8 korrik
8 korrik-mengjes {Lexim i perditshem :#Psalmi 78 :1-80 :19} {Studim i shpejte:#Psalmi 92:1-102:28}
“Me thuaj te lutem,ku qendron forca jote e madhe” {#Gjyqtaret 16 :6}
Ku qendron forca e fshehte e besimit ?Ajo qendron ne ushqimin me te cilin ushqehet ;sepse besimi studion ate qe premtimi eshte—nje syth i hirit hyjnor,nje perhapje e zemres se madhe te Zotit dhe besimi thote, « Zoti im nuk mund te kishte dhene kete premtim,perveçse prej dashurise dhe hirit ;prandaj eshte me se e sigurte se fjala e Tij do te permbushet. »Me pas besimi mendon, « Kush e beri kete premtim ? »Nuk e merr ne konsiderate dhe aq shume rendesine e saj se sa , « Kush eshte autori i tij ? »Besimi sjell ne mendje se eshte Zoti qe nuk mund te genjeje—Zoti i plotfuqishem,Zoti i pandryshueshem ; dhe prandaj nxjerr si perfundim se premtimi duhet qe te permbushet ; dhe ecen perpara ne kete bindje te forte.Ai kujton se pse u dha premtimi,--per lavdine e Zotit dhe besimi ndjehet persosmerisht i sigurte se lavdia e Zotit eshte e siguruar dhe se Ai nuk do njollose kurre vete shqytin e Tij dhe as do prishe shkelqimin e vete kurores se Tij dhe prandaj premtimi duhet dhe do qendroje.Atehere besimi merr ne konsiderate gjithashtu vepren e mrekullueshme te Krishtit si nje prove e qarte e synimit te Atit per te permbushur fjalen e Tij. « Ai qe nuk kurseu Birin e Vet,por e dorezoi per ne te gjithe,si nuk do te na jape,bashke me Te,çdo gje ? »Per me teper besimi shikon mbrapa ne te kaluaren,sepse betejat e tij e kane forcuar dhe fitoret i kane dhene kurajo.Ai sjell ne mendje se Zoti kurre nuk e ka braktisur ;jo,se Ai kurre nuk ka braktisur ndonjehere ndonje prej femijeve te Tij.Besimi sjell ne mendje periudhat e rrezikut te madh kur erdhi çlirimi ;oret e nevojshmerise urgjente kur forca e tij u zbulua te ishte po aq sa ditet e tij dhe ai therret, « Jo,kurre nuk do mendoj se Ai mund te ndryshoje dhe mund te braktise sherbetorin e tij tani.Deri ketu Zoti me ka ndihmuar dhe do te me ndihmoje akoma. »Keshtu qe besimi shikon çdo premtim ne lidhjen e tij me premtimdhenesin dhe se ben keshtu,ai mund te thote me siguri, « Me siguri,miresia dhe meshira do te me shoqerojne ne gjithe ditet e jetes sime ! »
8 korrik-mbremje
« Me udhehiq ne te verteten tende dhe me meso,sepse ti je Perendia i shpetimit tim ;une shpresoj shume te Ti gjate gjithe dites. » {#Psalmi 25 :5}
Kur besimtari ka filluar me hapa te lekundur te ece ne udhen e Zotit,ai kerkon te udhehiqet akoma perpara ashtu si nje femije i vogel i mbajtur prej dores ndihmuese te prinderve te tij dhe deshiron me zjarr te mesohet më shume akoma ne alfabetin e te vertetes.Mesimi perjetues eshte tema e kesaj lutjeje.Davidi njihte shume por ai e ndjeu padijen e tij dhe deshiroi te ishte akoma ne shkollen e Zotit :kater here ne dy vargje ai ben kerkese per dituri ne kolegjin e hirit.Do ishte mire per shume besimshpalles qe ne vend qe te ndjekin dredhite e tyre dhe te hapin shtigje te reja mendimi per veten e tyre,do benin me mire te kerkonin shtigjet e mira te vjetra te vete te vertetes se Zotit dhe te pergjerojne Frymen e Shenjte t’i jape atyre kuptim te shenjteruar dhe fryme qe mesojne lehte. « Sepse Ti je Perendia i shpetimit tim. »Triadha në Nje,I Perjetshmi,eshte Autori dhe Persosesi i shpetimit te njerezve te Tij.Lexues,a eshte Ai Perendia i shpetimit tend ?A gjen ne zgjedhjen e Atit,shlyerjen e Birit dhe ne ngjalljen e Frymes te gjitha themelet e shpresave te tua te perjetshme ?Nese keshtu,mund ta perdoresh kete si nje argument per te fituar bekime te tjera ;nese Zoti ka caktuar qe te te shpetoje,me siguri qe Ai nuk do te refuzoje te te mesoje ne shtigjet e Tij.Eshte gje e lumtur kur mund t’i drejtohemi Zotit me mirebesimin qe Davidi shfaq ketu ;na jep fuqi te madhe ne lutje dhe ngushellim ne sprove. « Une shpresoj shume te Ti gjate gjithe dites. »Durimi eshte shoqeruesi dhe biri i besimit ;ne presim me gezim kur jemi te sigurte se nuk do presim me kot.Eshte detyra dhe privilegji yne te presim prej Zotit ne sherbim,adhurim,pritje mirebesim ne gjithe ditet e jetes sone.Besimi yne do te jete besim i sprovuar dhe nese eshte i llojit te vertete do te perballoje sproven e vazhdueshme pa u dorezuar.Nuk do lodhemi se prituri prej Zotit nese sjellim ne mend se sa gjate dhe sa hirshem Ai priti per ne me perpara.