2 korrik
2 korrik-mengjes {Lexim i perditshem :#Psalmi 40 :1-45 :17} {Studim i shpejte :#Psalmi 50 :1-57 :11}
«Zemra jone do te gezohet tek Ai. » {#Psalmi 33 :21}
I bekuar eshte fakti se Te Krishteret mund te gezohen madje edhe ne pikellimin me te thelle;edhe pse trazira mund t’i rrethoje ato,ato prapeseprape kendojne;dhe ashtu si shume zogj,ato kendojne me mire ne kafazet e tyre.Dallget mund te rrokullisen mbi to por shpirtrat e tyre shpejt ngrihen ne siperfaqe dhe shikojne driten e fytyres se Zotit;ato kane nje pluskueshmeri qe e mban koken e tyre perhera mbi ujerat dhe i ndihmon te kendojne mes stuhise, “Zoti eshte me mua akoma.”Kujt do t’i jipet lavdia?O!Jezusit—gjithçka eshte me ane te Jezusit.Trazira nuk i sjell domosdoshmerisht ngushellim me veten besimtarit por prania me të e Birit te Zotit ne furrnalten e zjarrte mbush zemren e tij me gezim.Ai eshte i semure dhe vuan,por Jezusi e viziton dhe i pergatit shtratin.Ai eshte duke dhene shpirt dhe ujerat e ftohta dritheruese te Jordanit po i mblidhen lart deri ne gryke por Jezusi e rrethon me krahet e Tij dhe therret, “Mos druaj,i dashur;te vdesesh do te thote te jesh i bekuar;ujerat e vdekjes kane kryeburimin e tyre ne qiell;ato nuk jane te hidhura,jane te embela si nektar sepse rrjedhin prej fronit te Zotit.”Teksa i shenjti shpirtdhenes llapashitet ne ujera dhe keto e rrethojne,zemra dhe mishi i leshojne,i njejti ze tingellon ne veshet e tij, “Mos ki frike,sepse Une jam me ty,mos e humb,sepse Une jam Perendia yt.”Teksa ai i afrohet kufijve te se panjohures se pafundme dhe eshte gati i frikesuar per te hyre ne boten e hijeve,Jezusi thote, “Mos ki frike,sepse Atit tuaj i ka pelqyer t’ju jape juve mbreterine.”Keshtu i forcuar dhe i ngushelluar,besimtari nuk ka frike te vdese;jo,ai madje do qe te largohet sepse perderisa ai ka pare Jezusin si yllin e mengjesit,deshiron me zjarr ta veshtroje si diellin ne forcen e shkelqimit te tij.Me te vertete,prania e Jezusit eshte gjithe parajsa qe deshirojme.Ai eshte menjehere
Lavdia e diteve tona me te ndritshme;
Ngushellimi i neteve tona.
2 korrik-mbremje
« Ty te kelthas,O Zot,o keshtjella ime ;mos rri ne heshtje,sepse po te mos flasesh Ti,une behem njelloj si ata qe zbresin ne grope. » {#Psalmi 28 :1}
Nje kelthitje eshte nje shprehje e natyrshme pikellimi dhe nje shprehje e pershtatshme kur te gjitha menyrat e tjera te pergjerimit deshtojne ;por klithma duhet t’i drejtohet vetem Zotit sepse t’i klithesh njeriut eshte te humbesh pergjerimet kot ne ajer.Kur marrim ne konsiderate gatishmerine e Zotit per te degjuar dhe aftesine e Tij per te ndihmuar do gjejme arsye te mire per t’ia drejtuar te gjitha lutjet tona menjehere Zotit te shpetimit tone.Do ishte e kote t’i beje thirrje shkembinjve ne diten e gjykimit por Shkembi yne i ve veshin klithmave tona.
« Mos rri ne heshtje. »Thjesht formalistet mund te jene te kenaqur kur lutjet e tyre nuk marrin pergjigje por pergjeruesit e vertete nuk mund ;ato nuk jane te kenaqur me rezultatet e vete lutjes ne qetesimin e mendjes dhe nenshtrimin e vullnetit—ato duhet qe te shkojne me larg dhe te fitojne pergjigje te verteta prej qiellit ose perndryshe ato nuk mund te jene ne prehje ;dhe keto pergjigje ato deshirojne me zjarr qe t’i marrin menjehere,ato nuk durojne edhe heshtjen me te vogel te Zotit.Zeri i Zotit eshte shpesh kaq i tmerrshem sa tund shkretetiren por heshtja e Tij eshte njelloj plot me tmerr per nje pergjerues te zellshem.Kur Zoti duket se mbyll veshin,ne nuk duhet si rrjedhim te mbyllim gojet tona por perkundrazi le te therrasim me më shume kembngulje ;sepse kur zeri yne çirret me zell dhe dhembje,Ai nuk do te na mohoje degjimin.Cfare rasti i tmerrshem do ishte nese Zoti te heshte perhera ndaj lutjeve tona ? « Sepse po te mos flasesh Ti,une behem njelloj si ata qe zbresin ne grope. »Nese privohemi prej pergjigjeve te lutjeve tona do ishim ne nje gjendje më per te ardhur keq se i vdekuri ne varr dhe shpejt do zhyteshim ne te njejtin nivel te te humburit ne ferr.Ne duhet te kemi pergjigje per lutjet tona :rasti yne eshte nje rast urgjent nevojshmerie te tmerrshme ;me siguri qe Zoti do te qetesoje mendjet tona te trazuara sepse Ai kurre nuk mund te lejoje qe te vete te zgjedhurit e Tij te vdesin.