17 korrik
17 korrik-mengjes{lexim i perditshem : # Ps 132:1-138:8} {Studim i shpejte: # Pr 5: 1-9:18}
“Duke ditur;vellezer te dashur,zgjedhjen tuaj nga Zoti.”{# 1 Th 1:4}
Shume njerez duan te dine nese jane te zgjedhur para se te shikojne tek Krishti,por ato nuk mund ta mesojne ne kete menyre;eshte per tu zbuluar vetem “duke shikuar tek Krishti”.Nese do te sigurohesh per zgjedhjen tende;---menyra qe vijon do te siguroje zemren perpara Zotit.
A e ndjen veten se je i humbur,nje mekatar i fajshem? Shko drejt e tek kryqi i Krishtit,dhe i thuaj Jezusit ashtu,dhe i thuaj se ke lexuar ne Bibel,”Ai qe vjen tek une nuk do ta flak jashte.”I thuaj se ai ka thene,”Kjo eshte nje thenie e sigurte dhe e denje per pranim,se Jezu Krishti erdhi ne kete bote per te shpetuar mekataret.”Shiko te Krishti dhe beso ne te,dhe to te kesh menjehere proven e zgjedhjes tende;sepse aq po e sigurte se ti beson po aq je i zgjedhur.Nese ia jep veten teresisht Krishtit dhe beson ne te,atehere ti je nje nga te zgjedhurit e Zotit;por nese ndalon dhe thua;”dua te di se pari nese jam i zgjedhur,ti nuk di se çpyet.Shko tek Jezusi,per te lare gjithe mekatet,ashtu siç je.Lere menjane çdo hetim kurioz per sa i perket zgjedhjes.Shko menjehere te Krishti dhe fshihu ne plaget e tij,dhe ke per te ditur nese je i zgjedhur apo jo.Siguria e Frymes se Shenjte do te te jipet keshtu qe ti do jesh i afte te thuash,” e di ke kam besuar dhe jam i bindur se Ai eshte i zoti te ruaje visarin e mire deri ne fund”.Krishti ishte ne keshillen e perjetshme:Ai mund te te thote nese je i zgjedhur apo jo;por ti nuk mund ta gjesh ne ndonje menyre tjeter.Shko dhe vere besimin tek Ai,dhe pergjigja e tij do te jete ---“te kam dashur me nje dashuri te perjetshme,prandaj te terhoqa me dashamiresi”.
Nuk do te kete asnje dyshim nese Ai te ka zgjedhur apo jo,kur ti e ke zgjedhur.
Bij jemi me ane te zgjedhjes se Zotit
Kush ne Jezus Krisht beson.
17 korrik-mbremje
« Asnjeri prej tyre te mos shpetoje. » {1 Mbreterve 18 :40}
Kur lutja e Elias mori pergjigje dhe zjarri nga qielli konsumoi sakrificen ne pranine e gjithe popullit,ai i beri thirrje Izraeliteve te grumbulluar te kapnin prifterinjt e Balit,dhe thirri me rreptesi, « asnjeri prej tyre te mos shpetoje. »I zbriti poshte tek perroi i Kishonit, dhe i theri atje.Ashtu duhet te ndodhe me mekatet tona---jane te gjithe te denuar,asnjeri nuk duhet ruajtur.Mekati jone i dashur duhet te vdese.Mos e kurse edhe pse bertet fort.Godit,edhe pse te jete po aq i shtrenjte sa Isaku.Godit,sepse Zoti goditi mekatin kur ai ishte mbi vete Birin e tij.Me nje vendosmeri te rrepte dhe te patundshme ti duhet te denosh me vdekje ate mekat qe me pare ishte idhulli i zemres tende.Po pyet si do ta permbushesh kete ?Jezusi do te jete fuqia jote.Ke hirin e dhene ne beselidhjen e hirit per te mposhtur mekatin ;ke fuqine per te marre fitoren ne kryqezaten kunder epsheve te brendshme,sepse Jezu Krishti ka premtuar te jete me ty madje deri ne vdekje.Nese do te triumfosh mbi erresiren vere veten ne pranine e Diellit te Drejtesise.Nuk ka vend aq mire pershtatshem per zbulimin e mekatit,dhe sherimin nga fuqia dhe faji i tij,sesa prania e menjehershme e Zotit.Jobi nuk e diti kurre gjysem aq mire se si ta hiqte qafe mekatin se sa kur syri i tij i besimit qendroi ne Zotin dhe atehere ai e urrejti vetveten dhe u pendua ne pluhur e hi.Ari i paster i te krishterit eshte shpesh i erret.Ne kemi nevoje per zjarrin e shenjte per te konsumuar skoriet.Le te fluturojme tek Zoti yne,ai eshte nje zjarr konsumues,Ai nuk do te konsumoje shpirtin tone por mekatet tona.Le te na nxisi dashamiresia e Zotit nje xhelozi te shenjteruar dhe nje hakmarrje te shenjte kunder atyre mekateve qe jane te urryera nen syte e Tij.Shko perpara te luftosh Amalekun,ne fuqine e tij,dhe shkaterro krejtesisht kete bande te mallkuar.Asnjeri nga ato te mos shpetoje !