3 korrik

Publié le par alban

3 korrik-mengjes

 

« Tani lopet e shemtuara dhe te dobeta hengren lopet e hijshme dhe te majme.Pastaj Faraoni u zgjua. » {#Zanafilla 41 :4}

 

Endrra e Faraonit ka qene shpesh perjetimi im zgjues.Ditet e mia te plogeshtise kane shkaterruar ne rrenoja gjithçka qe pata arritur ne koherat e punes se zellshme ;periudhat e mia te ftohtesise kane ngrire te gjithe ngrotesine e perzemert te periudhave te mia te zjarrmise dhe te entuziasmit dhe spazmat e mia te botes me kane hedhur mbrapa ne jeten hyjnore prej perparimeve te mia.Kam nevoje t’i ruhem lutjeve,lavderimeve,detyrave dhe pervojave te dobeta sepse keto do te gelltisin dhjamin e ngushellimit dhe paqes sime.Nese e le pas dore lutjen qofte edhe per nje kohe te shkurter,humb te gjithe shpirtshmerine ku pata arritur ;nese nuk terheq furnizime te fresketa prej qiellit,gruri i vjeter ne hambarin tim shpejt konsumohet prej zise se bukes qe zien ne shpirtin tim.Kur vemjet e mosperfilljes,krimbat e mondanitetit dhe te rehatise vetjake,e bejne zemren time teresisht te shkrete dhe shpirtin tim te renkoje,e gjitha prodhimtaria ime dhe rritja ne hir e meparshme nuk me vlen hiç gje.Sa i ankthshem duhet te jem qe te mos kem dite te dobeta dhe ore te shemtuara !Nese te udhetoja çdo dite drejt qellimit te deshirave te mia,shpejt do ta arrija ate por pabesia me le akoma larg çmimit te thirrjes sime qiellore dhe me rremben perparimet qe pata bere me kaq perpjekje.E vetmja menyre ne te cilen te gjitha ditet e mia mund te jene « te majme » eshte t’i ushqej ato ne kulloten e duhur,t’i shpenzoj ato me Zotin,ne sherbimin,shoqerine,friken dhe udhen e Tij.E pse valle nuk duhet qe çdo vit te jete me i pasur se e kaluara,ne dashuri,dobishmeri dhe gezim ?—Jam me afer kodrave qiellore,kam pasur me shume pervoje ne Zotin tim  dhe duhet te jem akoma me i ngjashem me Te.O Zot,mbaj larg prej meje mallekimin e dobesise se shpirtit ;mos lejo qe te therras, « Mjere une !Mjere une !Vaj medet ! » por le te jem i ushqyer mire ne shtepine Tende me qellim qe te lavderoj emrin Tend.

 

3 korrik-mbremje

 

« Nese durojme,edhe do te mbreterojme me Te. » {#2 Timoteu 2 :12}

 

Nuk duhet te na e marre mendja se po vuajme per Krishtin dhe me Krishtin,nese nuk jemi ne Krisht.Shok i dashur,a po i beson Jezusit vetem ?Nese jo,cilado qofte arsyeja e vuajtjes tende mbi toke,nuk « po vuan me Krishtin, » dhe nuk ke shprese te mbreterosh me Te ne qiell.Po ashtu ne nuk do te nxjerrim si perfundim se te gjithe vuajtjet e Te Krishterit jane vuajtje me Krishtin sepse eshte thelbesore qe ai te jete thirrur prej Zotit per te vuajtur.Nese jemi te rrembyer dhe te pamatur dhe nxitojme ne pozicione per te cilat as provania as hiri nuk na ka pershtatur,duhet qe te pyesim veten nese nuk jemi me te vertete duke mekatuar se sa duke pasur shoqerim me Jezusin.Nese e leme pasionin te zere vendin e gjykimit dhe vete-vullnetin te mbreteroje ne vend te autoritetit Te Shkrimeve do te luftojme betejat e Zotit me armet e djallit dhe nese presim vete gishtat tona  nuk duhet qe te jemi te befasuar.Perseri,ne trazirat qe vijne mbi ne si rezultati i mekatit,nuk duhet te enderrojme se po vuajme me Krishtin.Kur Miriami foli keq per Moisiun dhe leproza e ndoti,ajo nuk po vuante per Zotin.Per me teper,vuajtjen qe Zoti pranon duhet te kete lavdine e Zotit si perfundimin e saj.Nese vuaj qe te fitoj nje emer,ose duartrokitje,nuk do te marr shperblim tjeter se ai i Farizenjve.Eshte gjithashtu  e domosdoshme qe dashuria per Jezusin dhe dashuria per te zgjedhurin e Tij,te jete perhera forca shtytese e gjithe durimit tone.Duhet qe te shfaqim Frymen e Krishtit ne dashamiresi,butesi dhe falje.Le te kerkojme dhe te shikojme nese me te vertete vuajme me Jezusin.Dhe nese vuajme ashtu,çfare eshte valle « mundimi yne i lehte » i krahasuar me mbreterimin me Te ?O,eshte nje gje kaq e bekuar te jesh ne furrnalte me Krishtin dhe çfare nderi te qendrosh ne shtyllen e turpit me Te,se po te mos kishte shperblim te ardhshem,do mund ta quanim veten te lumtur ne nderin e tanishem ;por kur shperblimi eshte kaq i perjetshem,kaq me i pafundshem se ç’kishim  te drejte per te pritur,a nuk do ta marrim kryqin me gatishmeri dhe te vazhdojme udhen duke u gezuar ?

Publicité

Publié dans Korrik

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article