19 qershor

Publié le par alban

 

19 korrik-mengjes {Lexim i perditshem :#Jobi 17 :1-20 :29} {Studim i shpejte :#Jobi 25 :1-28 :28}

 

“Te gjithe u mbushen me Frymen e Shenjte.” {#Veprat 2:4}

 

Bekimet e kesaj dite do ishin te pasura nese te gjithe prej nesh te mbusheshim me Frymen e Shenjte.Do ishte e pamundur te mbivleresoje rrjedhojat e kesaj mbushje te shenjte te shpirtit.Jeta,ngushellimi,drita,pastertia,fuqia,paqja dhe shume te tjera bekime jane te pandara prej pranise se mire se Frymes.Si vaj i shenjte,Ajo vajos koken e besimtarit,e veçon per prifterine e te shenjteve dhe i jep hir per te zbatuar detyren e tij ashtu siç duhet.Si i vetmi uje me te vertete pastrues,Ajo na pastron prej pushtetit te mekatit dhe na shenjteron per shenjterim,duke punuar nder ne,duke bere qe te duam dhe te veprojme sipas vullnetit te Saj te mire.Si drita,Ajo na shfaq se pari gjendjen tone te humbur dhe tani na zbulon neve dhe brenda nesh Zotin Jezus dhe na udheheq ne udhen e drejtesise.Te ndriçuar prej rrezes se Saj qiellore,ne nuk jemi me erresire por drite ne Zotin.Si zjarr,Ajo na pastron prej ndryshkut dhe i jep shkelqim natyres sone te perkushtuar.Ajo eshte flaka flijuese me ane te ciles ne jemi te mundesuar t’i ofrojme Zotit te gjithe shpirtin tone si nje flijim te gjalle.Si vese qiellore,Ajo heq shterpesine tone dhe pllenon jetet tona.O,rente mbi ne pikerisht kete ore!Nje vese e tille mengjesore do ishte nje fillim i embel per diten.Si pellumb,me krahe dashurie te paqshme mbulon Kishen e Saj dhe shpirtrat e besimtareve dhe si nje Ngushellues perzen shqetesimet dhe dyshimet qe prishin paqen e te dashurve te Saj.Ajo zbret mbi te zgjedhurin ashtu si mbi Zotin ne Jordan dhe i jep deshmi biresise se tyre duke punuar ne to nje fryme birerore me ane te se ciles ato therrasin Aba,At.Si era,Ajo i sjell frymen e jetes njerezve;duke fryre atje ku i pelqen Ajo kryen veprimet ngjallese me ane te te cilave krijesa shpirterore eshte e gjalleruar dhe e perkrahur.Dashte Zoti qe te mund te ndjejme pranine e Saj kete dite dhe çdo dite.

 

 

19 qershor-mbremje

 

“I dashuri im eshte imi,dhe une jam e tij;ai e kullot kopene midis zambakeve.Para se te fryje flladi i dites dhe hijet te ikin,kthehu,i dashuri im,dhe sillu si nje gazele o nje drenushe mbi malet qe na ndajne.” {#Kantiku i kantikeve 2:16,17}

 

Me siguri nese ka nje varg te gezueshem ne Bibel,eshte ky—“I dashuri im eshte imi dhe une jam e tij.”Kaq i paqshem,kaq plot me siguri,kaq i perplote me lumturi dhe kenaqesi eshte ky varg sa nuk do ishte per tu habitur nese do ishte shkruar prej se njejtes dore qe shkroi Psalmin e njezet e tre.Prapeseprape edhe pse horizonti eshte teper i bukur dhe i dashur—toka nuk mund te tregoje nje me te bukur—nuk eshte nje peisazh teresisht i rrahur nga dielli.Ka nje re mbi qiell e cila hedh nje hije mbi peisazhin.Degjoni, “Para se te fryje flladi i dites dhe hijet te ikin.”

 

Ka gjithashtu edhe nje fjale per “malet e Beterit,” ose “malet e ndarjes,” dhe per dashurine tone,çdo gje si ndarja eshte hidherim.Te dashur,kjo mund te jete gjendja juaj e tanishme;nuk e vini ne dyshim shpetimin tuaj;e dini se Krishti eshte juaji por nuk jeni duke festuar me Te.E kuptoni interesin tuaj jetesor ne Te keshtu qe nuk keni as dhe nje hije dyshimi se i perkisni Atij dhe se Ai ju perket,por prapeseprape dora e Tij e majte nuk eshte nen koken tuaj dhe as dora e Tij e djathte nuk ju perqafon.Nje hije trishtimi eshte hedhur mbi zemren tuaj,ndoshta prej pikellimit,ndoshta prej mungeses se perkohshme te Zotit tuaj,keshtu qe edhe kur duke therritur, “Jam e tij,” jeni te shtrenguar te thyeni gjunjet dhe te luteni, “Para se te fryje flladi i dites dhe hijet te ikin”.

Shpirti pyet “Ku ndodhet Ai valle?Dhe pergjigja vjen, « Ai e kullot kopene midis zambakeve.”Nese do donim te gjenim Krishtin,duhet qe te hyjme ne shoqerim me njerezit e Tij,duhet te marrim pjese tek urdheresat me te shenjtet e Tij.O,nje shikim te Tij kete mbremje!O,te hash darke me te sonte!

Publicité

Publié dans Qershor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article