2 tetor
2 tetor-mengjes {Lexim i perditshem :#Mateu 5 :1-6 :34} {Studim i shpejte:#Mateu 5:1-7:29}
“Shpresa qe eshte ruajtur per ju ne qiell.” {#Kol 1:5}
Shpresa jone ne Krisht per te ardhmen eshte shtytja dhe shtylla e gezimit tone ketu.Ajo do te gjalleroje zemrat tona per te menduar shpesh mbi parajsen,sepse gjithçka qe mund te deshirojme eshte premtuar atje.Ketu jemi te lodhur dhe rraskapitur,por atje eshte toka e shlodhjes ku djersa e punes se rende nuk do te njomi me ballin e punetorit,dhe lodhja do te zhduket perhera.Per ato qe jane te lodhur dhe te kapitur,fjala “shlodhje”eshte plot me qiell.Ne jemi gjithmone ne fushen e betejes;ne jemi kaq te tunduar perbrenda,dhe kaq te ngacmuar prej armiqve jashte,sa qe ne kemi pak ose jo paqe;por ne qiell ne do te gezojme fitoren,kur flamuri do te valevitet lart ne triumf,dhe shpata do te vihet ne mill,dhe ne do te degjojme Kapitenin tone te thote,”Shume mire,sherbetor i mire dhe besnik.”Kemi vuajtur humbje mbas humbje,por ne po shkojme drejt tokes te te pavdekshmit ku varret jane gjera te panjohura.Ketu mekati eshte nje dhembje e vazhdueshme per ne,por atje do te jemi te shenjte ne menyre te perkryer,sepse atje ne ate mbreteri nuk do te hyje ne asnje menyre ndonje gje qe eshte e ndotur.Kukuta nuk mbin lart ne brazdat e fushave qiellore.O!a nuk eshte gezim,se nuk keni per te qene ne debim perhera,se nuk keni per te banuar perjetesisht ne kete shkretetire,por do te trashegoni shpejt Kananin?Prapeseprape le te mos thuhet kurre per ne,se po enderrojme per te ardhmen dhe se po harrojme te tashmen,e ardhmja shenjterofte te tashmen per perdorimet me fisnike.Me ane te Frymes se Zotit shpresa e parajses eshte forca me e fuqishme per prodhimin e virtytit;eshte nje burim perpjekjesh te gezueshme,eshte gurkyçi i nje shenjterie te gezueshme.Njeriu qe ka kete shprese ne te e ben punen e tij me fuqi,sepse gezimi i Zotit eshte forca e tij.Ai lufton kunder tundimit me zjarr,sepse shpresa e botes se mepasme zmbraps thumbat e zjarrte te kundershtarit.Ai mund te punoje pa nje shperblim te tanishem,sepse ai kerkon nje shperblim ne boten qe vjen.
2 tetor-mbremje
“Njeri shume i dashur.” {#Danieli 10:11}
Femi i Zotit,a po heziton te pervetesosh kete titull?Ah!mosbesimi jot a te ka bere te harrosh se ti je shume i dashur gjithashtu?A nuk mund te jesh shume i dashur,kur ti u bleve me ane te gjakut te çmuar te Krishtit,si nje qengj pa te mete dhe panjolle?Kur Zoti goditi Birin e tij te vetemlindur per ty,çfare ishte kjo perveçse te jesh shume i dashur?Ti jetove ne mekat,dhe i leshuar kembe e krye ne te,a nuk ke qene shume i dashur per Zotin qe te ka duruar me kaq durim?Ti u thirre prej hirit dhe u udhehoqe te nje Shpetimtar,dhe u bere nje femije i Zotit dhe nje trashegimtar i qiellit.A nuk provon e gjitha kjo nje dashuri shume te madhe dhe te tepruar?Qe prej asaj kohe,nese shtegu jot ka qene i ashper me veshtiresi,ose i bute me meshira,ka qene plot me prova se ti je nje njeri shume i dashur.Nese Zoti te ka ndrequr,prapeseprape jo ne zemerim;nese te ka bere te varfer,prapeseprape ne hir ke qene i pasur.Aq me shume e ndjen veten te pavlere me shume ke deshmi se asgje perveç dashurise se pashprehshme mund te kete çuar Zotin Jezus te shpetoje nje shpirt te tille si i joti.Aq me shume ndjehesh pamerite,aq me qarte eshte shfaqja e dashurise se bollshme se Zotit ne zgjedhjen tende,dhe ne thirrjen tende,dhe ne berjen tende nje trashegimtar i lumnise.Tani,nese ka nje dashuri te tille midis Zotit dhe nesh le te jetojme nen ndikimin dhe embelsine e saj,dhe te perdorim privilegjin e pozicionit tone.Mos te lejojme ti afrohemi Zotit tone sikur te ishim te huaj,ose sikur Ai nuk do donte te na degjonte—sepse ne duhemi shume prej Atit tone te dashur.”Ai qe nuk kurseu vete Birin e tij,por e dha per ne te gjithe,si nuk do te mund te na jape lirisht me Te te gjitha gjerat?”Eja me guxim,o besimtar,sepse megjithe peshperimat e Satanait dhe dyshimet e vete zemres tende,ti duhesh shume.Persiat mbi besnikerine dhe madheshtine e madhe te dashurise hyjnore kete mbremje,dhe keshtu shko ne shtratin tend ne paqe.