4 korrik

Publié le par alban

 

4 korrik-mengjes {Lexim i perditshem :#Psalmi 52 :1-59 :17} {Studim i shpejte :#Psalmi 67 :1-72 :20}

 

“Shenjteroji ata me te verteten.” {#Gjoni 17:17}

 

Shenjterimi fillon me riperteritjen.Fryma e Zotit perçon brenda njeriut ate parim te ri te gjalle me ane te cilit ai behet « nje krijese e re » ne Krishtin Jezus.Kjo veper,qe fillon ne rilindjen,kryhet ne dy menyra—ndrydhja,me ane te ciles epshet e mishit nenshtrohen dhe zoterohen ;dhe ngjallerimi,me ane te ciles jeta qe Zoti ka vene brenda nesh behet nje burim uji qe rrjedh deri ne jeten e perjetshme.Kjo kryhet çdo dite me ate qe quhet « kembngulje »,me ane te ciles I Krishteri ruhet dhe vazhdon ne nje gjendje te hirshme,dhe behet qe te prodhoje me bollek vepra te mira per lavderimin dhe lavdine e Zotit ; dhe ajo sillet ne kulmin e saj ose persoset,ne « lavdi, » kur shpirti,duke qene teresisht i pastruar,ngrihet lart per te banuar me qeniet e shenjta ne krahun e djathte te Madherise lart ne qiell.Por ndersa Fryma e Zotit eshte keshtu autori i shenjterimit,prapeseprape ka nje instrument te dukshem te perdorur qe nuk duhet te harrohet. « Shenjteroji » tha Jezusi, « me te verteten :Fjala jote eshte e verteta. »Jane te shumta pjeset e Shkrimit qe provojne se intrumenti i shenjterimit tone eshte Fjala e Zotit.Fryma e Zotit  sjell ne mendjet tona parimet dhe doktrinat e te vertetes dhe i aplikon ato me fuqi.Keto degjohen ne vesh dhe mbasi jane marre ne zemer,punojne në ne duke bere qe te duam dhe te veprojme sipas vullnetit te Tij te mire.E verteta eshte shenjteruesi dhe nese nuk degjojme ose lexojme te verteten,nuk do te rritemi ne shenjterim.Në te jetuarin e shendoshe ne bejme perparim veçse nese perparojme ne te kuptuarin e shendoshe. « Fjala jote eshte nje llambe ne kemben time dhe nje drite ne shtegun tim. »Mos thuaj ne lidhje me ndonje gabim, « Eshte nje  çeshtje opinioni. »Asnje njeri nuk lejon nje gabim gjykimi pa toleruar heret ose vone nje gabim ne praktike.Mberthehe fort te verteten,sepse eshte duke e mbajtur ashtu te verteten qe do te shenjterohesh me ane te Frymes se Zotit.

 

 

4 korrik-mbremje

 

« Njeriu i pafajshem nga duart dhe i paster nga zemra,qe nuk e ngre shpirtin per t’u dukur dhe nuk betohet ne menyre te rreme. » {#Psalmi 24 :4}

 

Shenjterimi praktik i jashtem eshte nje shenje shume e çmueshme hiri.Eshte per t’u druar se shume besimshpalles kane shtremberuar doktrinen e justifikimit me ane te besimit ne menyre te tille sa t’i trajtojne veprat e mira me perbuzje;nese ashtu,ato do te marrin perbuzje ne diten e gjykimit.Nese duart tona nuk jane te pastra,le t’i pastrojme ne gjakun e çmuar te Jezusit  dhe keshtu le ti ngreme lart Zotit duar te pastra.Por « duart e pastra » nuk do te mjaftojne,nese nuk jane te lidhura me « nje zemer te paster. »Feja e vertete eshte veper zemre.Mund te pastrojme pjesen e jashtme te kupes dhe te pjates per aq gjate sa te na pelqeje por nese pjeset e brendshme jane te felliqura,jemi krejtesisht te felliqur nen syte e Zotit sepse zemrat tona jane me më te vertete vetja jone se ç’jane duart tona ;thelbi i jetes  se qenies sone qendron ne natyren e brendshme dhe prandaj edhe nevojshmeria e domosdoshme e pastertise perbrenda.I pasteri ne zemer do te shohe Zotin,te tjeret nuk jane veçse lakuriqe nate te verber.

 

Njeriu qe eshte i lindur per parajsen « nuk e ngre shpirtin per t’u dukur.”Te gjithe njerezit kane gezimet e tyre prej te cileve shpirtrat e tyre ngrihen lart;njerezit e kesaj bote ngrejne shpirtrat e tyre ne endje misherore,te cilat jane thjesht kotesi boshe ;por i shenjti do me shume gjera thelbesore ;ashtu si Jehoshafati,ai ngrihet lart ne shtigjet e Zotit.Ai qe eshte i kenaqur me lende,do numerohet mes derrave.A te kenaq bota ?Atehere ke shperblimin dhe riskun tend ne kete jete ;perfito sa te mundesh sepse nuk do njohesh gezim tjeter.

 

« Nuk betohet ne menyre te rreme. »Te shenjtet jane akoma njerez nderi.Fjala e Te Krishterit eshte i vetmi betim i tij ;por ky eshte po aq i mire sa njezet betime te njerezve te tjere.E folura e rreme do te perjashtoje njeriun prej qiellit sepse nje genjeshtar nuk mund te hyje ne shtepine e Zotit,cilat do  qofshin pretendimet ose veprat e tij.Lexues,a te denon teksti qe kemi perpara apo shpreson te ngjitesh ne malin e Zotit ?

Publicité

Publié dans Korrik

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article