4 tetor

Publié le par alban

4 tetor-mengjes  {Lexim i perditshem :#Mateu 10 :1-11 :30}  {Studim i shpejte :#Mateu 12 :1-13 :58}

 

“Por aty nga mbremja do te kete drite.”  {#Zakaria 14:7}

 

Shpesh ne shikojme perpara me nje parandjenje te keqe tek koha e moshes se vjeter,duke harruar se ne mbremje do te kete drite.Per shume te shenjte,mosha e vjeter eshte periudha me e zgjedhur ne jetet e tyre.Nje ajer me i shendetshem flladit faqen e marinarit tek afron bregun e perjetesise,me pak dallge valezojne detin e tij,qetesia mbreteron,e thelle, e palevizur dhe solemne.Prej altarit se moshes shkendijat e zjarrit te rinise nuk jane me,por flaka me reale e nje ndjenje te zellshem mbetet.Shtegetaret kane arritur token e Beules,ate vend te lumtur,dites e se cilit jane si ditet e qiellit mbi toke.Engjejt e vizitojne,ere qiellore fryn mbi te,lule parajse rriten mbi te,dhe ajri eshte i mbushur me muzike serafike.Disa  banojne ketu per vite me rradhe,dhe te tjere vijne aty ca ore perpara nisjes se tyre,por eshte nje Eden mbi toke.Ne mund te presim per kohen kur do te shtrihemi ne hijen e korijeve te tij dhe te jemi te kenaqur me shprese derisa koha e frutave te vije.Dielli qe perendon duket me i gjere se sa kur eshte lart ne qiell,dhe nje shkelqim lavdie ngjyron te gjitha rete qe rrethojne uljen e tij.Dhembja nuk e thyen qetesine e muzgut te embel te moshes,sepse forca e bere e perkryer ne dobesi mban me durim.Frutat e pjekura te perjetimit te perzgjedhur jane gati si vakti i mbremjes se jetes,dhe shpirti e pergatit vetveten per shlodhje.

 

Populli i Zotit do te gezoje gjithashtu drite ne oren e vdekjes.Mosbesimi qahet;hija bie,nata po vjen,qenia po mbaron.Ah jo,therret besimi,nata po mbaron tashme,dita e vertete eshte afer.Drita po vjen,drita e pavdekshmerise,drita e pamjes se Atit.Mblidh kembet ne shtrat,shiko tufen e shpirtrave qe presin!Engjejt te largojne ne fluturim.Lamtumire,i shumedashur,ti po shkon,ti po tund doren.Ah,tani eshte drita.Dyert prej perlash jane te hapura,rruget e arta shkelqejne ne driten prej diaspri.Ne mbulojme syte tane,por ti shikon te paparen;lamtumire,vella,ti ke drite ne mbremje,qe ne nuk e kemi ende.

 

 

4 tetor-mbremje

 

“Dhe po te bej dikush mekat e kemi nje qe nderhyn tek Ati per te na mbrojtur,te drejtin Jezus Krisht.”  {#1 Gjoni 2:1}

 

“Po te bej dikush mekat ne kemi nje qe nderhyn.”Po,edhe sikur te mekatonim,e kemi Ate akoma.Gjoni nuk thote,”po te bej dikush mekat ai e ka humbur avokatin e tij,” por “ne kemi nje avokat,”edhe pse jemi mekatare.Te gjithe mekatin qe nje besimtar ka kryer,ose qe mund te lejohet te kryhet,nuk mund te shkatarroje interesin e tij ne Zotin Jezu Krisht,avokatin e tij.Emri i dhene ketu Zotit eshte sugjestiv.”Jezus.”Ah!atehere Ai eshte nje avokat ashtu si ne e kemi nevoje,sepse Jezusi eshte emri e njerit qe puna dhe kenaqesia eshte te shpetoje.”Ata do ta therrasin Jezus sepse Ai do te shpetoje popullin e tij prej mekateve te tij.”Emri i tij me i embel nenkupton suksesin e tij.Me pas,eshte “Jezu Krisht”—Kristos,i vajosuri.Kjo tregon autoritetin e tij per te na marre ne mbrojtje.Krishti ka nje te drejte per te na mbrojtur,sepse Ai eshte avokati i caktuar prej vete Atit dhe prifti i zgjedhur.Nese Ai do ishte zgjedhur prej nesh Ai mund te deshtoje,por nese Zoti ka vene ndihmen ne Nje qe eshte i fuqishem,ne mund te veme me siguri trazirat tona atje ku Zoti ka vene ndihmen e tij.Ai eshte Krishti,dhe prandaj i lejuar;Ai eshte Krishti,dhe prandaj i kualifikuar,sepse vajosja e pershtati ate plotesisht per vepren e tij.Ai mund te nderhyje aq sa te preke zemren e Zotit dhe te fitoje.Cfare fjalesh butesie,cfare fjalish bindjeje do te perdori i vajosuri kur Ai qendron lart per te na mbrojtur!Nje tjeter pjese e emrit te tij mbetet,”Jezu Krishti,i drejti.”Ky nuk eshte vetem karakteri i tij por kerkesa e tij.Eshte karakteri i tij,dhe nese I Drejti te mund te jete avokati im,atehere çeshtja ime eshte e mire,ose perndryshe Ai nuk do ta kishte pranuar.Eshte kerkesa e tij,sepse Ai e perball akuzen e padrejtesise kundra meje me kerkesen se Ai eshte i drejte.Ai e deklaron vetveten zevendesuesi im dhe e ve bindjen e tij ne llogarine time.Shpirti im,ti ke nje shok te pershtatur mire per te qene avokati jot,Ai nuk mund perveçse te kete sukses;braktise veten teresisht ne duart e tij.

Publicité

Publié dans Tetor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article