5 tetor

Publié le par alban

5 tetor-mengjes {Lexim i perditshem :#Mateu 12 :1-12 :50}  {Studim i shpejte :#14 :1-16 :28}

 

“Ai u ngrit,hengri dhe piu;pastaj me forcen qe i dha ai ushqim eci dyzet dite dhe dyzet nete.” {1 Mbreterve 19:8}

 

E gjitha forca e dhene prej Zotit tone te hirshem eshte per sherbim dhe jo per kotesi ose mburresi.Kur profeti Elia gjeti kulaçin  te pjekur mbi gur te nxehte dhe enen e ujit prane kokes se tij,teksa u shtri poshte gjineshtres,ai nuk u shperblye me ushqim te zgjedhur ne menyre qe te shtrihej rehat rehat;perkundrazi,iu dha urdheri te udhetonte dyzet dite dhe dyzet nate ne forcen e tij,duke qendruar perballe Horebit,malit te Zotit.Kur Zoti ftoi dishepujt te “vinin dhe te hanin”me te,mbasi festa kishte mbaruar Ai i tha Pjetrit,”Ushqe delet e mia”;duke shtuar me tej,”me ndiq.”Keshtu eshte dhe me ne;ne hame buken e qiellit,ne menyre qe ne te harxhojme forcen tone ne sherbimin e Zotit.Ne vime te pashka,dhe hame prej qengjit te pashkes te ngjeshur dhe me bastun ne dore,ne menyre qe te rinisemi menjehere kur jemi ngopur.Disa Te Krishtere jane per te jetuar me ane te Krishtit,por nuk jane dhe aq te ankthshem sa te jetojne per Krishtin.Toka duhet te jete nje pergatitje per qiellin;dhe qielli eshte vendi ku te shenjtet festojne me shume dhe punojne me shume.Ato ulen ne tryezen e Zotit,dhe e sherbejne ate dite dhe nate ne tempullin e tij.Ato hane prej ushqimit qiellor dhe kryejne sherbim te perkryer.Besimtar,ne forcen qe fiton dite per dite prej Krishtit puno per te.Disa nga ne kane akoma shume per te mesuar ne lidhje me qellimin e Zotit tone ne dhenien e hirit te tij.Ne nuk duhet ti mbajme farat e çmueshme te se vertetes ashtu si mumja egjiptiane mbajti kokrrat e grurit per kohera te tera pa i dhene mundesine te rritej:ne duhet te mbjellim dhe te ujisim.Pse valle Zoti dergon poshte shiun mbi token e etur dhe jep rrezatimin e mrekullueshem?A nuk eshte valle qe te mund te ndihmoje frytet e tokes te japin ushqim per njeriun?Po ashtu Zoti ushqen dhe freskon shpirtrat tona qe ne te mund me pas te perdorim forcen tone te riperteritur per ngritjen lart te lavdise se tij.

 

 

5 tetor-mbremje

 

“Ai qe beson dhe pagezohet do te shpetohet.”  {#Marku 16 :16}

 

Zoti Makdonald pyeti banoret e ishullit te Shen Kildes se si shpetohet nje njeri.Nje i moshuar u pergjigj, « Ne do te shpetohemi nese pendohemi,dhe braktisim mekatet tona,dhe kthehemi te Zoti. » « Po, » tha nje grua e pjekur, « dhe me nje zemer te vertete gjithashtu. » « Po, » u bashkua nje tjeter, « dhe me lutje, » ;dhe shtoi nje e katert, « duhet te jete lutja e zemres. » « Dhe duhet qe te jemi te zellshem gjithashtu, »tha nje i peste, « ne ruajtjen e urdherimeve te tij. »Keshtu mbasi secili dha therrmijen e tij,duke ndjere se nje kredo e denje qe vene ne kembe,te gjithe shikuan dhe degjuan per miratimin e predikuesit,por nuk terhoqen veçse keqardhjen e tij me te thelle.Mendja misherore gjithmone harton per vetveten nje rruge ne te cilen uni mund te punoje dhe te behet i madh,por udha e Zotit eshte e kunderta.Te besosh dhe te jesh i pagezuar nuk jane çeshtje merite per tu lavderuar mbi to—ato jane kaq te thjeshte sa mburrja eshte e perjashtuar,dhe hiri i lire mban palmen.Mund te jete qe lexuesi eshte i pashpetuar—çfare eshte arsyeja ?A mendon  udhen e shpetimit ashtu siç e parashtruar ne tekst si te dyshimte ?Si mund te jete valle ashtu kur Zoti ka zotuar vete fjalen e tij per sigurine e tij ?A e mendon se eshte teper e thjeshte ?Pse,nuk e ndjek atehere ?Lehtesia e tij i le pa justifikim ato qe e neglizhojne ate.Te besosh eshte thjesht te kesh besim,te varesh,te mbeshtetesh mbi Krishtin Jezus.Te pagezohesh eshte ti nenshtrohesh udhereses qe Zoti yne permbushi ne Jordan,se ciles te tjetersuarit iu nenshtruan ne diten e Rreshajave,se ciles roja e burgut iu bind po naten e tjetersimit te tij.Shenja e jashtme nuk shpeton,por na shpie ne vdekjen,varrosjen,dhe ringjalljen me Jezusin dhe ashtu si Darka e Zotit,nuk duhet lene pas dore.Lexues,a beson ne Jezus ?Atehere,shok i shtrenjte,hidh poshte friken tende,ti do te shpetohesh.A je akoma nje jobesimtar,atehere kujto se ka veçse nje dere,dhe nese nuk hyn nga ajo dere ti do te vdesesh ne mekatet e tua.

 

 

Publicité

Publié dans Tetor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article