3 tetor
3 tetor-mengjes {Lexim i perditshem :#Mateu 7:1-9:38} {Studim i shpejte:#Mateu 8:1-11:30}
“A nuk jane te gjithe shpirtra te ngarkuar me nje detyre,qe jane derguar per t’u sherbyer atyre qe do te trashegojne shpetimin?” {#Hebrenjve 1:14}
Engjejt jane shoqeruesit e padukshem te te shenjteve te Zotit;ata na mbajne ne duart e tyre,ne menyre qe ne te mos te godasim me kembe ndonje gur.Besnikeria kundrejt Zotit te tyre i udheheq ato te kene nje interes te madh per femijet e dashurise se tij;ato gezohen prej kthimit se plengprishesit poshte ne shtepine e atit te tij dhe ato mirepresin ardhjen e besimtarit lart ne pallatin e Mbretit.Ne kohet e vjetra bijte e Zotit ishin te favorizuar me shfaqjen e tyre te dukshme,dhe ne kete dite,edhe pse te papare nga ne,parajsa eshte akoma e hapur,dhe engjejt e Zotit ngjiten dhe zbresin mbi Birin e njeriut,ne menyre qe te vizitojne trashegimtaret e shpetimit.Serafinet akoma fluturojne me nje ure zjarri prej altarit per te prekur buzet e njerezve shume te dashur.Nese syte tane te mund te hapeshin,ne do shikonim kuaj prej zjarri dhe qerre prej zjarri perreth sherbetoreve te Zotit;sepse ne kemi ardhur ne pranine e nje shoqerie te panumert engjejsh,qe jane te gjithe rojet dhe mbrojtesit e fares mbreterore.Vargu i Spenserit nuk eshte trillim poetik,kur kendon—
Sa shpesh qe me maje flatre te arte
Ato çajne qiejte si perndjekes fluturues
Per te na ndihmuar duke luftuar kunder djajve ndotes !
Ne çfare dinjiteti jane te ngritur te zgjedhurit kur oborrtaret e qiellit behen vullnetarisht sherbetoret e tyre !Ne çfare shoqerimi qe jemi te ngritur perderisa kemi bashkeveprim me qiellore te panjolle !Sa mire qe jemi te mbrojtur perderisa te gjitha njezet mije qerret e Zotit jane te armatosura per çlirimin tone !Kujt i detyrohemi te gjitha gjerat ?Zoti Jezu Krisht le te jete perhera i shtrenjte per ne,sepse nepermjet tij ne jemi bere te ulemi ne vende qiellore shume lart principatave dhe pushteteve.Kampi i tij eshte perreth atyre qe e kane frike ;Ai eshte Mikaeli i vertete kemba e te cilit eshte mbi dragoin.Te gjithe pershendesin Jezusin !ti Engjell i pranise se Te Perjetshmit,ty kjo familje te ofron urimet e mengjesit.
3 tetor-mbremje
« Meqenese Ai vete vuajti kur u tundua. » {#Hebrenjve 2 :18}
Eshte nje mendim i zakonshem,dhe prapeseprape i shijon si nektar zemres se lodhur—Jezusi u tundua ashtu si une.Ju e keni degjuar kete te vertete shume here :a e keni mberthyer ate ?Ai u tundua prej te njejtave mekate ne te cilat ne biem.Mos e veçoni Jezusin prej njerezimit.Eshte dhome e erret ajo qe ju po kaloni permes,por Jezusi e kaloi permes me perpara.Eshte nje dyluftim i ashper ai qe ti po kryen,por Jezusi qendroi balle per balle me te njejtin armik.Le te gezohemi,Krishti ka mbajtur barren perpara nesh,dhe gjurmet e pergjakura te Mbretit te lavdise mund te shihen pergjate rruges qe ne kalojme kete ore.Ka diçka me te embel akoma—Jezusi u tundua,por Jezusi nuk mekatoi kurre.Prandaj,shpirti im,nuk eshte e nevojshme per ty te mekatosh,sepse Jezusi ishte nje njeri,dhe nese nje njeri duroi keto tundime dhe nuk mekatoi,atehere ne fuqine e tij gjymtyret e tij mund te pushojne prej se mekatuari.Disa fillestare ne jeten hyjnore mendojne se ato nuk mund te tundohen pa mekatuar,por e kane gabim ;nuk eshte mekat ne te qenit i tunduar,por eshte mekat ne te dorezuarit tundimit.Ketu ka ngushellim per te tunduarit rende.Ka akoma per ti dhene zemer atyre nese ato pasqyrojne se Zoti Jezus,edhe pse i tunduar,triumfoi me lavdi,dhe ashtu si Ai mposhti,po ashtu ndjekesit e tij do te bejne,sepse Jezusi eshte njeriu perfaqsues per popullin e tij ;Koka ka triumfuar,dhe gjymtyret marrin pjese ne fitore.Ndruajtjet jane te panevojshme,sepse Krishti eshte me ne,i armatosur per mbrojtjen tone.Vendi yne i sigurise eshte kraharori i Shpetimtarit.Ndoshta ne jemi te tunduar pikerisht tani,me qellim qe te sillemi me afer atij.E bekuar qofte çdo ere qe na shtyn ne portin e dashurise se Shpetimtarit tone !Plage te lumtura qe na bejne te kerkojme Mjekun e dashur.Ju te tunduar,ejani te Shpetimtari juaj i tunduar,sepse Ai mund te preket me ndjenjen e pafuqishmerise tuaj dhe do te ndihmoje çdo te munduar dhe te tunduar.