6 tetor
6 tetor-mengjes {Lexim i perditshem :#Mateu 13 :1-14 :36} {Studim i shpejte :#Mateu 17 :1-20 :34}
“Kushdo qe pin prej ujit qe i jap Une,nuk do te kete kurre etje.” {#Gjoni 4:14}
Ai qe eshte besimtar ne Jezus gjen mjaftueshem ne Zotin e tij per ta kenaqur ate tani,dhe per ta kenaqur perhera e me shume.Besimtari nuk eshte njeriu ditet e te cilit jane te lodhshme per mungese ngushellimi,dhe nateve te te cilit u mungon mendimi i hareshem i zemres,sepse ai gjen ne fe nje shperthim te tille gezimi,nje burim te tille ngushellimi,sa eshte i kenaqur dhe i lumtur.Vere ne nje biruce dhe ai do te gjeje shoqeri te mire;vendose ne nje shkretetire sterile ai do te haje buken e qiellit;largohe prej shoqerise,ai do te takoje “shokun qe eshte me i afet se nje vella.”Hidh ne ere te gjithe susaket e tij dhe ai do te gjeje hije nen Shkembin e Koherave;shkatarro themelin e shpresave te tij tokesore,por zemra e tij do te jete gjithmone e fiksuar,duke besuar ne Zotin.Zemra eshte po aq e pangopur sa varri derisa Jezusi hyn ne te,dhe atehere eshte si nje kupe e mbushur qe derdhet.Ka nje plotesi te tille ne Krisht sa Ai vetem eshte gjithçkaja e besimtarit.I shenjti i vertete eshte aq i kenaqur plotesisht me gjithe mjaftueshmerine e Jezusit sa ai nuk ka me etje—perveç per gllenjka me te thella te burimit te gjalle.Ne ate menyre te embel,besimtar,ti do te kesh etje;nuk do te kete nje etje dhimbjeje,por e nje deshire te dashur;do te duket nje gje e embel te gulçosh mbas nje gezimi me te plote te dashurise se Jezusit.Nje ne qemoti tha,”kam zhytur koven poshte ne pus shpesh,por tani etja ime mbas Jezusit eshte bere kaq e pangopur sa deshiroj me zjarr te ve vete pusin ne buzet e mia,dhe te pi menjehere.”A eshte kjo ndjenja e zemres tende tani,besimtar?A e ndjen se te gjitha deshirat e tua jane te kenaqura ne Jezusin,dhe se nuk ke deshire tani,perveçse ta njohesh ate me shume,dhe te kesh nje shoqerim me te ngushte me te?Atehere eja vazhdimisht te burimi,dhe merr prej ujit te jetes falas.Jezusi nuk do te mendoje kurre se ti po merr teper,por do te te mirepresi perhera,duke te thene,”pi,po,pi me bollek,o i dashur.”
6 tetor-mbremje
“Ai pati marre per grua nje grua etiopiane.” {#Numrat 12 :1}
Zgjedhje e çuditshme e Moisiut,por sa me shume e çuditshme zgjedhja e Atij qe eshte profet si Moisiu dhe me i madh se ai !Zoti yne qe eshte i bukur si zambaku,eshte lidhur ne bashkim martese me nje qe rrefehet te jete e zeze,sepse dielli e ka djegur.Eshte çudia e engjejve qe dashuria e Jezusit te vendoset mbi te varfrin,te humburin fajtorin.Cdo besimtar duhet kur i mbushur me nje ndijim te dashurise se Jezusit,te jete i pllakosur prej habise qe nje dashuri e tille te mund te jipet pa kursim mbi nje objekt kaq te pavlere sa ai.Duke i njohur ashtu siç i njohim me te vertete dinakerine tone te fshehte,mosbesnikerine,dhe zemren e zeze,ne shkrihemi ne admirim mirenjohes per lirine dhe sovranitetin e pashoq te hirit.Jezusi duhet te kete gjetur shkakun e dashurise se tij ne vete zemren e tij,Ai nuk mund ta kete gjetur ne ne,sepse nuk eshte aty.Edhe mbas tjetersimit tone ne kemi qene te zinj,edhe pse hiri na ka bere te hijshem.Ruterfordi i shenjte tha per vetveten ate qe ne duhet ta njohim per veten tone—« marredhenia e tij me mua, eshte se une jam i semure,dhe Ai eshte Mjeku i atyre mes te cileve une qendroj ne nevoje.Sa keq !sa shpesh qe me mungon serioziteti me Krishtin !Ai lidh dhe une zgjidh ;Ai nderton dhe une hedh poshte ;zihem me Krishtin dhe Ai pajtohet me mua njezet here ne dite ! »Dhender me i buti dhe me besniku i shpirtrave tone,ndiq vepren tende te hirshme ne pershtatjen tone imazhit tend,derisa te na prezantosh edhe ne Etiopianet e gjore vetes tende,pa njolle,ose rrudhe,ose ndonje gje te tille.Moisiu hasi kundershtim per shkak te marteses se tij,dhe qe te dy,ai dhe nusja e tij ishin objektet e nje syri te keq.A mund te habitemi nese kjo bote e kote kundershton Jezusin dhe nusen e tij,dhe veçanerisht kur mekatare te medhenj tjetersohen ?sepse kjo eshte perhera themeli i kundershtimit te farizenjve, « ky njeri pranon mekataret. »Akoma rigjallerohet shkaku i vjeter i zenkes, « Sepse ai mori per grua nje etiopiane. »