16 korrik
16 qershor-mengjes {Lexim i perditshem :#Psalmi 120 :1-131 :3} {Studim i shpejte :#Proverba 1 :1-4 :27}
“Mblidhnin mane çdo mengjes.” {#Eksodi 16:21}
Puno shume per te mbajtur nje ndijim varesie te plote ne vullnetin e mire dhe kenaqesine e Zotit per vazhdimin e gezimeve te tua me te pasura.Mos u perpiq kurre te jetosh me manen e vjeter,po ashtu mos kerko te gjesh ndihme ne Egjipt.Gjithçka duhet te vije prej Jezusit,ose perndryshe do ta pesosh pergjithnje.Vajosjet e vjetra nuk do te mjaftojne per te rigjalleruar frymen tende;koka jote duhet te kete vaj te fresket te derdhur mbi te prej bririt te arte te shenjtores ose perndryshe do te pushoje lavdine e saj.Sot mund te jesh ne majen e malit te Zotit por Ai qe te ka vene atje duhet te te mbaje atje ose perndryshe do kridhesh poshte shume me shpejt se ç’enderron.Mali yt qendron i palevizsshem kur Ai e vendos te palekundur ne vendin e tij;nese Ai fsheh fytyren,shpejt do turbullohesh.Nese Shpetimtari e shikon te pershtatshme,nuk ka as dhe nje dritare permes se ciles ti shikon driten e qiellit,qe nuk mund ta erresoje ne çast.Jozueu e urdheroi diellin te qendroje i palevizur por Jezusi mund ta fshehe ne erresire te plote.Ai mund te terheqe gezimin e zemres tende,driten e syve te tu,dhe forcen e jetes tende;ne doren e Tij qendrojne ngushellimet e tua dhe sipas vullnetit te Tij ato mund te largohen prej teje.Kete varesi te çdo çasti,Zoti yne eshte i vendosur qe ne ta ndjejme dhe ta pohojme,sepse Ai,vetem na lejon qe te lutemi per “buken e perditshme,” dhe vetem premton se “forca jone do zgjase aq sa do jene ditet tona.”A nuk eshte me e mira per ne se duhet qe te jete keshtu,qe ne te mund te shkojme shpesh e rregullisht te froni i Tij,dhe te kujtohemi vazhdimisht per dashurine e Tij?O!Sa i pasur hiri qe na furnizon kaq vazhdimisht dhe nuk e permban veten per shkak te mosmirenjohjes sone!Shiu i arte kurre nuk pushon,reja e bekimit qendron akoma e me shume mbi banesen tone.O Zoti Jezus,do perkulemi nen kembet e tua,te ndergjegjshem per pamundesine tone te plote per te bere ndonje gje pa Ty,ne çdo favor qe jemi te privilegjuar te marrim,do te adhurojme emrin Tend te bekuar dhe do te njohim dashurine tende te pashtershme.
16 korrik-mbremje
“Ti do te ngrihesh dhe do te te vije keq per Sionin,sepse erdhi koha te tregosh dhembshuri ndaj tij;dhe koha e caktuar erdhi sepse sherbetoret e tu i duan edhe guret e tij dhe u vjen keq per pluhurin e tij.” {#Psalmi 102:13,14}
Eshte teper e veshtire te ngushellosh nje njeri egoist ne traziren e tij sepse burimet e ngushellimit te tij ndodhen teresisht perbrenda vetes se tij dhe kur ai eshte i trishte,te gjitha burimet e tij jane te thara.Por nje njeri zemergjere plot me filantropi te krishtere ka burime te tjera prej te cileve te furnizoje veten me ngushellim perveç atyre qe ndodhen perbrenda tij.Ai mund te shkoje para se gjithash te Zoti i tij dhe te gjeje atje ndihme te bollshme; dhe ai mund te zbuloje argumente per ngushellim ne gjera qe lidhen me boten ne pergjithesi,me vendin e tij dhe mbi te gjitha me kishen.Davidi ne kete Psalm ishte teper i pikelluar;ai shkroi, “Jam bere si bufi i vendeve te shkretuara.Jam pa gjume si harabeli i vetmuar mbi çati.”E vetmja menyre ne te cilen ai mund te ngushellonte veten e tij ishte ne mendimin se Zoti do ngrihet dhe do kete dhembshuri per Sionin:edhe pse ai ishte i trishtuar,prapeseprapa Sioni duhet te begatonte;sado e ulet gjendja e tij,prapeseprape Sioni duhet te ngrihej.I Krishtere!Meso te ngushellohesh me sjelljen e hirshme te Zotit ndaj kishes.Ajo qe eshte kaq e shtrenjte per Mjeshtrin tend,a nuk duhet qe te jete e shtrenjte mbi gjithçka per ty?Edhe çfare pastaj nese shtegu yt eshte i erret,a nuk mund te gezosh zemren tende me triumfet e kryqit te Tij dhe perhapjen e se vertetes se Tij?Vete trazirat tona vetjake harrohen ndersa shikojme jo vetem ate qe Zoti ka bere dhe po ben per Sionin por edhe gjerat e lavdishme qe Ai do beje akoma per kishen e Tij.Perdor kete recete,o besimtar,kurdohere qe je i trishtuar ne zemer dhe frymerende:harro veten tende dhe punet e tua te vogla dhe kerko mireqenien dhe mbrothesine e Sionit.Kur i perkul gjurin ne lutje Zotit,mos e kufizo peticionin tend ne rrethin e ngushte te vete jetes tende,qofte kjo e sprovuar,por dergo jashte lutjet e tua pergjeruese per mbrothesine e kishes, “Lutu per paqen e Jeruzalemit,” dhe vete shpirti yt do te freskohet.