25 tetor

Publié le par alban

25 tetor-mengjes  {Lexim i perditshem :#Lluka 10 :1-11 :54}  {Studim i shpejte:#Lluka 19:1-20:47}

 

“Per shkak te se vertetes qe qendron ne ne dhe do te jete me ne perhera.”  {#2 Gjoni 1 :2}

 

Lereni te verteten e Zotit te fitoje hyrje ne zemren njerezore dhe tia nenshtroje vetes te gjithe njeriun,asnje pushtet njerezor ose djallezor nuk mund ta deboje dot.Ne e presim ate jo si mik por si i zoti i shtepise—kjo eshte nevojshmeri e krishtere,nuk eshte i Krishter ai qe nuk beson kete.Ato qe ndjejne fuqine jetesore te ungjillit,dhe e njohin fuqine e Frymes se Shenjte tek hap,aplikon dhe vulos Fjalen e Zotit,do donin me mire te beheshin copa copa se sa te shkuleshin larg ungjillit te shpetimit te tyre.Sa mijera meshira jane te mbeshtjellura ne sigurine se e verteta do te jete perhera me ne ;do te jete mbeshtetja jone e gjalle,ngushellimi jone ne diten e vdekjes,kenga jone ngritese,lavdia jone e perjetshme ;ky eshte privilegji i Te Krishterit,pa te besimi yne do te vlente pak.Disa te verteta ne i leme mbrapa,sepse ato nuk jane veç rudimente dhe mesime per fillestaret,por ne nuk mund te sillemi keshtu me te verteten Hyjnore,sepse edhe pse eshte ushqim i bute per femijet,eshte ne kuptimin me te larte ushqim i forte per te rriturit.E verteta se ne jemi mekatare eshte ne menyre te dhimbshme me ne per te na perulur dhe te na beje vigjilent ;e verteta me e bekuar se kushdo qe beson ne Zotin Jezus do shpetohet,qendron me ne si shpresa jone dhe gezimi yne.Perjetimi larg prej se leshuari kapjen tone te doktrinave te hirit,na ka ngjitur me to perhera e me fort ;bazat dhe motivet tona per te besuar jane tani me te forta me te shumta ne numer se sa kurre,dhe ne kemi arsye te presim se do te jete keshtu derisa ne vdekje ne do te shtrengojme Shpetimtarin ne krahet tona.

 

Kudo qe kjo dashuri e se vertetes ndenjese mund te zbulohet,ne jemi te detyruar te ushtrojme dashurine tone.Asnje rreth i ngushte nuk mund te permbaje simpatite tona te hirshme,aq sa e gjere eshte zgjedhja e hirit po aq duhet te jete shoqerimi yne i zemres.Shume gabime mund te perzihet me te verteten e marre,le te luftojme kunder gabimit por akoma te duam vellain per masen e se vertetes qe ne shikojme ne te ;mbi te gjitha le te duam dhe te perhapim te verteten.

 

25 tetor-mbremje

 

« Keshtu Ruthi shkoi dhe nisi te mbledhe kallinjte prapa korresve ;dhe i rastisi te ndodhej ne pjesen e ares qe ishte prone e Boazit i cili i perkiste familjes se Elimelekut. »  {#Rut 2 :3}

 

Rastisi.Po,dukej si nje rastesi por sa ne menyre hyjnore qe ishte drejtuar !Ruthi ishte nisur me bekimin e nenes se saj,nen kujdesin e Zotit te nenes se saj,per nje pune perulese por te ndershme,dhe provania e Zotit po udhehiqte çdo hap te saj.Ajo nuk e dinte fare se midis kallinje do te gjente nje burre,se ai do ta bente ate pronaren e perbashket te te gjitha atyre arave te gjera ;dhe se ajo nje e huaj e varfer do te behej nje prej paraardhsve te Mesias se madh.Zoti eshte shume i mire per ato qe besojne ne Te,dhe shpesh i ze ne befasi ato me bekime.Pak e dime se çfare do mund te na ndodhe neser,por ky fakt i embel mund te na gezoje,se asnje gje e mire nuk do te kursehet.Fati nuk ekziston ne besimin e te Krishtereve,sepse ato shohin doren e Zotit ne gjithçka.Ngjarjet banale te se sotmes ose te se nesermes mund te sjellin rrjedhoja te rendesise me te madhe.O Zot,sillu po aq hirshem me shperbetoret e tu si bere me Ruthin.Sa gje e bekuar do ishte,nese duke bredhur ne fushen e persiatjes sonte,te rastesiste te mbledhim kallinj  ne  vendin ku Kusheriri yne do te na shfaqej !O Fryme e Zotit,na udhehiq te Ai.Ne do donim me mire te mbledhim kallinj ne fushen e Tij se sa te marrim me vete te gjithe te korruren prej nje tjetri.O gjurmet e tufes se tij,qe mund te  na shpien  ne kullotat e gjelberta ku Ai banon !Kjo eshte nje bote e lodhshme kur Jezusi eshte larg—ne do ishim me mire pa diell dhe hene se sa pa Te—por sa ne menyre hyjnore te gjitha gjerat behen te hirshme ne pranine e tij !Shpirti yne e njeh virtytin qe banon ne Jezusin,dhe nuk mund te jete kurre i kenaqur pa Te.Ne do presim ne lutje kete nate derisa rastesia jone te jete te mbledhim kallinj ne nje pjese are qe i perket Jezusit ku Ai te mund te na shfaqet.

Publicité

Publié dans Tetor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article