15 qershor
15 qershor-mengjes {Lexim i perditshem :#Jobi 1 :1-4 :21} {Studim i shpejte :#Jobi 11 :1-14 :22}
“Dhe Sara tha: “Perendia me ka dhene çka duhet per te qeshur,kushdo qe do ta degjoje ka per te qeshur bashke me mua.” {#Zanafilla 21:6}
Ishte shume pertej pushtetit te natyres dhe madje kunder ligjeve te saj qe Sara e moshuar te mund te nderohej me nje djale;dhe po ashtu eshte pertej çdo rregulle te zakonshme qe une,nje mekatar i gjore,i pandihme dhe i çbere te mund te gjej hir per te mbajtur ne shpirtin tim Frymen banuese te Zotit Jezus.Une,qe nje here isha i deshperuar dhe me vend sepse natyra ime ishte e thare,e vyshkur,e djerre dhe e mallekuar si nje shkretetire me angullima kafshesh,po,une,te mund te sjell tani frute shenjterie.Me vend goja ime do mbushet me qeshje te gezueshme per shkak hirit befasues e te veçante qe kam marre prej Zotit,sepse kam gjetur Jezusin,faren e premtuar dhe Ai eshte imi perhera.Kete dite do te ngre psalme triumfi per Zotin tim qe u kujtua per gjendjen time te ulet,sepse “zemra ime ngazellohet ne Zotin,forca ime ngrihet tek Zoti;goja ime hapet kunder armiqve te mi,sepse gezohem nga shpetimi yt.”
Do doja qe te gjithe ato qe degjojne per çlirimin tim prej ferrit dhe per viziten time teper te bekuar prej se larti te qeshin me mua.Do befasoj familjen time me paqen time te bollshme;do kenaq miqte e mi me lumturine time perhera rritese;do ndertoj Kishen me rrefimet e mia mirenjohese;dhe madje edhe do t’i le pershtypje botes me harene e bisedave te mia te perditshme.Buniani na flet se Meshira,pa pasur per tu habitur,qeshi ne gjume kur enderroi per Jezusin.Une do jem plot me gezim atehere kur I Dashuri im eshte tema e mendimeve te mia te perditshme.Zoti Jezus eshte nje det i thelle gezimi:shpirti im do zhytet aty,do gelltitet ne kenaqesite e shoqerise se Tij.Sara shikoi Isakun e saj dhe qeshi me ekstaze dhe te gjithe miqte e saj me te;dhe ti shpirti im,shiko te Jezusi dhe fto qiellin dhe token te bashkohen ne gezimin tend te pashprehshem.
15 qershor-mbremje
“Ai qe çfaredo qe te hape,askush nuk mund ta mbylle.” {#Zbulimi 3:7}
Jezusi eshte ruajtesi i portave te parajses dhe ve perpara çdo shpirti besimtar nje dere te hapur qe asnje njeri ose djall nuk mund te jete i afte t’ia mbylle.Cfare gezimi qe eshte kur zbulon se besimi ne Te eshte çelesi i arte i portave te perjetshme.Shpirti im,a e mban kete çeles ne kraharorin tend apo po i beson ndonje tjetri qe se fundmi do deshtonte?Degjo kete shembelltyre te predikuesit dhe mbahe mend ate.Mbreti i madh ngriti nje banket dhe i shpalli te gjithe botes se asnje nuk do te hyje perveç atyre qe sjellin lulen me te hijshme qe lulezon mbi toke.Frymat e njerezve afrohen te porta me mijera dhe secili sjell lulen qe e vlereson si mbretereshen e kopshtit;por me turma ato hiqen qafe prej pranise mbreterore dhe nuk hyjne ne sallat festive.Disa mbajne ne duart e tyre idhnakthen vdekjeprurese te besestytnise,ose lulekuqet valevitese te Romes,ose kukute e vete drejtesise,por keto nuk i jane te shtrenjta Mbretit dhe pruresit lihen jashte portave prej perlash.Shpirti im,a ke mbledhur trendafilin e Sharonit?A e mban vazhdimisht ne gjirin tend zambakun e lendines?Nese po,kur te vish lart te portat e parajses do njohesh vleren e tij sepse nuk te duhet veçse te tregosh kete me te perzgjedhuren lule dhe Deretari do ta hape:as dhe per nje çast nuk do te pengoje hyrjen tende sepse Deretari ia hap perhera porten atij trendafili.Do gjesh udhen me trendafilin e Sharonit ne doren tende deri ne vete fronin e Zotit sepse vete parajsa nuk zoteron asgje qe ia tejkalon bukurise se tij rrezelluese dhe prej te gjitha luleve qe lulezojne ne parajse nuk ka asnje qe mund te matet me zambakun e lendines.Shpirti im,merr trendafilin e kuq te Kalvarit ne doren tende me ane te besimit,mbahe me ane te dashurise,ruaje me ane te shoqerimit,beje gjithçkane tende ne gjithçka me ane te vigjilences se perditshme dhe do te bekohesh pertej çdo lumnie,do jesh me shume i lumtur se ne nje enderr.Jezus,ji perhera imi,Zoti im,parajsa ime,gjithçkaja ime.