21 maj

Publié le par alban

 

21 maj-mengjes {Lexim i perditshem :#2 Kronika  1 :1-3 :17} {Studim i shpejte :#2 Kronika 11 :1-14 :15}

 

« Nese keni shijuar miresine e Zotit. » {#1 Pjetri 2 :3}

 

« Nese : »--atehere,kjo nuk eshte nje gje per t’u konsideruar si e fituar per secilin qe i perket rraces njerezore. “Nese:”—atehere ka nje mundesi dhe nje mundshmeri se disa nuk e kane shijuar miresine e Zotit.”Nese:”—atehere kjo nuk eshte nje meshire e pergjithshme por nje meshire e veçante;dhe eshte e nevojshme te shqyrtosh nese e njohim hirin e Zotit me ane te nje perjetimi te brendshem.Nuk ka favor shpirteror qe nuk mund te jete objekt zemer provimi.

Por ndersa kjo duhet te jete objekt hetimi plotlutes dhe te zellshem,asnje nuk duhet te jete i kenaqur ndersa ka ndonje gje te tille si “nese” ne lidhje me te shijuarin se Zoti eshte i mire.Nje mosbesim i shenjte dhe xheloz i vetes mund te ngreje pyetjen edhe ne zemren e besimtarit,por vazhdimi i nje dyshimi te tille do ishte me te vertete nje gje e keqe.Nuk duhet te prehemi pa nje luftim te fuqishem per te mberthyer Shpetimtarin ne krahet e besimit,dhe te themi,”Sepse e di kujt i kam besuar dhe jam i bindur se Ai eshte ne gjendje te ma ruaje ate qe i kam besuar per ate dite.”Mos u shlodh o besimtar,derisa te kesh nje siguri te plote te interesit tend ne Jezus.Asgje te mos te te kenaqe derisa me ane te deshmise se pagabueshme te Frymes se Shenjte duke i dhene deshmi frymes tende te sigurohesh se je nje femije i Zotit.O,mos e merr lehte kete gje;”ndoshta-t” dhe “nese-t” mos kenaqshin shpirtin tend.Nderto mbi te verteta te perjetshme dhe nderto me te vertete mbi to.Merr meshirat e sigurta te Davidit dhe merri me siguri ato.Hidh spirancen tende ne ate qe eshte brenda perdes dhe ki kujdes qe shpirti yt te lidhet me spirancen me nje kabllo qe nuk do keputet.Perparo pertej ketyre “nese-ve” te kobshme;mos qendro me ne shkretetiren e dyshimeve dhe drojtjeve;kalo Jordanin e mosbesimit,dhe hyr ne Kananit e paqes ku Kananasit akoma jane por ku toka nuk pushon te rrjedhe me qumesht dhe mjalte.

 

21 maj-mbremje

 

“Ne Egjipt ka grure.” {#Zanafilla 42:2}

 

Uria e bukes zuri te gjitha kombet dhe u duk e pamenjanueshme qe Jakobi dhe familja e tij te mos mund te vuante pamjaftueshmeri te madhe ;por Perendia e provanise,qe nuk harron kurre marresit e dashurise zgjedhese,pati mbledhur ne depo grur per popullin e Tij duke i dhene Egjiptianeve paralajmerime mungese dhe duke i drejtuar per te grumbulluar grurin e viteve te bollekut.Jakobi pak e priste çlirimin prej Egjiptit por kishte grure ne depo per te.Besimtar,edhe pse te gjithe gjerat jane ne pamje te pare kundra teje,qendro i sigurte se Zoti ka bere  nje rezervim ne emrin tend ;ne listen e vuajtjeve te tua ka nje klauzole shpetimtare.Disi Ai do te te çliroje dhe diku Ai do te te furnizoje.Andej nga shpetimi yt do te vije mund te jete e papritur per ty,por ndihma me siguri qe do te vije ne skajin ku ke arritur dhe do te madherosh emrin e Zotit.Nese nuk ushqehesh nga njerezit do te ushqehesh nga korbat ;dhe nese toka nuk jep grure,qielli do te leshoje mane.Prandaj merr zemer,dhe prehu qetesisht ne Zotin.Zoti mund te beje diellin te linde ne perendim nese i pelqen dhe ta beje burimin e trishtimit kanalin e kenaqesise.Gruri ne Egjipt ishte i gjithe ne duart e Jozefit te dashur ;Ai i hapte dhe i mbyllte hambaret si te donte.Dhe po ashtu pasurite e provanise jane te gjitha ne pushtetin absolut te Zotit tone Jezus,I Cili do t’i jape ato me bujari popullit te Tij.Jozefi ishte gati bollshem per te ndihmuar vete familjen e Tij ;dhe Jezusi eshte i pareshtur ne kujdesjen e Tij besnike per vellezerit e Tij.Puna jone eshte te shkojme mbas ndihmes qe eshte e dhene per ne :nuk duhet te ulemi kembekryq ne deshperim por duhet te levizim.Lutja do te na shpjere se shpejti ne pranine e Vellait tone mbreteror :sapo te jemi perpara fronit te Tij nuk kemi veçse te kerkojme dhe te kemi :depot e Tij nuk jane te shterura ;ka akoma grure :zemra e Tij nuk eshte e ngurte,do te na jape grurin.Zot,na fal mosbesimin dhe kete mbremje na shtrengo te terheqim me shumice prej plotesise tende dhe te marrim hir mbas hiri.

Publicité

Publié dans Maj

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article