16 nentor
16 nentor-mengjes {Lexim i perditshem :#Veprat 20 :1-22 :30} {Studim i shpejte :#Veprat 27 :1-28 :31}
« Zoti eshte pjesa ime,thote shpirti im. » {#Vajtimet 3:24}
Nuk thuhet “Zoti eshte pjeserisht pjesa ime,” ose “Zoti eshte ne pjesen time”;por Ai vete permbledh tere shumen e trashegimise se shpirtit tim.Brenda perimetrit te atij rrethi qendron gjithçka qe zoterojme ose deshirojme.Zoti eshte pjesa ime.Jo thjesht hiri i tij,ose dashuria e tij,ose beselidhja e tij,por vete i Perjetshmi.Ai na ka zgjedhur ne per pjesen e tij,dhe ne e kemi zgjedhur Ate per pjesen tone.Eshte e vertete se Zoti duhet se pari te zgjedhe trashegimine tone per ne,ose perndryshe nuk do ta zgjedhim kurre per veten tone;por nese jemi me te vertete te thirrur sipas qellimit te dashurise zgjedhese,ne mund te kendojme—
I dashur prej Zotit tim,per te perseri
Me dashuri te madhe digjem;
I zgjedhur prej Tij para se koha te ishte
Ne kthim zgjedh Ate.
Zoti eshte pjesa jone e gjithemjaftueshme.Zoti mbush vetveten ;dhe nese Zoti eshte i gjithemjaftueshem ne Vetvete,Ai duhet te jete i gjithmjaftueshem per ne.Nuk eshte e lehte te kenaqesh deshirat e njerezve.Kur ai enderron se eshte i kenaqur,pas pak ai dallon se ka diçka akoma pertej,dhe menjehere shushunja ne zemren e tij therret, «jip,jip. »Por gjithçka qe mund te deshirojme eshte per tu gjetur ne pjesen tone hyjnore,keshtu qe ne pyesim, « Ke kam ne qiell perveçse teje ?dhe nuk ka asnje ne toke qe deshiroj perveç teje. »Ne mund te « kenaqemi ne Zotin » qe na jep te pime ne lumin e kenaqesive te tij.Besimi yne shtrin krahet dhe ngjitet si nje shqiponje ne qiellin e dashurise hyjnore si te ishte vendi i saj i banimit. « Mua fati me ka rene ne vende te kendshme ;po,nje trashegimi e bukur me ka rene. »Le te gezohemi ne Zotin perhera ;le ti tregojme botes se jemi nje popull i bekuar dhe i lumtur,dhe keshtu ti nxisim te therrasin, « Ne do te shkojme me ju,sepse kemi degjuar se Zoti eshte me ju. »
16 nentor-mbremje
« Syte e tu do te sodisin bukurine e Mbretit tend. » {#Isaia 33 :17}
Aq me shume qe dini per Krishtin aq me pak do te jini te kenaqur me pamjet siperfaqsore te Tij ;dhe aq me thelle studioni veprimet e tij ne beselidhjen e perjetshme,zotimet e tij ne emrin tend si Siguria e perjetshme,dhe plotesine e hirit te tij qe shkelqen ne te gjitha detyrat aq me me vertetesi do te sodisni Mbretin ne bukurine e tij.Jini shume ne te tilla soditje.Deshironi me zjarr akoma me shume per te pare Jezusin.Persiatja dhe soditja jane shpesh si dritaret prej agati,permes te cilave ne shikojme Shpenguesin.Soditja ve teleskopin ne sy,dhe na mundeson te shikojme Jezusin ne nje menyre me te mire se sa do ta kishim pare nese do kishim jetuar ne kohen e tij.Do doja qe bisedimi yne te ishte akoma me shume qiellor,dhe qe te merreshim me teper me personin,vepren dhe bukurine e Zotit tone te misheruar.Me teper soditje,dhe bukuria e Mbretit do te vetetije mbi ne me me teper shkelqim.Te dashur,eshte shume e mundur qe te kemi nje pamje te tille te Mbretit tone te lavdishem ashtu si nuk e kemi pasur kurre,kur jemi gati per te vdekur.Shume te shenjte duke vdekur kane pare siper midis ujerave te terbuar,dhe kane pare Jezusin duke ecur mbi dallget e detit,dhe e kane degjuar te thote, « Jam une,mos ki frike. »Ah,po !kur banesa fillon te dridhet,dhe argjila bie,ne shikojme Krishtin permes te çarave,dhe midis qeperve drita e diellit hyn brenda.Por nese do donim te shikonim balle per balle « Mbretin ne bukurine e tij » ne duhet te shkojme ne qiell per pamjen,ose Mbreti duhet te zbrese poshte.Oh,ardhte mbi krahet e eres !Ai eshte dhendri yne,dhe ne jemi te ve prej mungeses se tij ;Ai eshte vellai yne i shtrenjte dhe i hirshem,dhe ne jemi vetem pa Te.Re dhe vello te trasha varen midis shpirtrave tane dhe jetes se tyre te vertete :kur do te filloje dita dhe hijet te largohen tutje ?O,dite e shumepritur,fillo !