se ajo qe ai kerkoi dhe ne kete menyre e degjoi me te vertete dhe iu pergjigj.Ishte e çuditshme qe zemerluani Elia te mund te ishte aq zemerleshuar prej kercenimit te Jezabelit sa te kerkonte te vdiste dhe sa gje e bekuar qe ishte nga ana e Atit tone qiellor qe nuk e zuri ne fjale sherbetorin e Tij te deshperuar.Ka nje kufi ne doktrinen e lutjes me besim.Nuk duhet te presim qe Zoti do na jape gjithçka qe zgjedhim te kerkojme.E dime se ndonjehere kerkojme dhe nuk marrim sepse kerkojme keq.Nese kerkojme per ate qe nuk eshte e premtuar—nese shkojme kundra frymes qe Zoti do donte te levrojme—nese kerkojme kundra vullnetit te Tij,ose kundra dekreteve te provanise se Tij—nese kerkojme thjesht per kenaqesine e vete rehatit tone dhe pa ndonje sy te lavdia e Tij,nuk duhet te presim se do marrim.Prapeseprape nese kerkojme me besim,pa dyshuar asgje,nese nuk marrim gjene e sakte te kerkuar,do te marrim per te nje te barazvlershme dhe me shume se te njevlershme.Ashtu si dikush veren, « Nese Zoti nuk paguan ne argjend do te paguaje ne ar ;dhe nese nuk paguan ne ar do te paguaje ne diamande. »Nese nuk ju jep saktesisht ate qe keni kerkuar do t’ju jape ate qe eshte e njellojte me te,dhe ate  te cilen do te marresh ne zevendesim do te te gezoje shume.Ji shume ne lutje lexues i dashur dhe behe kete mbremje nje periudhe nderhyrjeje te zellshme por ki kujdes per ate qe kerkon.

Publicité

Publié dans Maj

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article