24 tetor

Publié le par alban

24 tetor-mengjes  {Lexim i perditshem :#Lluka 8 :1-9 :62}  {Studim i shpejte:#Lluka 17:1-18:43}

 

“Pemet e Zotit jane plot me limfe.”  {#Psalmi 104 :16}

 

Pa limfe pema nuk mund te lulezoje ose madje edhe te ekzistoje.Gjalleria eshte  jetesore per nje Te Krishtere.Duhet te kete jete—nje parim jetesor i vene ne ne prej Zotit Frymes se Shenjte,ose perndryshe ne nuk mund te jemi pemet e Zotit.Thjesht emri i te qenit I Krishtere nuk eshte veçse nje gje e vdekur,ne duhet te mbushemi me frymen e jetes hyjnore.Kjo jete eshte misterioze.Ne nuk e kuptojme qarkullimin e limfes,prej çfare force ajo ngrihet,dhe prej çfare fuqie zbret perseri.Keshtu qe jeta brenda nesh eshte nje mister i shenjte.Riperteritja eshte e veperuar prej Frymes se Shenjte qe futet ne njeriun dhe behet jeta e tij ;dhe kjo jete hyjnore me pas ne nje besimtar ushqehet me mishin dhe gjakun e Krishtit dhe eshte keshtu e mbajtur prej ushqimit hyjnor,por prej nga vjen dhe ku shkon kush do mund ta shpjegonte ?Cfare gjeje sekrete qe eshte limfa !Rrenjet kerkojne ne toke me degezimet e tyre por ne nuk mund ti shohim te thithin ushqimet e ndryshme,ose te transformojne lenden joroganike ne bime ;kjo veper kryhet ne erresire.Rrenja jone eshte Krishti Jezus,dhe jeta jone eshte e fshehur ne te ;ky eshte sekreti i Zotit.Baza e jetes se krishtere eshte po aq sekrete sa vete jeta.Sa perhera vepruese qe eshte limfa ne keder !Ne Te Krishterin jeta hyjnore eshte gjithmone plot me energji—jo gjithmone ne dhenien e frutave por ne veprime te brendshme.Hiret e besimtarit,a nuk jane secilat prej tyre ne levizje te vazhdueshme ?por jeta e tij kurre nuk pushon te rrahe perbrenda.Ai nuk po punon gjithmone per Zotin,por zemra e tij jeton gjithmone prej tij.Ashtu si limfa e shfaq veten ne prodhimin e gjetheve dhe te frutit te pemes,po ashtu me nje Te Krishtere te vertete te shendetshem,hiri i tij eshte i shfaqur jashte ne ecjen dhe bisedimin e tij.Nese flisni me te,ai nuk mund te mos flase per Jezusin.Nese vini re veprimet e tij do te shikoni se ai ka qene me Jezusin.Ai ka aq shume limfe perbrenda sa mbush sjelljen dhe bisedimin e tij me jete.

 

24 tetor-mbremje

 

« Filloi te lante kembet e dishepujve. »  {#Gjoni 13 :5}

 

Zoti Jezus do popullin e tij kaq shume,sa çdo dite Ai akoma po ben per te shume gjera qe jane te ngjashme me larjen e kembeve te pista.Ai pranon veprimet e tyre me te varfera ;Ai ndjen pikellimet e tyre me te thella ;Ai degjon deshiren e tyre me te vogel ;dhe Ai fal çdo shkelje te tyre.Ai eshte akoma sherbetori i tyre po ashtu si edhe Shoku dhe Zoti i tyre.Ai jo vetem qe kryen vepra te mrekullueshme per ta,duke vene mitren e peshkopit mbi balle,dhe guret e çmuar duke shkelqyer ne gjoksoren e tij,dhe duke qendruar ne kembe per te nderhyre per to ;por me perulesi,me durim Ai akoma shkon mes popullit te tij me peshqirin dhe legenin.Ai e ben kete kur largon prej nesh dite pas dite dobesite dhe mekatet tona te vazhdueshme.Naten e kaluar,kur ju u gjunjezuat,ju rrefyet me pikellim se shume prej sjelljes suaj nuk ishte e denje per pretendimin tuaj ;dhe edhe sot,ju duhet te pikelloheni perseri se keni rene perseri ne te njejten çmenduri dhe mekat prej se ciles hiri i veçante ju çliroi para shume kohe ;dhe akoma Jezusi do kete durim te madh me ju ;Ai do te degjoje rrefimin tuaj te mekatit ;Ai do te thote, « Po,dua,ji i paster » ;Ai do te aplikoje perseri gjakun e sperkatjes dhe do ti flase paqe ndergjegjes tende,dhe do te pastroje çdo njolle.Eshte nje akt i madh dashurie e perjetshme kur Krishti nje here per te gjithe shpengon mekatarin dhe e vendos ate ne familjen e Zotit ;por çfare durimi zemergjere qe eshte kur Shpetimtari me shume vuajtje mban çmendurite e shpeshta te vazhdueshme te dishepujve te tij pabindur ;dite pas dite dhe ore mbas ore,duke fshire shkeljet e shumta te femijes se tij te hallakatur por prapeseprape te shumedashur !Te thashe rrymen e rebelimit eshte nje gje e mrekullueshme,por te durosh renien e vazhdueshme te fyerjeve te perseritura—te mbash me nje perpjekje te perhershme durimi,kjo eshte me te vertete hyjnore !Ndersa ne gjejme ngushellim dhe paqe ne pastrimet e perditshme te Zotit tone,ndikimi i tij i perligjshem mbi ne do te jete te rrise vigjilencen tone,dhe te gjalleroje deshiren tone per shenjteri.A eshte keshtu ?

 

 

Publicité

Publié dans Tetor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article