26 tetor
26 tetor-mengjes {Lexim i perditshem :#Lluka 12 :1-13 :35} {Studim i shpejte:#Lluka 21:1-22:71}
“Ju prisnit shume,por ne realitet keni pasur pak;pastaj,kur e keni çuar ne shtepi,une e shperndava.Perse?”,thote Zoti i ushtrive,”per shkak te tempullit tim qe eshte i rrenuar,ndersa secili prej jush rend ne shtepine e vet.” {#Hagai 1:9}
Shpirtrat kurnace rrudhin doren per kontributet per sherbimin dhe veprimet misionare,dhe e quajne nje kursim te tille nje kursim te mire;pak ia merr mendja se ato keshtu po varferojne veten.Justifikimi i tyre eshte se ato duhet te kujdesen per familjet e tyre,dhe ato harrojne se te lesh pas dore shtepine e Zotit eshte rruga e sigurte per te rrenuar vete shtepite e tyre.Zoti yne ka nje metode ne provani me ane te ciles Ai mund ti sjelle mbaresi perpjekjeve tona pertej pritjeve tona,ose mund te permbyse planet tona per vete turpin dhe tronditjen tone;me nje gjest te dores se tij Ai mund ta drejtoje anijen tone ne nje kanal perfitimi ose mund ta dergoje ne toke ne varferi dhe falimentim.Eshte mesimi i Shkrimit se Zoti pasuron bujarin dhe le koprracin te zbuloje se te mbash çon ne varferi.Ne nje sfere te gjere verejtjeje kam vene re se Te Krishteret me zemergjere qe kam njohur kane qene gjithmone me te lumturit,dhe pothuajse pa ndryshuar me te begatet.Kam pare dhenesin bujar te rritet ne pasuri per te cilen ai kurre nuk kishte enderruar;dhe po aq shpesh kam pare koprracin zemerngushte te zbrese ne varferi prej vete atij kursimi me ane te cilit ai mendonte te ngrihej.Njerezit i besojne administruesve qe kane shuma te medha,dhe po ashtu eshte shpesh me Zotin;Ai i jep me bollek atyre qe japin me shumice.Atje ku pasuria nuk eshte dhene Zoti e ben te pakten shume me kenaqesine qe zemra e shenjteruar ndjen ne pjesen e dhjeta e se ciles i eshte perkushtuar Zotit.Egoizmi shikon se pari per shtepine e tij,por pershpirtshmeria kerkon se pari mbreterine e Zotit dhe drejtesine e tij,prapeseprape se fundmi egoizmi eshe humbje,dhe pershpirtshmeria eshte fitim i madh.Ka nevoje per besim per te vepruar kundrejt Zotit me nje dore te hapur,por me siguri Ai e meriton kete prej nesh;dhe gjithçka qe ne mund te bejme eshte nje pohim i borxhit tone te madh kundrejt miresise se tij.
26 tetor-mbremje
“Gjithe lumenjte derdhen ne det,por deti nuk mbushet kurre;nga vendi prej te cilit lumenjte vijne aty kthehen perseri.” {#Predikuesi 1 :7}
« Cdo gje tokesore eshte ne levizje,koha nuk njeh prehje.Toka e forte eshte nje top rrotullues,dhe vete dielli i madh eshte nje yll qe permbush i bindur ecjen e tij perreth ndonje ndriçuesi me te madh.Baticat levizin detin,ererat luhasin oqeanin e hapur,ferkimi bluan shkembin :ndryshimi dhe vdekja qeverisin kudo.Deti nuk eshte nje depo kurnace per nje pasuri ujerash,por po ashtu si prej nje force ujerat derdhen ne te,prej nje tjeter ato ngrihen prej tij.Njerezit lindin te vdesin :çdo gje eshte nxitim,shqetesim,dhe deshperim.Shok i Jezusit i pandryshuar,çfare gezimi qe eshte te mendosh mbi trashegimine tende te pandryshueshme ;detin tend lumnie qe do te jete perhera plot,perderisa vete Zoti do te derdhe lumenj te perjetshem kenaqesie ne te.Ne kerkojme nje qytet per te banuar pertej qiejve,dhe nuk do te zhgenjehemi.Pjesa perpara nesh mund te na mesoje mire mirenjohjen.Ai oqean eshte nje marres i madh,por eshte edhe nje shperndares bujar.Ate qe lumenjte i sjellin ai ia kthen tokes ne formen e reve dhe te shiut.Njeriu qe merr gjithçka por qe nuk kthen nuk eshte ne harmoni me universin.Ti japesh te tjereve nuk eshte veçse te mbjellesh fare per veten tone.Ai qe eshte administrator kaq i mire sa te doje te perdore te ardhurat e tij per Zotin,do ti besohet akoma me shume.Shok i Jezusit,a po i kthen Atij sipas perfitimit te marre ?Te eshte dhene shume,cili eshte fryti yt ?A ke bere gjithçka ?A nuk mund te besh me shume ?Te jesh egoist do te thote te jesh i lig.Perfytyroni sikur oqeani te mos jipte asnje prej thesareve te tij ujore,kjo gje do te sillte rrenim mbi rracen tone.Zoti mos lejofte qe ndonje prej nesh te mund te ndjeke politiken zemerngushte dhe shkaterrimtare te se jetuarit per veten tone.Jezusi nuk e deshi veten.Cdo plotesi banon ne Te,por prej plotesise se tij ne te gjithe kemi marre.O per hir te Jezusit,keshtu pra te mos te jetojme per veten tone !