27 tetor
27 tetor-mengjes {Lexim i perditshem :#Lluka 14:1-16:31} {Studim i shpejte:#Lluka 23:1-24:53}
“Nje thenie qe ia vlen te besohet.” {#2Tim 2 :11}
Pali kishte kater nga keto « theniet qe ia vlejne te besohen. »E para eshte:”kjo eshte nje thenie per tu besuar dhe qe ai vlen te pranohet :Krishti Jezus erdhi ne bote per te shpetuar mekataret. » {#1 Tim 1 :15}
Tjetra eshte : « pershpirtshmeria eshte e dobishme per gjithçka,meqe mban premtimin e jetes se tanishme dhe te asaj qe vjen. Kjo eshte fjale qe ia vlen te besohet dhe te pranohet plotesisht.{1 Tim 4 :8,9}E treta eshte : « ja nje thenie qe ia vlen te besohet :Nese vdesim me Te,edhe do te jetojme me Te,nese durojme,edhe do te mbreterojme me Te. »{#2 Tim 2 :12} dhe e katerta eshte : « kjo eshte nje thenie qe ia vlen te besohet.Dua qe ti theksosh keto ne menyre qe ata qe besojne Perendine,t’i perkushtohen kryerjes se veprave te mira. »{#Titi 3 :3}Ne mund te bejme nje lidhje midis ketyre thenieve qe ia vlejne te besohen.E para vendos bazen e shpetimit tone te perjetshem ne hirin fales te Zotit,ashtu siç na eshte treguar ne misionin e Shpenguesit tone te madh.Tjetra shpreh bekimin e dyfishte qe ne fitojme me ane te ketij shpetimi—bekimet e burimeve te lartme dhe te poshtme,te kohes dhe te perjetesise.E treta na tregon nje prej detyrave per te cilen populli i zgjedhur eshte i therritur ;ne jemi te caktuar te vuajme per Krishtin me premtimin se « nese vuajme,do te mbreterojme me Te. »E fundit nxjerr perpara formen vepruese te sherbimit Te Krishtere,duke na urdheruar ne me zell te ruajme veprat e mira.Keshtu ne kemi rrenjen e shpetimit ne hirin falas ;me pas,privilegjet e ketij shpetimi ne jeten qe eshte tani,dhe ne ate qe ka per te ardhur ;dhe ne kemi gjithashtu dy deget e medhaja te se vuajturit me Krishtin dhe te sherbyerit me Krishtin,te ngarkuar me frytet e Frymes.Ruaji si te shtrenjta keto thenie qe ia vlejne te besohen.Le te jene ato udherrefyesit e jetes tone,ngushellimi yne,dhe mesimi yne.Apostulli i paganeve dha deshmi per to se ia vlenin te besoheshin,ato ia vlejne te besohen akoma,as dhe nje fjale nuk do te bie ne toke ;ato ia vlejne te pranohen,le ti pranojme tani,dhe te provojme besnikerine e tyre.Le te shkruhen keto kater thenie qe ia vlejne te besohen ne te kater cepat e shtepise sime.
27 tetor-mbremje
« Jemi te gjithe si nje gje e papaster. » {#Isaia 64 :6}
Besimtari eshte nje krijese e re,ai i perket nje brezi te shenjte dhe nje populli te veçante—Fryma e Zotit eshte ne te,dhe ne çdo pikepamje ai eshte i lare prej njeriut natyror ;por akoma I Krishteri eshte nje mekatar.Ai eshte keshtu prej paperkryerjes se natyres se tij,dhe do te vazhdoje keshtu deri ne fund te jetes se tij tokesore.Gishtat e zinj te mekatit lene bloze mbi rrobat tona me te pastra.Mekati prish pendimin tone,para se Poçari i madh ta kete mbaruar ate mbi çark.Egoizmi njollos lotet tane,dhe mosbesimi trazon besimin tone.Gjeja me e mire qe ne kryem ndonjehere perveç merites se Jezusit veçse fryu numrin e mekateve tona ;sepse atehere kur kemi qene teper te paster nen vete syte tane,prapeseprape,ashtu si qiejt,ne nuk jemi te paster nen syte e Zotit ;dhe ashtu si Ai i akuzoi engjejt e tij me çmenduri,aq me teper ne,madje edhe ne gjendjen tone frymerore me engjellore.Kenga qe rreqeth deri ne qiell,dhe kerkon te matet me melodine serafike,permban keqtingellim.Lutja qe leviz krahun e Zotit eshte akoma nje lutje e dermishur,dhe leviz ate krah vetem sepse I Pamekati,Ndermjetesi i madh,nderhyn per te fshire mekatin e pergjerimit tone.Besimi me i arte ose shkalla me e paster e shenjterimit qe nje I Krishtere ka arritur ndonjehere mbi toke,ka akoma kaq shume aliazh ne te sa per te qene e vlefshme vetem per flaket,e konsideruar ne vetvete.Cdo nate qe shikojme ne pasqyre ne shikojme nje mekatar,dhe kemi nevoje te rrefejme, « Ne jemi te gjithe si nje gje e papaster,dhe e gjithe drejtesia jone eshte si nje rrobe e felliqur. »O,sa i çmuar gjaku i Krishtit per te tilla zemra si tonat !Sa dhurate e çmuar qe eshte drejtesia e Tij e perkryer !Dhe sa e shkelqyeshme shpresa e shenjterise se perkryer ketej e tutje !Edhe tani,edhe pse mekati banon ne ne,fuqia e tij eshte e thyer.Ai nuk ka me pushtet ;eshte nje gjarper i shtypur ;ne jemi ne konflikt te hidhur me te,por eshte me nje armik te mposhtur qe ne kemi per ti bere balle.Akoma edhe pak dhe do te hyjme fitimtare ne qytetin ku asgje nuk ndot.