1 tetor

Publié le par alban

1 tetor-mengjes  {Lexim i perditshem :#Mateu 1:1-4:25}  {Studim i shpejte:#Mateu 1:1-4:25}

 

“Fryte te zgjedhura te çdo lloji,te fresketa dhe te thata,qe i kam ruajtur per ty,i dashuri im.” {Kantiku,7;13}

 

Nusja deshiron ti jape Jezusit gjithçka qe ajo prodhon.Zemra jone ka “lloj lloj fryte te zgjedhura,te fresketa dhe te vjetra,dhe ato jane te ruajtura per te Dashurin tone.Ne kete sezon vjeshte te pasur frytash,le te mbikeqyrim furnizimet tona.Kemi fryta te reja.Ne deshirojme te ndjejme jete te re,gezim te ri,mirenjohje te re;kemi nevoje te marrim vendime te reja dhe ti zbatojme me perpjekje te reja;zemra jone lulezon me lutje te reja,dhe shpirti yne po zotohet per perpjekje te reja.Por ne kemi gjithashtu ca fryte te vjetra.Eshte dashuria jone e pare:nje fryt i zgjedhur ajo!dhe Jezusi kenaqet ne te.Eshte besimi yne i pare:ai besim i thjeshte me ane te cilit,duke mos pasur asgje behemi zoteruesit e gjithçkaje.Eshte gezimi yne kur se pari njohem Zotin:le ta riperterisim.Kemi perkujtimet e vjetra te premtimeve.Sa besnik ka qene Zoti!Ne semundje,sa butesisht e pergatiti shtratin tone!Ne ujra te thella,sa me qetesi na nxorri jashte!Ne furren e zjarrte,sa hiresisht na çliroi.Fryta te vjetra me te vertete!Ne kemi shume nga to,sepse meshirat e tij kane qene me shume se sa floket e kokes tone.Per mekatet e vjetra ne duhet te na vije keq,por atehere ne kemi patur pendime qe Ai na ka dhene,me ane te te cilave ne kemi bere udhen tone te kryqi duke qare,dhe kemi mesuar meriten e gjakut te tij.Ne kemi fryte,kete mengjes,te reja dhe te vjetra;por ketu eshte pika—ato jane te gjitha te ruajtura per Jezusin.Me te vertete,jane sherbimet me te mira dhe me te pranueshme ne te cilat Jezusi eshte qellimi i vetem i shpirtit,dhe lavdia e tij,pa ndonje perzierje çfaredoqofte,qellimi i te gjitha perpjekjeve tona.Le te ruhen shume nga frytat tona vetem per te Dashurin tone;le ti veme ne dukje ato kur Ai eshte me ne,dhe jo ti nxjerrim perpara veshtrimit te njerezve.Jezus,ne do mbyllim me çeles porten e kopshtit,dhe askush nuk do te hyje per te te grabitur nje nga frytet prej tokes qe Ti ke ujitur me djersen tende te gjakosur.Gjithçkaja jona do te jete jotja,e jotja vetem,o Jezus,i Dashuri yne!

 

 

1 tetor-mbremje

 

“Ai do te jape hir dhe lavdi.” {#Psalmi 84:11}

 

I Perjetshmi eshte bujar ne natyren e tij;te jape eshte kenaqesia e tij.Dhuratat e tij jane pertej mase te çmueshme,dhe jane po aq falas te dhena sa drita e diellit.Ai  i jep hir te zgjedhurit te tij sepse keshtu i pelqen,te shfajesuarit te tij per shkak te beselidhjes se tij,te te thirrurit per shkak te premtimit te tij,besimtareve sepse ato e kerkojne Ate,mekatarve sepse ato kane nevoje per Te.Ai jep hir bollesisht,ne kohen e duhur,vazhdimisht,gatishmerisht,sovranisht;duke rritur dyfish vleren e miresise se tij me menyren e dhenies se saj.Hir ne te gjitha format e saj Ai e jep lirisht popullit te tij:duke ngushelluar,duke ruajtur,duke shenjteruar,duke drejtuar,duke mesuar,hir ndihmes Ai derdh me zemergjeresi ne shpirtrat e tyre pa pushuar,dhe Ai do te beje gjithmone keshtu pa pushuar,çfaredo qe mund te ndodhi.Semundja mund te ndodhe,por Zoti do te jape hir;varferia mund te na ndodhe,por hir do te jipet me siguri;vdekja duhet te vije por hiri do te ndeze nje qiri ne oren me te erret.Lexues,sa gje e bekuar qe eshte teksa vitet rrokullisen,dhe gjethet fillojne perseri te bien,te gezosh nje premtim te tille te pavyshkur si ky,”Zoti do te jape hir.”

 

Bashkelidhja e vogel “dhe” ne kete varg eshte perçina prej diamanti qe lidh te tashmen me te ardhmen:hiri dhe lavdia shkojne perhera bashke.Zoti i ka martuar ato dhe askush nuk mund ti ndaje ato.Zoti nuk do ti mohoje kurre nje shpirti lavdi atij qe Ai i ka dhene falas te varet ne hirin e tij;me te vertete,lavdia  nuk eshte gje tjeter perveçse hiri ne rrobat e Shabatit,hiri ne lulezim te plote,hiri si fryti i vjeshtesh,i pjekur dhe i perkryer.Sa shpejt ne mund te kemi lavdi,askush nuk mund ta thote!Mund te ndodhe qe perpara ketij muaji tetori te shikojme Qytetin e Shenjte;por qofte intervali me i gjate ose me i shkurter,ne do te lavderohemi.Lavdi,lavdine e qiellit,lavdine e perjetesise,lavdine e Jezusit,lavdine e Atit,Zoti do ti jape me siguri te zgjedhurve te tij.O,premtim i rralle i nje Zoti besnik!

 

Dy vargonj te arte te nje zinxhiri qiellor:

Ai qe ka hir do te fitoj me siguri lavdi.

 

 

 

Publicité

Publié dans Tetor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article