20 nentor

Publié le par alban

20 nentor-mengjes  {Lexim i perditshem :#Romakeve 4 :1-7 :25}   {Studim i shpejte:#Romakeve 9:1-11-36}

 

“O Zot ti ke mbrojtur çeshtjen e shpirtit tim,ti ke çliruar jeten time.”  {#Vajtimet 3:28}

 

Ve re sa pozitivisht profeti flet.Ai nuk thote,”shpresoj,besoj,ndonjehere mendoj,se Zoti ka mbrojtur çeshtjet e shpirtit tim”;por ai flet ne lidhje me te si nje fakt i pavene ne dyshim.”Ti ke mbrojtur çeshtjet e shpirtit tim.”Me ane te Ngushelluesit te hirshem,le te shkundim ato dyshime dhe frika qe aq shume prishin paqen dhe ngushellimin tone.Le te jete kjo lutja jone,qe ti japim fund njehere e pergjithmone zerit te vrazhde e krokollites te hamendjeve dhe dyshimit,dhe te jemi te mundur te flasim me zerin melodioz dhe te qarte te sigurise se plote.Ve re se sa me mirenjohje profeti flet,duke i ngarkur te gjithe lavdine vetem Zotit!Ju e vi ni re se nuk ka as dhe nje fjale ne lidhje me te ose ne lidhje me kerkesat e tij.Ai nuk ia ngarkon shpetimin e tij ne çfaredo mase qofte ndonje njeriu,aq me pak merites se tij;por je “Ti”—“ Oh Zot,ti ke mbrojtur çeshtjet e shpirtit tim;ti ke çliruar jeten time.”Nje fryme mirenjohese duhet te kultivohet perhera prej Te Krishterit;dhe veçanerisht mbas çlirimeve ne duhet te pergatisim nje kenge per Zotin tone.Toka duhet te jete nje tempull i mbushur kenget e te shenjteve mirenjohes,dhe çdo  dite duhet te jete nje tymtore qe leshon  ere te mire temjani falenderimi.Sa i gezuar qe duket Jeremiah kur kujton meshiren e Zotit.Sa triumfalisht qe e ngren tonin!Ai kishte qene ne birucen e poshtme dhe eshte edhe tani askush tjeter perveçse profeti vajtues;dhe prapeseprape ne vete librin qe quhet “Vajtimet,”i qarte si kenga e Miriamit kur i binte tamburit,i mprehte si toni i Deboras kur takoi Barakun me thirrje fitore,ne degjojme zerin e Jeremise duke ngjitur ne qiell—“Ti ke mbrojtur çeshtjet e shpirtit tim;ti ke çliruar jeten time.”O femije te Zotit,kerko nje perjetim te gjalle te dashamiresise se Zotit,dhe kur e ke ate,fol pozitivisht per te;kendo me mirenjohje;thirr triumfalisht.

 

20 nentor-mbremje

 

“Lepujt,qe jane nje popull i dobet,por qe e vendosin banesen e tyre ne shkembinjte.” {#Fjalet e urta 30:26}

 

Te ndergjegjshem per dobesine e tyre natyrale,lepujt strehon ne strofulla shkembore,dhe jane te sigurte prej armiqve te tyre.Zemra ime,ji e vullnetshme te marresh nje mesim prej ketij populli te dobet.Ti je po aq i dobet dhe aq i ekspozuar rrezikut sa lepuri i ndrojtur,ji po aq i urte per te kerkuar nje strehe.Siguria ime me e mire eshte perbrenda fortifikatave te Te Perjetshmit te pandryshueshem,ku premtimet e tij te pandryshueshme qendrojne si mure gjigande shkembi.Do te jete perhera mire per ty,zemra ime,nese mund ta fshehesh perhere vetveten ne fortifikatat e atributeve te tij te lavdishme,te cilat te gjitha jane garanti sigurie per ato qe e vene besimin e tyre ne Te.I bekuar qofte Zoti,keshtu bera,dhe e gjeta veten si Davidi ne Adullam,i sigurte prej mizorise se armikut tim;tanime nuk kam per te zbuluar bekimin e njeriut qe ka vene besimin e tij ne Zotin,sepse kohe me pare,kur Satani dhe mekatet e mia me ndiqnin,fluturova te shkembi Krisht Jezus,dhe ne anen e tij te çare dhe gjeta nje vend prehjeje te mrekullueshem.Zemra ime,vrapo tek Ai perseri sonte,çfare do qofte dhembja jote e tanishme;Jezusi e ndjen per ty;Jezusi te ngushellon;Jezusi do te te ndihmoje.Asnje monark ne keshtjellen e tij te pamposhtur nuk eshte me i sigurte se sa lepuri ne strofullen shkembore.Zoteruesi i dhjetera mijerave karrocash luftarake nuk eshte nje therrime me mire i mbrojtur se sa banuesi i vogel ne te çaren e malit.Ne Jezusin te dobetit jane te forte,dhe te pambrojturit te forte;ato nuk mund te ishin me te forte edhe sikur te ishin gjigande,ose me te sigurte nese do ishin ne qiell.Besimi i jep njerezve ne toke mbrojtjen e Zotit te qiellit.Me teper ato nuk mund te kene nevoje dhe nuk kane nevoje te deshirojne me teper.Lepujt nuk mund te ndertojne nje keshtjelle,por ato perfitojne prej asaj qe eshte atje e gatshme:nuk mund ti bej vetes nje strehe,por Jezusi e ka bere ate,Ati i tij e ka dhene kete,Fryma e tij e ka zbuluar ate,dhe perseri sonte mund te hyj ne te,dhe jam i sigurte prej çdo armiku.

Publicité

Publié dans Nentor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article