5 korrik

Publié le par alban

 

5 korrik-mengjes {Lexim i perditshem :#Psalmi 60 :1-66 :20} {Studim i shpejte :#Psalmi 73 :1-77 :20}

 

“Te thirrur per te qene shenjter.” {#Romakeve 1:7}

 

Ne jemi shume te prirur per t’i pare te shenjtet apostullor sikur te ishin “shenjter” ne nje menyre me te veçante se femijet e tjere te Zotit.Te gjithe ata qe Zoti ka thirrur me ane te hirit te Tij dhe ka shenjteruar me ane te Frymes jane “shenjter”;por ne jemi te prirur per t’i pare apostujt si qenie te jashtezakonshme,duke mos pesuar te njejtat dobesi dhe tundime si ne.Prapeseprape duke menduar nje gje te tille,harrojme kete te vertete se aq me afer nje njeri jeton me Zotin aq me shume i duhet te mbaje zi per vete zemren e tij te lige dhe aq me shume Mjeshtri i tij e nderon ne sherbim aq me teper e liga e mishit e bezdis dhe e ngacmon perdita.Fakti eshte se,po te kishim pare apostullin Pal,do te na dukej shume qarte po ashtu si pjesa tjeter e familjes se zgjedhur:dhe nese te kishim folur me te,do te kishim thene, “Na duket se perjetimi i tij dhe i yni jane shume te ngjashem.Ai eshte me besnik,me i shenjte dhe me thellesisht i mesuar se ç’jemi ne por ai ka te njejtat sprova per te perballuar.Jo,ne disa pikepamje ai eshte me shume i sprovuar se ç’jemi ne.”Mos i shikoni,pra,shenjterit e hershem si te perjashtuar prej dobesive ose mekateve; dhe mos i veshtroni me ate adhurim mistik qe do na bente pothuajse idhujtar.Shenjteria e tyre eshte e arritshme edhe prej nesh.Ne “jemi te thirrur per te qene shenjter” nga i njejti ze qe i shtyu ato ne thirrjen e tyre qiellore.Eshte detyra e Te Krishterit te çaje shtegun per ne rrethin e brendshem te shenjterise; dhe nese keto te shenjte na e kalonin ne arritjet e tyre,ashtu siç eshte me te vertete,le t’i ndjekim ato;le te matemi me zjarrmin dhe shenjterine e tyre.Ne kemi te njejten drite qe ato paten,i njejti hir eshte i arritshem per ne dhe pse valle duhet qe te qendronim te kenaqur pa i barazuar ato ne karakter qiellor?Ato jetuan me Jezusin,jetuan per Jezusin,prandaj u rriten te ngjashem me Te.Le te jetojme me ane te se njejtes Fryme me ane te Ciles ato jetuan, “duke shikuar te Jezusi,” dhe shenjteria jone shpejt do jete e dukshme.

 

 

5 korrik-mbremje

 

“Kini besim te Zoti perjete,sepse Zoti,po,Zoti eshte shkembi i perjetshem.” {#Isaia 26:4}

 

Duke pare se kemi nje Zot te tille ku te besojme,le te mbeshtetemi te Ai me gjithe peshen tone;le te debojme jashte me vendosmeri çdo mosbesim dhe te perpiqemi ti heqim qafe dyshimet dhe ndruajtjet,qe prishin kaq shume rehatine tone ;perderisa nuk ka justifikim per frike atje ku Zoti eshte themeli i mirebesimit tone.Nje prind i dashur do te pikellohej shume nese femija e tij nuk do t’i besonte dhe sa shpirtngushte,sa e pashpirt eshte sjellja jone kur i besojme kaq pak Atit tone qiellor qe nuk na ka lene kurre dhe qe nuk do te na lere kurre.Do ishte mire nese dyshimet te deboheshin prej vatres se Zotit por eshte per tu patur frike se Mosbesimi i vjeter eshte po aq i zhdervjellet ne ditet tona sa atehere kur psalmisti pyeti, “Valle Perendia e ka harruar meshiren dhe a u ka dhene fund dhembshurive te Tij?”Davidi nuk e pati perdorur gjate shpaten e fuqishme te gjigandit Golia dhe prapeseprapa ai tha, “Nuk ka asnje si ajo.”Ai e pati perdorur nje here ne kohen e fitores se tij rinore dhe ajo e kishte provuar veten se ishte e metalit te duhur dhe prandaj ai e lavderoi me pas;po ashtu edhe ne duhet te flasim mire per Zotin tone,nuk ka asnje te ngjashem me Te lart ne qiell dhe poshte ne toke; “Me ke kerkoni,pra,te me ngjasoni,qe te jem baraz me te?” thote i Shenjti.”Nuk ka shkemb te ngjashem me shkembin e Jakobit,vete armiqte tane e gjykojne kete.Larg prej se lejuari dyshimet qe te jetojne ne zemrat tona,ne do marrim te gjithe tufen,ashtu si Elia beri me profetet e Balit dhe do t’i vrasim mbi perrua;dhe per perrua ku kemi per t’i vrare,do te zgjedhim perroin qe e ka burimin prej anes se plagosur te Shpetimtarit tone.Ne jemi gjendur mes shume sprovash por nuk jemi hedhur kurre akoma atje ku nuk do mund te kishim gjetur ne Zotin tone gjithçka qe do na nevojitej.Le te marrim zemer pra per te besuar Zotin perhera,te siguruar se forca e Tij e perjetshme do te jete,ashtu siç ka qene deri tani,ndihma dhe vendqendrimi yne.

Publicité

Publié dans Korrik

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article