19 nentor
19 nentor-mengjes {Lexim i perditshem :#Romaket 1 :1-3 :31} {Studim i shpejte:#Romaket 6:1-8:39}
“Shmang debatet e marra.” {#Titit 3:9}
Ditet tona jane te pakta,dhe shpenzohen shume me mire duke bere mire,se sa duke u grindur me çeshtje qe jane,me se miri,te nje rendesie te vogel.Shkollaret e vjeter bene shume dem me ane te diskutimit te tyre te subjekteve te nje rendesie jo praktike;dhe Kishat tona vuajne shume prej lufterave te vogla mbi pika te erreta dhe pyetje te parendesishme.Mbasi çdo gje qe mund te thuhet eshte thene,asnje ane nuk eshte me i urte,dhe prandaj diskutimi nuk ngre me teper njohurine se sa dashurine,dhe eshte çmenduri te mbjellesh ne nje fushe kaq djerre.Pyetje mbi pika mbi te cilat Shkrimi eshte i heshtur;mbi misteret qe i perkasin vetem Zotit;mbi profeci te nje interpretimi te dyshimte;dhe mbi thjesht menyrat e kryerjes se ceremonive njerezore,te gjitha keto jane çmenduri,dhe njerezit e urte i evitojne ato.Puna jone eshte as te pyesim as ti pergjigjemi pyetjeve te kota,por ti leme menjane ato;dhe nese i bindemi parimit te apostullit {#Titit 3:8}per te qene te kujdesshem per te ruajtur veprat e mira,do te zbulojme veten shume te zene me pune te dobishme per te treguar interes ne rropatje te panevojshme,grindavece dhe te pavlera.
Megjithate ka disa pyetje qe jane e kunderta e çmendurise,te cilat ne nuk duhet ti menjanojme,por te perballuara me sinqeritet,te tilla si keto :A besoj ne Zotin Jezus Krisht ?A jam i riperteritur ne frymen e mendjes sime?A nuk po eci sipas mishit,por po eci sipas Frymes?A po rritem ne hir?A stolis bisedimi im doktrinen e Zotit Shpetimtarit tim?A po kerkoj per ardhjen e Zotit,dhe po rri vigjilent ashtu si nje sherbetor duhet te beje qe po pret padronin e tij?Cfare mund te bej me shume per Jezusin?Te tilla hetime si keto me urgjence kerkojne vemendjen tone;dhe nese i jemi dhene kleçkave,le te kthejme tani aftesite tona kritikuese per nje sherbim shume me te perfitueshem.Le te jemi paqeruajtes,dhe te perpiqemi te udheheqim te tjere me ane te parimit tone dhe shembullit tone,per te “shmangur pyetje te kota.”
19 nentor-mbremje
“Ah sikur te dija ku ta gjeja! » {#Jobi 23 :3}
I sjelle ne shkalle me te fundit ai therret mbas Zotit.Deshira djegese e nje femije te Zotit te pikelluar eshte te shikoje nje here me shume fytyren e Atit te tij.Lutja e tij nuk eshte « Oh qe te mund te sherohem prej semundjes qe tani qelbezohet ne çdo pjese te trupit tim ! »ose madje as « o sikur te shihja femijet e mi te rikthyer prej kthetrave te varrit,dhe pronesia ime e kthyer prej dores se zhvatesit ! »por klithma me e larte dhe e para eshte, « Ah,sikur te dija ku ta gjeja,qe te mund te arrija deri ne fronin e tij ! »Femijet e Zotit shkojne ne shtepi kur stuhia vjen.Eshte instikti i lindur prej qiellit i nje shpirti te hirshem per te kerkuar strehe prej çdo ligesie poshte kraheve te te Perjetshmit. « Ai qe ka bere Zotin strehen e tij, »mund te sherbeje si titulli i besimtarit te vertete.Nje hipokrit kur pikellohet prej Zotit,e ka meri vujtjen,dhe si nje skllav,do largohej me vrap prej Padronit qe e ka fshikulluar ;por jo ashtu trashegimtari i vertete i qiellit,ai puth doren e Atij qe e ka goditur,dhe kerkon strehe prej fshikulles ne kraharorin e Zotit qe u vrenjtos kundrejt tij.Deshira e Jobit per tu shoqeruar me Zotin u shtua prej deshtimit te çdo burimi tjeter ngushellimi.Patriarku u kthye prej shokeve te tij keqardhes,dhe veshtroi lart mbi fronin qiellor,ashtu si nje udhetar hedh tutje menjehere paguren e tij dhe shkon me gjithe nxitim te pusi.Ai i thote lamtumire shpresave tokesore,dhe therret, « Ah sikur ta dija ku ta gjeja Zotin tim ! »Asgje nuk na meson aq shume çmueshmerine e Krijuesit,se sa kur mesojme zbrazetine e te gjitha gjerave te tjera.Duke u menjanuar me perçmim hidhur prej koshereve tokesore,ku nuk gjejme mjalte,por shume thumba te mprehte,ne gezohemi ne Ate fjala besnike e te Cilit eshte me e embel se mjalti ose fashuallat.Ne çdo trazire ne duhet se pari te jemi te ndergjegjshem per pranine e Zotit me ne.Veçse le te gezojme buzeqeshjen e tij,dhe mund ta mbajme kryqin tone te perditshem me nje zemer te vullnetshme per hirin e tij te shenjte.