24 qershor
24 qershor-mengjes {Lexim i perditshem :#Jobi 38 :1-40 :24} {Studim i shpejte :#Jobi 40 :1-42 :17}
“Nje grua nga turma i tha me ze te larte: “Lum barku qe te mbajti dhe gjiri qe te mendi.”Por Ai i tha : « Per me teper,lum ata qe degjojne fjalen e Perendise dhe e mbajne. » {#Lluka 11:27,28}
Disa perfytyrojne me deshire se fakti i qenies nena e Zotit tone duhet te kete perfshire shume privilegje te veçanta.Atyre ia merr mendja se ajo mund te shikonte ne thelbin e zemren se tij ne nje menyre qe ne nuk mund ta shpresojme ta bejme.Mund te kete ne pamje te pare nje fare vertetesie ne kete hamendje por ne te vertete jo dhe aq.Ne nuk e dime se Maria dinte me shume se te tjeret ;ate qe ajo dinte beri mire qe e ruajti ne zemren e saj por ajo nuk duket prej asaj qe lexojme ne Ungjijt te kete qene nje besimtare me e mesuar se çdo dishepull tjeter i Krishtit.Gjithçka qe ajo dinte edhe ne mund ta zbulojme.A habiteni se flasim ne kete menyre ?Ketu ka nje tekst per ta provuar kete: “Sekreti i Zotit u tregohet atyre qe kane frike prej Tij dhe Ai u ben te njohur atyre beselidhjen e Tij.”Kujtoni fjalet e Mjeshtrit—“Nuk po ju them me sherbetore,sepse sherbetori nuk e di se çfare ben i zoti i tij.Ndersa ju,ju ka quajtur miq,sepse te gjitha ato qe degjova per Atin Tim jua bera te njohura juve.”Kaq bekueshem ky Zbulues Hyjnor i sekreteve na tregon zemren e Tij sa nuk mban asgje prej asaj qe eshte e perfitueshme per ne;vete bindja e Tij eshte, “Po te mos ishte keshtu,do t’ju kisha thene.”A nuk na shfaqet neve ashtu si nuk i shfaqet botes?Po,ashtu eshte dhe prandaj ne nuk do te bertasim me padije, “Lum barku qe te mbajti,” por do te bekojme me zgjuarsi Zotin se,mbasi degjuam Fjalen dhe e mbajtem ate,kemi se pari po aq shoqerim te vertete me Shpetimtarin sa E Virgjera pati dhe ne rradhe te dyte po aq njohje te vertete me te fshehtat e zemres se Tij sa mund te hamendesohet sa ajo pati fituar.Lum shpirti i privilegjuar keshtu!
24 qershor-mbremje
« Shadraku,Meshaku dhe Abed-nego iu pergjigjen mbretit duke thene…dije,o mbret,qe ne nuk do t’u sherbejme perendive te tua.” {#Danieli 3 :16,18}
Tregimi i kurajos burrerore dhe çlirimit te mrekullueshem i tre femijeve te shenjte,ose me sakte tre kampioneve,eshte e llogaritur mire qe te nxise ne mendjen e besimtareve palekuendshmeri dhe qendrueshmeri ne mbajtjen lart te se vertetes ne dhembet e tiranise dhe ne vete kthetrat e vdekjes.Krishteret e rinj le te mesojne prej shembullit te tyre,qofte persa i perket besimit se fese,qofte ndershmerise ne pune,per te mos flijuar kurre ndergjegjet e tyre.Me mire te humbni gjithçka se sa te humbni ndershmerine tuaj dhe kur çdo gje tjeter nuk eshte me,akoma mbani nje ndergjegje te paster si guri i çmuar me i rralle qe mund te zbukuroje kraharorin e nje te vdekshmi.Mos ndiq shumicen por yllin polar te autoritetit hyjnor.Ndiq te drejten me çdo kusht.Kur nuk shikon fitim te tanishem,ec me ane te besimit dhe jo me ane te shikimit.Nderoje Zotin duke e besuar kur behet fjale per çeshtje humbjesh per hir te parimit.Shikoni nese Ai do te jete borxhliu juaj !Shikoni nese nuk provon fjalen e Tij se « pershpirtshmeria sjell fitim te madh, » dhe se ato qe « kerkojne me pare mbreterine e Tij dhe drejtesine e Tij do t’i shtohen te gjitha keto gjera.»Nese ndodh se,prej provanise se Zotit,je nje humbes per shkak te ndergjegjes,do te zbuloni se nese Zoti nuk ta kthen me argjendin e mbrotherise tokesore,Ai do ta kryeje premtimin e Tij me arin e gezimit shpirteror.Kujto se jeta e njeriut nuk qendron ne teprine e pasurive te tij.Te veshesh nje fryme te çiltert,te kesh nje zemer te zbrazur prej shkeljes,te kesh favorin dhe buzeqeshjen e Zotit eshte pasuri me e madhe se ajo qe mund te jipnin minierat e Ofirit ose qe mund te fitonte tregtia e Tirit.Me mire te kesh per te ngrene bar kur ka dashuri se sa nje ka te majmur kur ka urrejtje.Nje gram prehje zemre vlen me shume se nje ton ar.