18 nentor

Publié le par alban

18 nentor-mengjes  {Lexim i perditshem :#Veprat 26 :1-28 :31}  {Studim i shpejte :#Romakeve 4 :1-5 :21}

 

“Nje burim i mbyllur,gurre e vulosur.”  {#Kantiku i kantikeve 4:12}

 

Ne kete metafore,qe ka lidhje me jeten e brendshme te besimtarit,ne kemi haptazi idene e sekretit.Eshte nje gurre e vulosur:ashtu siç ishin gurrat ne Lindje,mbi te cilat eshte ngritur nje ndertese keshtu qe askush nuk mund ti arrinte perveç atyre qe e dinin hyrjen sekrete;keshtu eshte zemra e besimtarit kur eshte e riperteritur prej hirit:ka nje jete misterioze perbrenda qe asnje aftesi njerezore nuk mund ta preke.Eshte nje sekret qe askush tjeter nuk e njeh;jo,qe vete njeriu qe eshte zoteruesi i tij nuk mund tia shprehe dot fqinjit te tij.Teksti perfshin jo vetem sekret,por edhe ndarje.Nuk eshte burimi i zakonshem prej se cilit çdo kalimtar mund te pije,eshte nje burim i mbajtur dhe i ruajtur prej çdo njeriu tjeter;eshte nje burim qe mban nje vule te veçante—nje vule mbreterore,keshtu qe te gjithe mund te dallojne se nuk eshte nje burimi i zakonshem,por nje burim i zoteruar prej nje pronari,dhe i vendosur prej vete natyres se tij veçante.Keshtu eshte me jeten shpirterore.Te zgjedhurit e Zotit u ndane ne dekretin e perjetshem;ato u ndane prej Zotit ne diten e shpengimit;dhe ato u ndane prej zoterimit te nje jete qe te tjeret nuk e kane;dhe eshte e pamundur per to te ndjehen si ne shtepine e tyre me boten,ose te gjejne endje ne kenaqesite e saj.Eshte gjithashtu idea e shenjterise.Gurra e vulosur eshte e ruajtur per perdorimin e disa njerezve te veçante:dhe e tille eshte zemra e krishtere.Eshte nje burim i ruajtur per Jezusin.Cdo I Krishtere duhet te ndjeje se ka vulen e Zotit ne te—dhe ai duhet te jete i afte te thote me Palin,”Tashti e tutje askush te mos me mundoje,sepse une mbaj shenjat e Jezusit ne trupin tim.”Nje tjeter ide eshte e spikatur—eshte ajo e sigurise.O!sa e sigurte dhe e siguruar eshte jeta e brendshme e besimtarit!Nese te gjitha fuqite e tokes dhe ferrit do te bashkoheshin kunder saj,ai parim i pavdekshem duhet te ekzistoje akoma,sepse Ai qe e dha ate zotoi Veten e tij per ruajtjen e tij.Dhe kush “eshte ai qe do tju demtonte,”nese Zoti eshte mbrojtesi tend?

 

 

18 nentor-mbremje

 

“Ti je i tille nga perjetesia.”  {#Psalmet 93:2}

 

Krishti eshte I PERJETSHEM.Per Te ne mund te kendojme me Davidin,”Froni yt o Perendi eshte perjete e perjete.”Gezohu,besimtar,ne Jezu Krisht,i njejti dje,sot,dhe perhera.Jezusi gjithmone ishte.Bebja e lindur ne Betlehem u bashkua me Fjalen,qe ishte ne fillim,me ane te ciles te gjitha gjerat u bene.Titulli me ane te cilit Krishti i zbuloi Vetveten Gjonit ne Patmos ishte,”Ai qe eshte,qe ishte dhe qe do te vije.”Nese Ai nuk do ishte Zot prej perjetesise,ne nuk do mund ta donim me kaq perkushtim;ne nuk do mund te ndjenim se Ai pati çdo pjese ne dashurine e perjetshme qe eshte burimi i te gjitha bekimeve te beselidhjes;por perderisa Ai ishte qe prej fillimit me Atin,ne e gjurmojme rrymen e dashurise hyjnore tek vete Ai ashtu si me Atin e tij dhe Frymen e Bekuar.Ashtu siç Zoti yne gjithmone ishte,po ashtu Ai eshte perjeta.Jezusi nuk ka vdekur;”Ai jeton perjeta qe te nderhyje per ne.”Drejtohu Atij ne te gjitha periudhat e tua te nevojes,sepse Ai po pret te te bekoje akoma.Per me teper,Jezusi,Zoti yne do te jete perhera.Nese Zoti do tju kursente jeten tuaj akoma deri ne nje moshe te shkuar do te zbuloni se burimi i tij pastrues eshte akoma i hapur,dhe gjaku i tij i çmuar nuk e ka humbur fuqine e tij;do te zbuloni se Prifti qe mbushi burimin sherues me vete gjakun e tij,jeton per te pastruar prej çdo padrejtesie.Kur vetem beteja jote e fundit mbetet per tu luftuar,do te zbulosh se dora e Kapitenit tend fitimtar nuk eshte dobesuar—Shpetimtari i gjalle do te gezoje te shenjtin ne prag te vdekjes.Kur te hysh ne parajse do ta gjesh Ate atje duke mbajtur vesen e rinise se tij;dhe permes perjetesise Zoti Jezus do te mbetet akoma burimi i perjetshem gezimi,jete dhe lavdie per popullin e tij.Ujerat e gjalla ju terheqshin ne kete pus te shenjte!Jezusi perhera ishte,Ai eshte perhera,Ai perhera do te jete.Ai eshte i perjetshem ne te gjitha atributet e tij,ne gjithe detyrat e tij,ne gjithe fuqine e tij,dhe vullnetin e tij per te bekuar,ngushelluar,ruajtur,dhe kurorezuar popullin e tij.

Publicité

Publié dans Nentor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article