20 maj

Publié le par alban

 

 

20 maj-mengjes {Lexim i perditshem :#1Kronika 27 :1-29 :30} {Studim i shpejte :# 2 Kronika 8:1-10:19}

 

« Miresine tende te mrekullueshme. » {#Psalmi 17 :7}

 

Kur japim lemoshe me zemer,japim mire,por shpesh na duhet te pranojme ne lidhje me kete gje deshtimin.Nuk eshte keshtu me Mesuesin dhe Zotin tone.Favoret e tij jane gjithmone te kryera me dashurine e zemres se Tij.Ai nuk na dergon mishin e ftohte dhe copat e mbetura prej tryezes se bollekut te Tij por Ai e ngjyen kafshaten tone ne vete pjaten e Tij dhe lezeton ushqimet tona me erezat e ndjenjave te Tij kundermuese.Kur Ai ve shenjat e arta te hirit te Tij ne pellembet tona,e shoqeron dhuraten me nje ngjeshje kaq te ngrohte te dores sone sa menyra e dhenies se Tij eshte po aq e çmueshme sa vete e mira e dhene.Ai me miresi do te vije ne shtepite tona me porosi dhe nuk do te sillet ashtu si bejne ca vizitore te zymte ne kasollen e njeriut te varfer por Ai ulet krah per krah duke mos perçmuar varferine tone dhe duke mos  qortuar dobesine tone.Te dashur,me çfare buzeqeshjes qe flet !Cfare fjalish te arta bien prej buzeve te Tij te hirshme !Cfare perqafimesh zemerdashurie qe na jep !Nese do na kishte dhene ca groshe,menyra e Tij e dhenies do t’i kishte praruar ;por lemosha e kushtueshme eshte e vendosur ne nje shporte te arte prej kujdesit te Tij te dashur.Eshte e pamundur te dyshosh sinqeritetin e meshires se Tij sepse ka nje zemer gjakuese te shtypur mbi fytyren e te gjitha mireberjve te Tij.Ai jep falas dhe nuk qorton.As dhe nje aluzion se i jemi te bezdisshem ;as dhe nje shikim te ftohte per pensionistet e tij te varfer ;por Ai gezohet ne meshiren e Tij,dhe na shtrengon ne kraharorin e Tij ndersa po derdh jeten e Tij per ne.Ka nje arome ne livanden e Tij qe asgje perveç zemres se Tij nuk mund te prodhoje ;ka nje embelsi ne huallin e Tij qe nuk mund te ishte aty nese vete thelbi i ndjenjave te shpirtit te Tij nuk do qe perzier me te.O ! bashkesia i rralle qe kryen nje zemerdashuri e tille e veçante !E shijofshim dhe e njohshim vazhdimisht bekueshmerine e saj.

 

20 maj-mbremje

 

« Une i terhiqja me litare te dashamiresise njerezore,me lidhje dashurie. » {#Osea 11 :4}

 

Ati yne qiellor shpesh na terheq me litare dashurie ;por ah !sa te vonuar qe jemi per te shkuar drejt Tij!Sa ngadale qe i pergjigjemi shtytjeve te Tij te buta !Ai na terheq per te ushtruar nje besim me te thjeshte ne Te ;por akoma nuk kemi arritur te mirebesimi i Abrahamit ;nuk ia leme shqetesimet e kesaj bote Zotit por ashtu si Marta ne rendojme veten duke sherbyer shume.Besimi yne thatim sjell dobesi ne shpirtrat tane ;nuk e hapim gojen tone gjere e gjate edhe pse Zoti ka premtuar per t’a mbushur ate.A nuk na terheq valle kete mbremje per te mirebesuar te Ai ?A nuk mund ta degjojme te thote, « Eja,femija im,me mirebeso.Perdja u gris ;hy ne pranine Time dhe afrohu me guxim te froni i hirit Tim.Jam i denje per mirebesimin tend me te plote,hidh shqetesimet e tua mbi Mua.Shkundu prej pluhurit te shqetesimeve te tua dhe vish rrobat e tua te bukura te gezimit. »Por,sa keq !edhe pse te thirrur me tone dashurie per ushtrimin e bekuar te ketij hiri ngushellues,ne nuk do vijme.Ne nje periudhe tjeter Ai na terheq per shoqerim me te ngushte me Te.Kemi qene ulur ne pragun e shtepise se Zotit dhe na urdheron te perparojme ne sallonin e banketeve dhe te darkojme me Te,por ne nuk e pranojme nderin.Ka dhoma  te fshehta jo akoma te hapura per ne ;Jezusi na fton per te hyre aty brenda,por ne zmbrapsemi.Turp zemrave tona te ftohta !Nuk jemi veçse dashuronjes te dobet te Jezusit tone te embel,jo te pershtatshem per te qene sherbetoret e Tij,aq me pak per te qene nuset e Tij dhe prapeseprape Ai na madheroi per te qene kocke e kockave te Tij dhe mish i mishit te Tij,te martuar me Te me ane te nje beselidhjeje te lavdishme martese.Ketu ka dashuri !Por eshte dashuri qe nuk ben mohim.Nese nuk i bindemi terheqjeve te buta te dashurise se Tij Ai do te dergoje dhembjen per te na udhehequr ne afrim me te ngushte me Te.Ai do qe te na kete me afer.Cfare femije te pamend qe jemi per te kundershtuar lidhjet e dashurise dhe keshtu sjellim mbi kurrizet tona ate kamzhik me litare te vegjel qe Jezusi e di si ta perdori !

Publicité

Publié dans Maj

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article