19 dhjetor

Publié le par alban

 

 

19 dhjetor-mengjes  {#Lexim i perditshem :#2 Pjetri 1 :1-3 :18}  {Studim i shpejte:#2 Pjetri 1:1-3:18}

 

« Shorti hidhet qe ne barkun e nenes,por çdo veprim varet nga Zoti. »  {#Proverbat 16 :33}

 

Nese rezultati i shortit i perket Zotit,kujt i perket valle rregullimi i gjithe jetes sone ?Nese dhe nje hedhje e thjeshte shorti varet nga Ai,aq me teper ngjarjet e tere jetes sone—veçanerisht kur na thuhet nga Shpetimtari yne i bekuar:”Edhe fijet e flokut i keni te gjitha te numeruara ;asnjeri prej trumcakeve nuk do te bjere ne toke pa vullnetin e Atit tuaj. »Do tju sjelli nje paqe te shenjte ne mendjet tuaja,shoke te shtrenjte,nese do ta kujtonit perhera kete gje.Kaq shume do ta çliroje mendjen tende prej ankthit sa do te jesh me mire i afte per te ecur ne durim,qetesi,dhe gezim ashtu si nje Krishter duhet te ece.Kur nje njeri eshte i ankthshem ai nuk mund te lutet me besim ;kur eshte i trazuar prej botes ai nuk mund ti sherbeje Mjeshtrit te tij,mendimet e tij i sherbejne vetes se tij.Nese « do te kerkoje se pari mbreterine e Zotit dhe drejtesine e tij, » te gjitha gjerat do te te shtoheshin persiper.Je duke trazuar punen e Krishtit dhe duke lene pas dore punen tende nese shqetesohesh ne lidhje me riskun  tend dhe rrethanat.Je perpjekur te « sigurosh » pune dhe ke harruar se te perket ty te bindesh.Ji i urte dhe bindu,dhe lere Krishtin te siguroje gjerat qe duhen.Eja dhe mbikqyr depot e Atit tend dhe pyet nese do te te lere te vdesesh urie ndersa ka grumbulluar nje bollek kaq te madh ne hambarin e tij ?Shiko zemren e tij meshiruese ;shiko nese zemra e tij mund te te trajtoje keq !Shiko urtesine e tij te pahetueshme ;shiko nese do te kete aty ndonje gabim.Mbi te gjitha,shiko Krishtin Nderhyesin tend,dhe pyet veten,ndersa Ai nderhyn per ty,a mund qe Ati yt te te trajtoje si i pahir ?Nese Ai kujton edhe harabelat,a do te harroje valle nje prej me te vegjelve te femijeve te tij te varfer ? » « Hidh mbi Zotin barren tende,dhe ai do te te mbaje ;ai nuk do te lejoje kurre qe i drejti te lekundet. »

Shpirti im,rri i lumtur ne gjendjen tende te ulur,

As mos shpreso as deshiro te jesh i madh;

Te marresh vulen e Vullnetit Hyjnor,

Kjo qofte lavdia jote dhe keto pasuri te tuat.

 

19 dhjetor-mbremje

 

“Dhe nuk kishte me det.”  {#Zbulesa 21:1}

 

Me zor se do gezoheshim prej mendimit se humbjes se te vjetrit oqean te lavdishem:qiejt e re dhe toka e re nuk do ishin me te bukur per perfytyrimin tone,nese,me te vertete nuk do te kishte me det te gjere dhe te madh,me dallget e tij  vegulluese dhe brigjet e tij me guaska.A nuk eshte per tu lexuar teksti si nje metafore,e perzier me paragjykimin me ane te ciles mendja orientale universalisht e shikonte detin ne koherat e vjetra?Nje bote fizike e vertete pa nje det eshte nje gje e zymte per tu perfytyruar,do te ishte nje unaze hekuri pa safirin qe e ben ate te çmueshme.Duhet te kete nje kuptim shpirteror ketu.Ne hirdhenien e re nuk do te kete me ndarje—deti ndan kombe dhe popuj te ndryshem prej njeri tjetrit.Per Gjonin ne Patmos ujerat e thella ishin si mure burgu,duke e izoluar ate larg prej vellezerve dhe punes se tij:nuk do te kete pengesa te tilla ne boten e ardhshme.Lega dallgesh valevitese shtrihen midis nesh dhe shume te aferm te cilet ne sonte i kujtojme ne lutje,por ne boten e shndritshme per ku ne shkojme do te kete shoqerim te pathyer per te gjithe familjen e te shpenguarve.Ne kete kuptim nuk do te kete me det.Deti eshte emblema e ndryshimit;me baticat dhe zbaticat e tij,me qetesine e tij te qelqte dhe me dallget e tij malore,me murmurimat e tij te buta dhe ulerimat e tij te zhurshme,nuk eshte kurre per shume kohe i njejti.Skllav i ererave  levarashe dhe i henes se ndryshueshme,paqendrueshmeria e tij eshte proverbiale.Ne gjendjen tone njerezore ne kemi shume ngjashmeri me te;toka eshte e qendrueshme vetem ne paqendrueshmerine e saj,por ne gjendjen qiellore çdo ndryshim i zymte do te jete i panjohur,dhe bashke me te çdo frike stuhie qe do shkatarronte shpresat tona dhe do te mbyste gezimet tona.Deti i qelqte rrezellin me nje lavdi te pathyeshme nga asnje dallge.Asnje stuhi nuk ulerin pergjate brigjeve te paqta te parajses.Se shpejti do te arrijme ate toke te lumtur ku ndarjet,ndryshimet dhe stuhite do te marrin fund!Jezusi do te na perhape atje.A jemi ne Te apo jo?Kjo eshte pyetja e madhe.

Publicité

Publié dans Dhjetor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article