30 tetor
30 tetor-mengjes {Lexim i perditshem :#Lluka 21:1-22:71} {Studim i shpejte:#Gjoni 6:1-7:53}
“Do te te kremtoj o Zot.” {#Psalmi 9:1}
Lavdia duhet te ndjeke perhera lutjen e pergjigjur;ashtu si mjegulla mirenjohese e tokes ngrihet kur dashuria e diellit te qiellit ngroh token.A ka qene per ty Zoti i hirshem,dhe ka perkulur veshin e tij drejt zerit te pergjerimit tend?Atehere lavderohe Ate po aq gjate sa jeton.Fryti i pjekur le te bjere mbi token pjellore prej se ciles terhoqi jeten e tij.Mos i moho nje kenge Atij qe i eshte pergjigjur lutjes tende dhe qe ka permbushur deshiren e zemres tende.Te jesh i heshtur ne lidhje me meshirat e Zotit eshte te terheqesh mbi vete fajin e mosmirenjohjes;eshte te sillesh po aq ulet sa te nente leprozet,qe pasi qene sheruar prej leprozes nuk u kthyen per te falenderuar Zotin sherues.Te harrosh te lavderosh Zotin do te thote te refuzosh perfitimin vetvetes;sepse lavdia ashtu si lutja,eshte nje prej mjeteve per te ndihmuar ne rritjen e jetes shpirterore.Ajo ndihmon per te hequr barrat tona,per te nxitur shpresat tona,per te rritur besimin tone.Eshte nje ushtrim i shendetshem dhe fuqidhenes qe ngjall pulsin e besimtarit,dhe i jep zemer Atij per ndermarrje te fresketa ne sherbimin e Zotit te tij.Te bekosh Zotin per meshirat e marra eshte gjithashtu rruga per ti dhene perfitim edhe te afermeve tane;”i peruluri do te degjoje dhe do te jete i gezuar.”Te tjere qe kane qene ne rrethana te tilla te ngjashme do te marrin ngushellim nese ne mund te themi,”oh!madhero Zotin me mua,dhe le ta ekzaltojme emrin e Tij bashke;ky njeri i varfer therriti,dhe Zoti e degjoi ate.”Zemrat e dobeta do te forcohen dhe te shenjtet ne renie e siper do te rigjallerohen teksa degjojne “kenget tona te çlirimit.”Dyshimet dhe frikat e tyre do te qortohen teksa ne mesojme dhe i beme verejtje njeri tjetrit ne psalme dhe himne dhe kenge shpirterore.Edhe ato gjithashtu “do te kendojne ne udhet e Zotit,”kur do na degjojne ne te madherojme emrin e Tij te shenjte.Lavderimi eshte detyra me qiellore e Te Krishterit.Engjejt nuk luten,por ato nuk pushojne te lavderojne nate e dite;dhe te shpenguarit,te veshur ne rroba te bardha,me dege palme ne duart e tyre,nuk jane kurre te lodhur se kenduari kengen e re,”I denje eshte Qengji.”
30 tetor-mbremje
“Ti qe banon ne kopshte,shoket po degjojne zerin tend;bej ta degjoj dhe une.” {#Kantiku i kantikeve 8 :13}
Zoti im i embel Jezus e mban mend mire kopshtin e Getsemanes,dhe edhe pse Ai eshte larguar nga ai kopsht,tani banon ne kopshtin e Kishes se Tij :atje Ai i hap Veten atyre qe ruajne shoqerine e Tij te bekuar.Ai ze dashurie me ane te cilit Ai i flet te shumedashurve te tij eshte me shume melodioz se sa harpat e qiellit.Ka nje thellesi dashurie melodioze perbrenda tij qe le shume mbrapa çdo muzike njerezore.Me mijera mbi toke,dhe me miliona lart,kenaqen me thekset e tij harmonioze.Disa qe i njoh mire,dhe qe i kam shume lakmi,po degjojne ne kete çast zerin e dashur.O sikur te isha pjesemarres i gezimeve te tyre !Eshte e vertete se disa nga keto jane te varfer,te tjere qe kane zene shtratin,dhe disa afer portave te vdekjes,por o Zoti im,do doja me gezim te vdisja prej urie me to,te vishkem me to,ose te vdes me to,sikur te mund te degjoja zerin Tend.Nje here e degjoja ate shpesh,por kam trishtuar Frymen tende.Kthehu tek une ne dhembshuri,dhe edhe nje here tjeter me thuaj, « Une jam shpetimi yt. »Asnje ze tjeter nuk mund te me gezoje ;e njoh zerin Tend,dhe nuk mund te mashtrohem prej nje tjetri,me ler ta degjoj ate,te lutem.Nuk e di se çfare do te thuash,as nuk ve ndonje kusht,o I Shumedashuri im,me ler me te te vertete te te degjoj te flasesh,dhe nese eshte nje qortim do te te bekoj per kete.Ndoshta per te pastruar veshin tim te rende mund te kete nevoje per nje operacion shume te dhimbshem per mishin,por le te kushtoje sa te mundet per aq sa nuk menjahohem prej deshires se zjarrte,me bej qe te degjoj zerin Tend.Hap veshin tim perseri ;shpo veshin tim me notat Tende me te vrazhda,veçse mos me lejo qe te vazhdoj i shurdhet ne lidhje me therritjet e tua.Sonte,Zot,plotesoja te pavlershmit tend deshiren e tij,sepse jam i yti,dhe Ti me ke blere me gjakun tend.Ti ke hapur syte e mi per te te pare,dhe shikimi me ka shpetuar mua.Zot,hap veshin tim.Une kam lexuar zemren tende,tani me ler te degjoj prej buzeve te tua.