23 qershor

Publié le par alban

 

23 qershor-mengjes {Lexim i perditshem :#Jobi 34 :1-37 :24} {Studim i shpejte :#Jobi 38 :1-39 :30}

 

“Efraimi eshte nje kulaç i pakthyer.” {#Osea 7:8}

 

Nje kulaç i pakthyer eshte i papjekur nga njera ane dhe ashtu ishte Efraimi,ne shume pikepamje,i paprekur prej hirit hyjnor:edhe pse kishte nje bindje te pjesshme,kishte mbetur shume rebelim.Shpirti im,te pergjerohem,shiko nese eshte rasti yt apo jo.A jeni te persosur ne gjerat e Zotit?A ka hyre hiri mu ne qender te qenies tende aq sa te ndjehet ne veprimet e tij hyjnore ne te gjitha fuqite,veprimet,fjalet dhe mendimet e tua?Te shenjterohesh,fryme,shpirt dhe trup duhet te jete qellimi dhe lutja jote;dhe edhe pse shenjterimi mund te mos jete i perkryer ne ty ne shkalle kudo,prapeseprape ai duhet te jete i pergjithshem  ne veprimin e tij;nuk duhet te kete shfaqje shenjterie ne nje vend dhe mekat mbreterues ne nje tjeter,perndryshe,edhe ti do te jesh nje kulaç i pakthyer.

Nje kulaç i pakthyer shpejt digjet ne anen me afer zjarrit dhe edhe pse nje njeri nuk mund te kete fe te tepert,prapeseprape ka disa qe duken te percelluar shume me zell fanatik per ate pjese te se vertetes qe kane marre ose jane te shkrumbezuar me nje mburrje farizenje per ato vepra fetare qe i pershtaten qejfit te tyre.Shfaqja e marre persiper e nje shenjterie te eperme shpesh shoqeron nje mungese te plote te çdo pershpirtshmerie jetesore.I shenjti ne publik eshte nje djall kur eshte vetem.Diten ai merret me tregtine e miellit dhe naten me ate te blozes.Kulaçi qe eshte i percelluar nga njera ane eshte brume i papjekur nga ana tjeter.

 

Nese eshte keshtu me mua,O Zot,me kthe!Kthe natyren time te pashenjteruar ne zjarrin e dashurise Tende dhe le ta ndjeje flaken e shenjte,dhe ana ime e percelluar le te ftohet pak ndersa mesoj dobesine time dhe mungesen e nxehtesise kur jam hequr prej flakes tende qiellore.Mos lejo qe te jem nje njeri me dy mendje por nje njeri i teri nen ndikimin e fuqishem te hirit mbreterues;sepse e di mire se nese mbetem nje kulaç i pakthyer dhe nuk jam nga te dy anet subjekti i hirit tend,atehere do konsumohem perhera mes flakeve te perjetshme.

 

 

23 qershor-mbremje

 

“Duke pritur biresimin.” {#Romakeve 8:23}

 

Edhe ne kete bote te shenjtet jane femijet e Perendise por njerezit nuk mund t’i zbulojne dot se jane te tille perveçse me ane te disa karakteristikave morale.Biresimi nuk eshte shfaqur,femijet nuk jane akoma te shpallur hapur.Midis romakeve nje njeri mund te biresonte nje femije dhe ta mbante te fshehte per nje kohe te gjate:por kishte nje biresim te dyte ne publik;kur femija sillej perpara autoriteteve rrobat e tij te meparshme hiqeshin dhe ati qe e kishte marre per te qene femija i tij i jipte nje rrobe te pershtatshme per gjendjen e re te jete se tij. “Te dashurit e mi,tani ne jemi bij te Perendise por se çfare do te jemi kjo nuk eshte bere ende e njohur. »Ne nuk jemi veshur akoma me veshjen qe i ka hije familjes qiellore mbreterore ;ne kemi veshur ne kete mish dhe gjak ate qe veshem duke qene femije te Adamit;por e dime se “kur Ai do shfaqet” I Cili eshte “parelinduri midis shume vellezerve,” do jemi si Ai,do ta shikojme ashtu si Ai eshte.A nuk e perfytyroni dot se nje femije i marre prej rangjeve me te ulet te shoqerise dhe i biresuar prej nje senatori roman,t’i thoshte vetes, “deshiroj me zjarr diten kur do biresohem publikisht.Atehere do heq keto veshje plebee dhe do vishem ashtu siç i shkon rangut te senatorit?”I lumtur prej asaj qe ka marre,per vete kete arsye,ai deshiron me zjarr te marre plotesine e asaj qe i eshte premtuar.Ashtu eshte me ne sot.Ne po presim derisa te veshim rrobat tona te pershtatshme dhe te shfaqemi si femijet e Zotit.Jemi fisnike te rinj dhe akoma nuk kemi vene kurorezat,jemi te fejuara  dhe dita e marteses  nuk ka ardhur akoma dhe prej dashurise qe Dhendrri yne ka per ne,deshirojme me zjarr mengjezin martesor.Vete lumturia jone na ben qe te gulçojme me shume;gezimi yne ashtu si nje burim i fryre qe do  te brufulloje si nje gejzer islandez,duke kercyer deri ne qiej dhe ofshan dhe psheretin perbrenda frymes sone prej mungeses se hapesires dhe vendit per t’ia shfaqur veten njerezve.

Publicité

Publié dans Qershor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article