31 tetor

Publié le par alban

31 tetor-mengjes  {Lexim i perditshem :#Lluka 23 :1-24 :53}  {Studim i shpejte :#Gjoni 8 :1-10 :42}

 

“Perteri tek mua nje fryme te patundur.”  {#Psalmi 51 :10}

 

Nje Krishter i paqendrueshem,nese ka nje shkendije jete te mbetur ne te do te gulçoje pas rimekembjes.Ne kete rimekembje i njejti ushtrim hiri kerkohet po ashtu si ne tjetersimin tone.Ne patem nevoje per pendim atehere ;me siguri qe kemi nevoje per te tani.Ne fillim ne donim besim qe te mund te vinim te Krishti ;vetem i njejti hir mund te na sjelle ne te Jezusi tani.Ne donim nje fjale prej Shumetelartit,nje fjale prej buzes se Shumetedashurit,per ti dhene fund atehere frikave tona ;ne do te zbulojme se shpejti,kur jemi nen nje ndijim mekati te tanishem,se kemi nevoje per nje fjale tani.Asnje njeri nuk mund te riperterihet pa  nje shfaqje  po aq reale dhe te vertete te energjise se Frymes se Shenjte sa ai ndjeu ne fillim,sepse vepra eshte po aq e madhe,dhe mishi dhe gjaku jane po aq mes rruges tani saç ishin perhera me perpara.Le te jete dobesia jote,o I Krishtere,nje argument per te te bere ti lutesh me kembngulje Zotit tend per ndihme.Kujto,Davidi kur e ndjeu veten te ishte i pafuqishem,nuk ndenjti kemb e kryq ose mbylli gojen,por nxitoi per tek froni i meshires me « perteri tek mua nje fryme te drejte. »Doktrina qe thote se te pandihmuar ju nuk mund te beni asgje,mos ju pergjumi ;por le te jete nje hosten ne krahun tend per te te çuar me nje kembngulje te tmerrshme te Ndihmesi i fuqishem i Izraelit.O paçit hir per te lutur Zotin,po ashtu si edhe per jeten tuaj—« Zot,perterit tek une nje fryme te drejte. »Ai qe i lutet me sinqeritet Zotit per te bere kete,do te provoje ndershmerine e tij duke perdorur menyren me ane te ciles Zoti vepron.Ji shume ne lutje,jeto shume mbi Fjalen e Zotit ;vrit epshet qe kane larguar Zotin prej teje ;ki kujdes ne lidhje me ngritjet e ardhshme te mekatit.Zoti ka vete  shtigjet e tij te caktuara ;ulu menjane dhe do te jesh gati kur Ai kalon aty prane.Vazhdo ne gjithe keto urdherime qe do te ndihmojne dhe qe do te te ushqejne hiret e tua te mekura ;dhe duke ditur se e gjithe fuqia duhet te dali prej Atij,mos pusho te therrasesh, « perterit ne mua nje fryme te drejte. »

 

 

31 tetor-mbremje

 

« Une te njoha ne shkretetire,ne token e thatesires se madhe. »  {#Osea 13 :5}

 

Po,Zot,Ti me njohe me te vertete ne gjendjen time te rene,dhe Ti me zgjodhe madje edhe atehere per Veten Tende.Kur isha i neveritshem dhe i vete-urryer,Ti me prite me te vertete si femija jot,dhe plotesove me te vertete nevojat e mia.I bekuar perhere qofte emri yt per kete meshire falas,te pasur dhe te bollshme.Qe atehere,perjetimi im i brendshem ka qene shpesh nje shkretetire;por Ti me ke pranuar akoma si I Shumedashuri jot,dhe ke derdhur ujera dashuri dhe hir ne mua per te me gezuar,dhe per te me bere te frytshem.Po,kur rrethanat e mia te jashtme kane qene me te keqijat,dhe kam bredhur ne nje toke te thate,prania jote e embel me ka ushqyer.Njerezit nuk me kane njohur kur perçmimi me ka prekur,por Ti ke njohur shpirtin tim mes kundershtimeve,sepse asnje zemerdhembje dobeson shkelqimin e dashurise tende.Zot i shumehirshem,te madheroj per te gjithe besnikerine tende kundrejt meje ne rrethana sprovuese,dhe me vjen keq kur te kam harruar dhe kam qene i hareshem ne zemer,nderkohe qe i detyrohem per gjithçka miresise dhe dashurise tende.Ki meshire mbi sherbetorin tend ne kete gje !

Shpirti im,nese Jezusi te ka njohur keshtu ne gjendjen tende te ulet,sigurohu se tani zoteron Ate dhe çeshtjen e Tij tani qe je ne begatine tende.Mos u fry prej sukseseve te kesaj bote aq sa te turperohesh prej se vertetes ose kishes se varfer me te cilen je bashkuar.Ndiq Jezusin ne shkretetire :mba kryqin me Te kur nxehtesia e persekutimit rritet.Ai te pranoi ty,o shpirti im,ne varferine dhe turpin tend,--mos ji kurre aq tradhetar sa te kesh turp prej Tij.O sa turp i madh  ne mendimin e se pasuri turp prej Te Shumedashurit tim me te mire !Jezus,shpirti im rri ngjitur me ty.

 

Drejt teje do kthehem ne ditet e drites

Po ashtu si ne netet e shqetesimit,

Ti shkelqen mes gjithe atij shkelqimi !

Ti me i hirshmi i te hirshmve !

Publicité

Publié dans Tetor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article