9 korrik
9 korrik-mengjes {Lexim i perditshem :#Psalmi 81 :1-87 :7} {Studim i shpejte:#Psalmi 103:1-106:48}
“Mos harro asnje nga te mirat qe ka bere.” {#Psalmi 103 :2}
Eshte nje kohezenie e dobishme dhe e kenaqshme te dallosh doren e Zotit ne jetet e te shenjteve te vjeter dhe te veresh miresine e Tij ne çlirimet e Tij,meshiren e Tij ne faljen e tyre dhe besnikerine e Tij ne ruajtjen e beselidhjes me to.Por a nuk do ishte edhe me interesante dhe e perfitueshme per ne te verejme doren e Zotit ne vete jetet tona ?A nuk duhet te shikojme vete historite tona si se qeni te pakten plot me Zotin,si plot me miresine dhe te verteten e Tij,si nje prove po aq e vertete e besnikerise dhe vertetesise se Tij sa jetet e secilit prej te shenjteve para nesh ?Kryejme nje padrejtesi ndaj Zotit kur hamendesojme se Ai kreu te gjithe keto gjera te fuqishme dhe e tregoi veten te forte per ato ne kohen e hershme,por qe nuk kryen mrekulli ose zhvesh krahun per te shenjtet qe jane tani mbi toke.Le te rishqyrtojme vete jetet tona.Me siguri qe në keto do zbulojme ndonje ngjarje,freskuese per ne dhe lavderuese per Zotin.A nuk keni patur valle çlirime ?A nuk keni kaluar valle permes lumenjsh,te mbeshtetur nga prania hyjnore ?A nuk keni ecur permes zjarresh te pademtuar ?A nuk keni patur valle shenja ?A nuk keni patur favore te perzgjedhura ?Zoti qe i plotesoi Salomonit deshiren e zemres se tij,a nuk ju ka degjuar valle dhe nuk i eshte pergjigjur kerkesave tuaja ?Ai Zot perzemersie te bollshme per te Cilin Davidi kendoi, « Ai ngop me te mira gojen time, » a nuk ju ka ngopur valle me dhjam ?A nuk jeni bere valle te shtriheni ne kullota me bar te njome ?A nuk jeni drejtuar valle ne ujera çlodhese ?Me siguri qe miresia e Zotit ka qene e njejta per ne me ate te te shenjteve te vjeter.Prandaj,pra le te thurim në nje kenge meshirat e Tij.Le te marrim arin e paster te falenderimit dhe guret e çmuar te levdates dhe te bejme me to nje kurore per koken e Jezusit.Le te perhapin shpirtrat tane melodi po aq te embel dhe te gezuar sa erdhi prej harpes se Davidit,ndersa lavderojme Zotin,meshira e Te Cilit zgjat perjeta.
9 korrik-mbremje
« Dhe Perendia e ndau driten nga erresira. » {#Zanafilla 1 :4}
Nje besimtar ka dy parime ne veper perbrenda tij.Ne gjendjen e tij natyrore ai i ishte nenshtruar vetem nje parimi,i cili ishte erresira ;tani drita ka hyre perbrenda dhe dy parimet nuk merren vesh me njeri tjetrin.Vini re fjalet e apostullit Pal ne kapitullin e shtate te Romakeve : « Duke dashur te bej te miren,gjej kete ligj,qe e keqja eshte e pranishme tek une.Sepse,ne brendesine time,gjej kenaqesi ne ligjin e Perendise,por shoh nje ligj tjeter ne gjymtyret e trupit tim,duke luftuar kunder ligjit te mendjes sime dhe duke me bere skllav te ligjit te mekatit,qe vepron ne gjymtyret e mia. »Si shkaktohet valle kjo gje ? « Zoti e ndau driten nga erresira. »Erresia,ne vetvete,eshte e qete dhe e patrazuar por kur Zoti dergon aty drite,ka nje konflikt,sepse njeri eshte ne kundershtim me tjetrin :nje konflikt qe nuk do te reshte kurre derisa besimtari te jete krejtesisht drite ne Zotin.Nese ka nje ndarje perbrenda personit te Te Krishterit,eshte e sigurte se ka edhe nje ndarje perjashta.Aq shpejt sa Zoti i jep ndonje njeriu drite,ky fillon ta ndaje veten prej erresires perreth ;ai shkeputet prej nje feje thjesht mondane me ceremoni te jashtme,sepse asgje qe nuk eshte ungjilli i Krishtit nuk do ta kenaqe ate tani dhe ai terhiqet prej shoqerise se kesaj bote dhe defrimeve boshe dhe kerkon shoqerine e te shenjteve,sepse « Ne e dime se kemi kaluar nga vdekja ne jete,sepse ne i duam vellezerit. »Drita grumbullon per veten e saj dhe po ashtu erresira mbledh per veten e saj.Ate qe Zoti ka ndare,le te mos te perpiqemi ta bashkojme,por ashtu si Krishti shkoi jashte kampit,duke mbajtur poshterimin qe mbajti Ai,le te dalim jashte prej atyre qe nuk njohin Zotin dhe te jemi nje popull i veçante.Ai ishte i shenjte,i pafajshem,i pandotur,i ndare prej mekatareve ; dhe,ashtu si Ai ishte,po ashtu edhe ne duhet te jemi jokonformiste me boten,duke mos u pajtuar me asnje mekat dhe te dallueshem prej pjeses tjeter te njerezimit me ane te shembelltyres sone me Mjeshtrin tone.