22 maj

Publié le par alban

 

22 maj-mengjes {Lexim i perditshem :#2 Kronika 4 :1-6 :42} {Studim i shpejte :#2Kronika 15 :1-18 :34}

 

« Dhe i çoi ne rrugen e drejte. » {#Psalmi 107 :7}

 

Perjetim i ndryshueshem shpesh e shpie besimtarin e ankthshem te pyese veten « Pse eshte keshtu valle me mua ? »Kerkova per drite,por ja,erdhi erresira;kerkova per paqe por ja qe trazire.Thashe ne zemren time,mali im qendron i palevizshem,nuk do lekundem kurre.Zot,e fshehe fytyren Tende dhe mbeta i turbulluar.Ishte dje kur mund te lexoja qarte titullin tim ;sot provat e mia jane te venitura dhe shpresat e mia jane me re.Dje mund te ngjitesha ne maje te Pisges dhe te shikoja peisazhin dhe te gezohesha me mirebesim ne trashegimine time te ardhshme ;sot,fryma ime nuk ka shpresa por shume druajtje ;asnje gezim por shume trishtim.A eshte kjo gje pjese e planit te Zotit per mua ?A mund te jete kjo udha ne te cilen Zoti do me sjelle ne parajse ?Po,eshte pikerisht ashtu.Eklipsi i besimit tend,erresimi i mendjes tende,mekja e shpreses tende,te gjitha keto gjera jane pjese e metodes se Zotit per te te bere te pjekur per trashegimine e madhe ku do hysh se shpejti.Keto sprova jane per provimin dhe forcimin e besimit tend—ato jane dallge qe te hedhin me tej mbi shkemb—jane erera qe shtyjne anijen tende me me shpejtesi drejt limanit te deshiruar.Sipas fjaleve te Davidit,po ashtu mund te thuhet per ty, « Ai i çon ne portin e deshiruar prej tyre. »Me ane nderit dhe çnderit,me ane fjaleve te mira dhe te keqija,me ane bollekut dhe varferise,me ane gezimit dhe trishtimit,me ane persekutimit dhe paqes,me ane te gjitha ketyre gjerave mbahet jeta e shpirtrave tuaj,dhe me secilen prej ketyre gjerave ndihmoheni ne shtegun tuaj.O,mos mendo,besimtar se trishtimet e tua jane jashte planit te Zotit ;ato jane  pjese te nevojshme te tij. « Duhet te kalojme shume mundime qe te hyjme ne mbreterine e Perendise. »Mesoni atehere madje edhe « gezim te madh ta quani kur ndesheni ne sprova te ndryshme. »

 

Shpirti im dritherues qofte i qete

Duke pritur vullnetin tend te urte te shenjte

Zot,qellimin tend s’e dalloj

Prapeseprape gjithçka gezoj

Perderisa Ti thua”Drejtoj”

 

 

22 maj-mbremje

 

« Sa i bukur je,i Dashuri im. » {#Kantiku i kantikeve 1 :16}

 

Prej çdo pike i Shumedashuri yne eshte shume i hijshem.Perjetimet tona te ndryshme jane te synuara prej Atit tone qiellor per te na dhene pikepamje te fresketa prej te cilave ne mund te shikojme hijeshine e Jezusit;sa te kendshme qe jane sprovat tona kur na ngrejne lart nga ku mund te fitojme veshtrime me te qarta te Jezusit se sa jeta e zakonshme mund te na jape!Ne e kemi pare Ate prej majes se Amanes,prej majes se Shenirit dhe Hermonit dhe Ai ka shkelqyer mbi ne si dielli ne forcen e tij ;por e kemi pare gjithashtu prej « strofulles se luaneve »,prej maleve te leopardeve,dhe Ai nuk ka humbur asgje prej bukurise se Tij.Prej renkimit te semure ne nje shtrat,prej kufijve te varrit,kemi kthyer syte tane te bashkeshorti i shpirtit tone dhe Ai kurre nuk ka qene ndryshe se « sa i bukur. »Shume prej te shenjteve te Tij e kane pare prej zymtise se birucave dhe prej flakeve te kuqe te shtylles se turreve te druve,prapeseprape ato kurre nuk kane shqiptuar ndonje fjale te keqe per Te,por kane vdekur duke madheruar hiret e Tij te pashoqe.O,ç’kohezenie e kendshme dhe fisnike perhera te veshtrosh Zotin tend te embel Jezus !A nuk eshte pashprehimisht  kenaqesidhenese te shikosh Shpetimtarin ne te gjitha ofiqet e Tij dhe ta ndijosh te pashoq ne secilin ?—te levizesh kaledoskopin,dhe te gjesh kombinime te reja hiresh te pakrahasueshme ?Ne grazhd dhe ne perjetesi,mbi kryq dhe mbi fron,ne kopsht dhe ne mbreterine e Tij,midis hajduteve ose mes kerubineve,Ai eshte kudo « terheqes ne çdo pikepamje. »Shqyrto me kujdes çdo akt te vogel te jetes se Tij dhe çdo tipar te karakterit te Tij dhe Ai eshte po aq i bukur ne vogelsine sa edhe ne madherine.Gjykoheni si te doni,nuk mund ta çensuroni ;peshoheni si te pelqeni dhe nuk do t’i mungoje gje.Perjetesia nuk do te zbuloje dot hijen e ndonje njolle ne te Shumedashurin tone por perndryshe,teksa koherat rrotullohen,lavdite e Tij te fshehura do te shndrisin me shkelqim akoma me shume te paperfytyrueshem dhe hijeshia e Tij e pashprehshme do te mrekulloje akoma me shume te gjitha mendjet qiellore.

Publicité

Publié dans Maj

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article