28 tetor
28 tetor-mengjes {Lexim i perditshem :#Lluka 17:1-18:43} {Studim i shpejte:#Gjoni 1:1-2:25}
“Une ju kam zgjedhur nga bota.” {#Gjoni 15 :19}
Ketu ka nje hir dallues dhe veshtrim diskriminues ;sepse disa jane bere objektet e veçanta te zemerdashurise hyjnore.Mos kini frike te qendroni mbi kete doktrine te larte te zgjedhjes.Kur fryma juaj eshte e renduar dhe e trishtuar,do te zbuloni se eshte nje pije tonike.Ato qe dyshojne doktrinat e hirit,ose qe i mbulojne me hije,humbin vilet me te pasura te Eshkolit ;ato humbin vererat e rafinuara mire,gjerat e dhjamura plot me palce.Nuk ka balsam ne Gilad te krahasuar me te.Nese mjalti ne pyllin e Xhonatanit ndriçoi syte,ky eshte mjalte qe do tju ndriçoje zemrat per te dashur dhe per te mesuar misteret e mbreterise se Zotit.Ha dhe mos druaj velje ;jeto me kete gjelle te zgjedhur,dhe mos druaj se do te jete per ty nje diete shume e perzgjedhur.Ushqimi prej tryezes se Mbretit nuk do te demtoje asnje prej oborrtareve te Tij.Deshiro te kesh mendjen tende te zgjeruar,qe te mund te kuptosh akoma dhe akoma me shume dashurine e perjtshme,te perhershme diskriminuese te Zotit.Kur je ngjitur aq lart sa zgjedhja,qendro ne malin moter te saj,beselidhja e hirit.Zotimet e beselidhjes jane municionet e nje shkembi te mrekullueshem prapa te cilit ne mbrohemi ;zotimet e beselidhjes me sigurine,Krishtin Jezus,jane vendet prehese te paqme te shpirtrave dritherues.
Betimi i Tij,beselidhja e Tij,gjaku i Tij,
Me mbeshtesin ne ujerat e terbuar;
Kur çdo mbeshtetje tokesore iken,
Ky akoma eshte e gjithe forca dhe prehja ime.
Nese Jezusi ndermori te me sjelle ne lavdi,dhe nese Ati premtoi se do te me jipte Birit per te qene nje pjese e shperblimit te pafundem te punes se shpirtit te tij;atehere,shpirti im,derisa vete Zoti do te jete jobesnik,derisa Jezusi do pushoje te jete e verteta,ti je i sigurte.Kur Davidi kerceu ashtu perpara arkes,ai i tha Mikas se zgjedhja e shtyu qe te bente ashtu.Eja shpirti im,ekzalto perpara Zotit te hirit dhe kerce prej gezimit te zemres.
28 tetor-mbremje
“Koka e tij eshte ar i kulluar,kaçurelat e flokeve te tij jane rica-rica,te zeza korb.” {#Kantiku 5:11}
Te gjitha krahasimet deshtojne per te nxjerre perpara Zotin Jezus,por nusja perdor maksimumin e asaj qe ajo mund.Me koken e Jezusit ne mund te kuptojme hyjnine e tij,”sepse koka e Krishtit eshte Zoti” dhe me pas shufra prej ari me te paster eshte metafora me mire e perfytyrueshme,por te gjitha shume te varfra per te pershkruar Nje kaq te çmuar,kaq te paster,kaq te shtrenjte,kaq te lavdishem.Jezusi nuk eshte nje cifel ari,por nje glob i madh ari,nje mase e paçmueshme thesari sa qe as toka dhe qielli nuk mund t’ia kalojne.Krijesat jane thjesht hekur dhe argjil,te gjitha do te zhduken si druri,sana dhe kamjalla,por Koka e perjetshme e krijeses se Zotit do te shkelqeje akoma perhera e perhera.Ne Te nuk ka perzierje,as njolle me te vogel aliazhi.Ai eshte perhera pafundesisht i shenjte dhe po ashtu hyjnor.Kaçurelat e flokeve te tij pershkruajne fuqine e tij burrerore.Nuk ka asgje joburrerore ne Shumetedashurin tone.Ai eshte njeriu me burreror.I guximshem si nje luan,punetor si nje ka,i shkathet si nje shqiponje.Cdo bukuri e perfytyrueshme ose e paperfytyrueshme eshte per tu gjetur ne Te,edhe pse nje here Ai u perçmua dhe u hodh poshte prej njerezve.
Ari me i perzgjedhur koken e tij
Me embelsi te fshehte parfumos
Kaçurelat e tij varen te gjitha
Po aq te zeza sa pendet e korbit.
Lavdia e kokes se Tij nuk eshte e qethur,Ai eshte perjetesisht i kurorezuar me madheri te pashoqe.
Floku i zi tregon freski rinore,sepse Jezusi ka vesen e rinise se Tij mbi Te.Te tjeret me kalimin e moshes behen te plogesht,por Ai eshte perhera nje Prift ashtu siç ishte Melkisedeku ;te tjeret vijne dhe shkojne,por Ai qendron si Zot mbi fronin e Tij,bote pa fund.Ne do ta shikojme Ate sonte dhe do ta adhurojme.Engjejt po veshtrojne mbi te—te shpenguarit e Tij nuk duhet te kthejne syte e tyre prej Tij.Ku valle ka nje te Dashur te tille ?O nje ore shoqerim me Te !Larg,ju shqetesime pervjedhese !Jezusi me terheq,dhe une vrapoj mbas Tij.